‘Qumështi i Artë’ – pija qe do t’ju ndryshoje jeten

2
2382

qumeshti-i-arte-pija-qe-ju-ndryshon-jeten“Qumështi i Artë” është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme. Është veçanërisht e përshtatshme për konsum në mbrëmje.

Përbërësi kryesor në këtë recetë është turmerik (shafran i Indisë), i cili ka veti antioksidues, anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. I kombinuar me piper, përfitimet e turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme

  • Përparësi të tjera
  • Forcon sistemin imunitar
  • Anti – kancerogjen
  • Ndihmon tretjen e ushqimit
  • Pastron mëlçinë
  • Rregullon metabolizmin
  • Normalizon tensionin e lartë të gjakut
  • Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
  • Efektive në probleme të ndryshme të lëkurës
  • Zvogëlon trigliceridet
  • Antioksidues, antiseptik, analgjetik

qumeshti-i-arte

Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’?

Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën.

Përbërësit (1 person):

  • 1 filxhan qumësht
  • ½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
  • ½ lugë (e vogël) piper pluhur
  • 1 lugë (gjelle) mjaltë
  • ½ lugë (gjelle) vaj kokosi
  • ¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur

Përgatitja:

Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.

Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).

Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

  1. Ku mund ta gjejme kete turmerikun,vajin e kokosit dhe piperi pluhur qfar eshte .A eshte piper qe e perdorim ne kuzhine apo ndonje tjeter. Ju lutem kur te na jpni emra e permbajtje na jepni edhe sqarime.Edhe psh vaji i kokosit ne barnatore apo ku gjendet?
    Ju faleminderit . me respekt Gjylsime Feka-Ferati.

Leave a Reply to adminCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.