Pse Masazhi Eshte I Mire Per Shendetin

1
1905
Elements Photo shoot 1Miliona para shpenzohen çdo vit nga njerëzit të cilët dëshirojnë të bëjnë vetën të ndihen më mirë. Nëse këto para shpenzohen për tu dukur më bukur, për të përcjell modën apo për të paguar palestrën e ushtrimeve nuk ka lidhje sepse e tëra bëhet për të bërë vetën që të ndihemi më mirë e të largojmë stresin. Epo, studimet tashmë tregojnë se ti bësh vetës masazh ka disa të mira shëndetësore që ndoshta ju bënë të dëshironi at përgjithmonë. Në fakt hulumtimet tregojnë se masazhi lehtëson pagjumësinë (insomnin), forcon imunitetin, parandalon sindromin pri-menstrual e shumë të tjera.

Me masazh të rregullt ju në mënyrë efektive mund ti thoni lamtumirë dhimbjes. Kjo ndoshta mund të duket jo e çuditshme dhe ndoshta të gjithë e dimë se masazhi (ngjeshja) është shumë efektive veçanërisht për dhimbje shpine sepse shpesh ndodh që ti kërkojmë njëri tjetrit ti ngjeshim shpinën. Bile disa hulumtues kanë zbuluar se masazhi funksionon më mirë se sa tretmanet tjera sikur kiropraktika dhe akupunktura. E kjo ndodhë për shkak se masazhi rrit hormonin e të disponimit të mirë (serotoninës dhe dopamine) të cilët bllokojnë receptorët e sistemit nervor të dhimbjeve.
Nëse vuan nga pagjumësia ju mund ti thoni lamtumirë asaj dhe ti përshëndetni ëndrrat duke bërë masazh. Studimet kanë zbuluar se masazhi rrit valët delta të cilat janë të lidhura me gjumin e thellë e për këtë shpesh ju zë gjumi sa herë që jeni në tavolinë masazhi!

Gjithashtu është zbuluar se të bësh masazh ju gjithashtu i ndihmoni vetës që të mos sëmureni. Kush nuk do të dëshironte të mos sëmuret? Kjo është sepse masazhi forcon qelizat luftuese, qelizat të cilat janë linja e parë e mbrojtjes të sistemit imunitar tuaj kundër mikrobeve dhe baktereve që futen brenda (pushtuesve). Hulumtuesit e kanë ditur që kortozol shkatërron qelizat luftuese dhe pasi që ata gjithashtu kanë zbuluar se masazhi zvogëlon nivelet e kortizolit kjo automatikisht do të thotë se imuniteti juaj forcohet. Në fakt, masazhi është zbuluar të forcoj edhe imunitetin e atyre që kanë sistem të komprometuar imunitar, si pacientët me kancer.

Nivelet e zvogëluara të kortizolit dhe shtimi i serotoninës dhe dopamines gjithashtu do të thotë më pak stres, ankth dhe depresion në përgjithësi. E kush nuk do të dëshironte të kishte më pak stres, ankth dhe depresion? Kjo ndjesi e relaksimit është njëra nga arsyet pse disa spitale ofrojnë masazhe për pacientët të cilët presin operacionin dhe pacientët me kancer që ndërhyjnë komoterapinë.

Në fund nuk është për tu çuditur fakti që ata të cilët janë aktivë (ushtrojnë) kanë më pakë dhimbje muskujsh pas masazhit e kjo është për shkak se masazhi përmirëson qarkullimin e gjakut i cili sjell oksigjenin dhe materiet ushqyese deri tek qelizat. Kështu që është mirë nganjëherë që të bëjmë masazh duke parë që na ofron të mira shëndetësore… a ka më mirë se të ndihesh mirë!

Nëse dini edhe ndonjë të mirë që nuk është përmendur e që ju e përjetoni kur bëni masazh urdhëro e tregona në komente.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

1 Koment

  1. Shpresoj se me kalimin e kohes po mesohen njerezit dhe po i verejn keto te mira qe i sjell masazhi si per mbrojte nga semundja,si per gjumin ashtu edhe per rehati pas masazhit besoj se ne shqiptaret po ecim mire me kohen dhe spo shkojm direkt ne mjek qe te marin inekcion per dhimbje te mesit apo dhimbje te shpines apo dhimbje ne pergjithsi te muskujve por kontaktojm me fizioterapeut..beni masazhe harrone dhimbjen

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.