Rreziqet e Taurines Qe Zakonisht Gjindet ne Pije Energjike

28
2801

Fenomeni miliona dollarësh i pijeve energjike ka vemendjen e shume shkenctareve kudo qe jane. Pijet Energjike që sot ofrohen në treg e që shumica kur reklamohen mundohen të ju bëjnë të mendoni se ju bëjnë me krah, ju bëjnë të fuqishëm si luan, të jeni më cool e kështu me radhë, kanë diçka më shumë që duhet ditur. Taurina?

Çka është Taurina?

Taurina eshte form e lire e amino acidit qe gjinden ne ushqime dhe prodhohet ne trupe nga cisteina e amino acidit. Së pari herë është zbuluar në vnerën e buajve dhe tani prodhohet në mënyrë sintetike me shumicë. Pasi që taurina prodhohet në mënyrë natyrale nga vetë trupi i njeriut, një dietë e mirë furnizon sasinë e mjaftueshme dhe është e gjitha çka ju duhet.

Studime të shumta kanë implikuar taurinën sintetike në sëmundje duke filluar nga shtypja e larte e gjakut, goditja në tru, kriza e deri te sëmundja e zemrës. Për këto arsye është ndaluar në disa vende Skandinave pasi është lidhur me vdekjen e tre konsumatorëve.

Për shkak se taurina përdoret nga trupi gjatë ushtrimeve dhe kohëve me stres, si e tillë është bërë përbërës shumë i popullarizuar në pije energjike. Por, taurina ka efekt stimulues në sistemin nervor qendror e kjo është shumë jo e natyrshme.

A ju ngrit apo zbret Taurina? Hulumtim i Ri dhe Befasues në Tru

Shkencëtarët për disa vite e kanë ditur se taurina është e përfshirë në një mënyrë apo tjetër në zhvillimin e dhe funksionimin e trurit. Por, së fundi ata kanë zbuluar në vend më të përcaktuar të aktivitetit neurologjike të taurines.

Në një artikull të botuar së fundi në MedicalNewsToda.com, hulumtuesit nga Weill Cornel Medical College në New York, thonë se ishin të befasuar kur kanë zbuluar aktivitetin e jashtëzakonshëm të taurines në receptorët e trurit. Edhe pse taurina është e njohur si amino acid kyç, hulumtuesit prapëseprapë thonë se ishin kureshtarë e bile edhe të habitur rreth funksioneve të taurinës në tru dhe kështu kanë më shumë pyetje se sa përgjigje.

Ata kanë zbuluar taurinen të punoj thellë në tru, në rajonet “rregulluese” të talamusit, duke ndërvepruar me neurotrasmetuesit. Talamusi është i përfshirë në rrugët e ciklit gjumë/zgjim në tru dhe aktivitete tjera.

Mjekët e përfshirë në këtë hulumtim kanë deklaruar:
“Çuditërisht pak dihet për efektet e pijeve energjike në tru. Ne bile as që mund të jemi të sigurt se sa nga sasia e taurines në pije arrin trurin! Duke supozuar se disa nga ajo sasi absorbohet, taurina – e cila, nëse asgjë tjetër, duket të ketë efekt qetësues në tru – ndoshta në të vërtetë mund të luaj rolë në ‘dështim’ (rraskapitje) që shpesh njerëzit raportojnë pas pirjes së këtyre pijeve jo alkoolike por shumë të kafenizuara. Njerëzit kanë spekuluar se ndjenja që vie pas pirjes së një Red Bull ishte thjeshtë efekt e reaksionit të kafeinës, por mundet që gjithashtu të jetë për shkak të përmbajtjes së taurines.” (1)

Kjo është diçka për tu brengosur për shkak se është bërë modë nga të rinjtë që të përziejnë pijet me alkool. Doza ditore e Taurines duhet të jetë në mes të 100-500mg, kurse një kanaçe nga pijet energjike ka 1000mg të Taurines së prodhuar në mënyrë sintetike. Disa njerëz pinë deri në 8 kanaçe në ditë (8000mg Taurinë), një sasi që mund të shkaktoj dëme në trup. E përzierja e tyre me pije alkoolike e bënë edhe më të rrezikshme.

Taurina: Magjia Për Energji?

Nuk ka diçka magjike për forcë dhe qëndrueshmëri në këto pije. Rekomandohet që ti shmangni krejtësisht. Deklaratat e tepruara gjat reklamimit të këtyre pijeve që kinse dhurojnë vitalitet të menjëhershëm janë thjeshtë fyese. Një dietë përplot me ushqime të ndryshme organike ju ofron të gjithë taurinen që juve ju duhet.

Taurina natyrale është e dobishme për trupin dhe mund të gjendet në qumështin e lopës, mish, peshk dhe vezë. Doza ditore e taurines nuk duhet të shkoj mbi 500mg.

Ushtroni dhe bëni gjumë të mjaftueshëm dhe mos harro se barnat (medikamentet) dhe sëmundjet ju bëjnë të humbni energji. Pini ujë mirë e veçanërisht kur ushtroni shumë apo jeni i stresuar. Pa marr parasysh pirja e ujit është ide e mirë.

Për fund, ndoshta Red Bull të jep krah, por shpejtë do biesh poshtë e të përplasesh fortë për tokë!

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

28 KOMENTET

  1. Tpershedes je shum e mir dashta metabo ni pytje Kom Bones Qe 6 jav gjoksat pom dhamin frym Sun Po Ngina lodhje Test kum Bö 2 her Po makadamisier negativ kthema Flm shum

    • Emira, vetem pse testi ka rezultuar negativ nuk do te thote se nuk je shtatzene, per kete vones prej 6 jave te sugjeroj te vizitosh mjekun e atje do ta kuptosh me mire arsyen e voneses. Shendet dhe cdo te mire.

  2. Tung jam fleta . Javen e kaluar kam qene te gjinekologja kam pasur te Bardha Dhe kruarje . Pasi qe me kontrolloj me tha qe jane ber kepurdhat . Pastaj me dha terapi . 2 tableta Flumos qe duhet te pihen 1 here jave si Dhe caensten be mbremje tableta vaginale Dhe micostop Crem. Terapin e kam perfunduar me ka then qe pas 5 jave te shkoj be kontrrol mirepo nuk e di se si dhe me qfar terapie mund te eliminoj kepurdhat kjo terapi nuk me duket efektive per kepurdhat ju lutem te me japni nje pergjigje

    • Këpurdhat janë infeksion kështu që mjeku ka shkruar terapin sipas infeksionit që ke, duhet ta përdoresh terapin sipas udhëzimeve të mjekut dhe më pas të bësh prap kontroll që të shohësh rezultatet. Besoj se do të shërohesh plotësisht pas terapis. Duhet pasur kujdes sepse edhe burri ka mundësi ta ket këtë infeksion dhe kështu nëse nuk shëroheni të dyt ka mundësi që gjithmon tia bartni këtë infeksion njëri tjetrit. shëndet dhe çdo të mirë.

  3. Tung jam fleta . Javen e kaluar kam qene te gjinekologja kam pasur te Bardha Dhe kruarje . Pasi qe me kontrolloj me tha qe jane ber kepurdhat . Pastaj me dha terapi . 2 tableta Flumos qe duhet te pihen 1 here jave si Dhe caensten be mbremje tableta vaginale Dhe micostop Crem. Terapin e kam perfunduar me ka then qe pas 5 jave te shkoj be kontrrol mirepo nuk e di se si dhe me qfar terapie mund te eliminoj kepurdhat kjo terapi nuk me duket efektive per kepurdhat ju lutem te me japni nje pergjigje

  4. Pershendetje, jam 30 vjeq, kam nje pyetje pse nje jav para mestracioneve jam shume nervoze. E kam partnerin dhe te them te drejten gjate kesaj kohe aq shum behem nervoz sa qe e demtoj e lidhjen aq shum sa qe mezi arrijme te pajtohemi. Ju kisha lutu te me keshilloni dhe kam te deshir te dij a ndodh kjo te gjitha femrat apo kam ndonje qrregullim.
    Mundesisht me ktheni pergjigjen sa me shpejt

  5. mirmbrema deshta tju pyes sa qendron i vez kur te lirohet ni dit a po dy dit ju lutem tme ndimoni.dhe a munesh me dit ma saksisht kur je shtatzane sekretin e ke ma te langshem.ju lutem tme pergjigjin se po me duket kam ovulim se mestracionet i kam pasur me daten 1 maj dhe ciklin e kam cdo 29 dit me duket .

  6. ju pershendes dhe deshta ju pyes diqka nqofse asht e mundhshme t,me pergjigjeni.Para 5 mujve kam pas abort ne mujin e 3 te shtatzanis sepse femija nuk mu ka zhvillu ne bark mjeket me kan thon 3 muj nuk guxon me mbet shtatzane e un jam rujt deri sa me kan ardh mestracionet e 5 por tash deshiroj te mbes prap shtatzane po po kam frig se mos deshtoj apet.ju lutem me tregoni edhe kur asht koha e sakt me mbet shtatzane ciklin e fundit e kam pas me 2 maj.pres pergjigje sa me shpejt.ju lutem me ndihmoni.

    • linda, gjeja e pare qe duhet bere eshte ta bindesh veten qe do te jesh e suksesshme dhe te besh cdo gje qe eshte e mundur qe ashtu te ndodhe. Zakonisht pas abortit rekomandohet te pritet 3 muaj ose 3 cikle menstruale e me pas te provohet qe te mbeteni prap shatzene. Sidoqofte, gjat ketyre 3 muajve nje grua do ti ndihmonte shume vetvetes nese ushqehet me mire me ushqime te shendetshme (natyrale), te pij uje me shume, te bej ndonje ecje per 30 minuta ne dite, e gjithashtu te marr acid folik per cdo dite. Acidi folik nuk eshte aspak i demshem edhe kur merret ne doze me shume se sa rekomandojne mjeket. Nese trupi ka pranon sasi me te madhe te acidit folik se sa qe i duhet atehere ai ate e nxjerr me urinim. Sidoqofte, qendro e qete dhe mos u brengos shume sepse do ti a dalesh te mbetesh shtatzene dhe te lindesh. Te pershendes dhe uroj shendet e cdo te mire.

  7. mirdita deshta tju pyes.kam deshir me mbet shtatzane.po nuk pe di sakt se kur muj me mbet
    ne mujin e kalum mestracionet i kam pas me daten 3 muaji prrill ndersa tash me kan ardh me daten 2 muaji maj ju lutem me tregoni saksisht kur jan ditet ma te pershtatshme me mbet shtatzane.ju pershendes dhe pres pergjigjen sa me shpejt nqofse asht e mundshme.

    • rreze, Nga 3 prill deri ne 2 maj bejne 30 dite e kjo do te thote se ke cikel menstrual prej 30 ditesh ose then ndryshe afersisht cdo 30 dite juve keni menstruacionet. Dita e pare e keti cikli (3prill-2maj) eshte 3 prilli, keshtu pra gjasat qe te mbetesh shtatzene jane ka mesi i ciklit menstrual sepse atehere ndodh ovulimi. Keshtu pra ki mardhenie seksuale ne ditet e mesit te ciklit menstrual e ato jane dita e 13,14,15,16 dhe 17 (+/- 1 dite). Shendet dhe suksese.

  8. jam prap teuta deshta te bej nje pyetje pasi te tregova qe kisha problem me qrregullimin e mestruacioneve pasi me erdh burri me erdhen mestracionet edhe pasi i kam kry burri me ka qenderu ne pushim edhe nje jav do te thot pas ciklit kam provu me mbet shtatzane,a ka mundesi qe un me mbet shtatzane?ne diten e diten e 9 te mestracioneve bera kontroll te gjinekologu dhe folekulat i kisha 12.12 mm burri ka qendru deri ne diten e deri ne diten e 23 te cilkit duke filluar nga dita e pare e ciklit a ka mundesi qe un te kem qen ne ovulacion gjat qendrimit te tij me mua?dhe a ka mundesi me mbet shtatzane nese folekulat nuk kan qen te gatshme keto dit sa ishim bashk ju lutem me ndihmoni me pergjgjjen faliminderit

    • teuta, ka mundësi por nuk mund të themi sigurt sepse burri ka shku mu në ditët kur ndoshta gjasat kanë qenë më të mira për të mbetur shtatzënë. Prap, nëse keni pasur mardhënie në ditën e 12 atëherë ka mundësi sepse sperma mund të mbijetoj deri 3 ditë edhe pas mardhënieve e kështu nëse pas 3 ditëve keni patur ovulimin atëherë ka mundësi që veza të është pllenuar. Shpresoj dhe uroj të jetë ashtu. Të përshëndes dhe të uroj çdo të mirë.

  9. Ju pershendes desha te bej nje pytje nese je me ministracjone edhe ben seks a jan gjasate me te shumta qe te mbesish shtatezen.a po mas disa ditesh kure te shkojne ato

    • nita, gjatë menstruacioneve është shumë e vështirë gati e pamundur të mbetesh shtatzënë dhe nuk preferohet të keni mardhënie. Gjej sa e ke të gjatë ciklin dhe më pas gjej 5 ditët në mes të ciklit. Gjatë këtyre ditëve ju pritet të ovuloni dhe nëse qëlloni të keni mardhënie ju do të mbeteni shtatzënë. Nëse ke cikët 28 ditësh atëherë ditët 12,13,14,15 të ciklit janë ato për të cilat po flas. Të përshëndes.

  10. pershendetje.deshta te bej nje pyetja jam 27 vjeqe jam e martuar qe dy vite tentoj te mbes shtatzane por si duket problemi tek un qedron se nuk e kam burrin ne shpi punon jasht vendit mestracionet i kisha shum ne rregull mirpo tash qe dy muaj me ndodh te kem qrregullime nuk me vin me rregull po me vonohet nga nje muaj e gjysme tani me vjen burri edhe tri dit ndersa un kam qrregullim mestrual nuk me ka ardh ne kohe me ka kalu koha qe nje jav a mund te mbes shtatzane qe nuk me kan ardh ne kohe keto dy muajt e fundit?kam bere kontroll te gjinekolugu dhe shkaku qe nuk i kam me rregull me ka thene qe eshte nga stresi ju lutem me ndihmoni a mund te mbes un shtatzane tani qe me vjen burri pasi qe nuk kam pas cikel te rregullt qe qe dy her ne kohen e mestracioneve qe nuk me kan ardh me rregullu po me jan vonu nga nje muaj e gjysme

    • teuta, eshte e mundur qe per shkak te stresit te keni patur kete crregullim prandaj te sugjeroj te mundohesh te mbledhesh veten e te qetesohesh. E di qe eshte e lehte per mu te thuhet dhe e veshtire per ty por provo se do ti ja dalesh. Sa i perket pytjes se a mundesh te mbetesh shtatzene kur ke crregullim une te them se eshte e veshtire por nuk do te thote se eshte krejtesisht e pa mundur. Provo ndoshta edhe do te kesh suskses dhe nese nuk ke atehere mos qo mendjen te stresi dhe ushqehu me ushqime te shendetshe (sa me shume pem e perime), uje pi me shume (2l ne dite) dhe prap vizito gjinekologun apo gjinekologen dhe gjej nese ke ndonje problem. Te pershendes dhe te uroj suksese.

  11. pershendetje,kam nje pyetje per ju un jam shtatzene ne muajin e 6 te por kam probleme me urinen,urinoj shpesh dhe nuk jam ne gjendje ta mbaj asnje sekond kur me vjen urina.ju pershendes

    • ema, pervec ndryshimit te hormoneve qe keni me shtatzeni edhe zhvillimi i frytit ndihmon qe te ndiheni keshtu. Sa me shume qe rritet fryti aq me shume i ben presion fshikezes se urines dhe keshtu ju ben te ndiheni sikur cdo sekond keni nevoj te urinoni dhe kjo qe ke po them se ndoshta eshe normale. Nese dyshin se ka te bej dicka me traktin urinar tuaj dhe ke djegesir kur urinon atehere vizito mjekun e shiko se mos ke ndonje infeksion. Cdo te mire.

  12. kisha nje pyetje?a ndikon stresi edhe tek mashkulli per ta lene gruan shatatzane sepse burri im ka shum deshir te kemi femij qe nje vit po provojm por spo arrijm,ai eshte shum ne stres per kete pune a mund te ndikoj stresi tek ai qe spo arrin mem lan shtatzane?

    • Tuta, shumica e studimeve që janë kryer deri më tani janë fokusuar kryesisht në femër e shumë pak tek mashkulli. Për këtë nuk ka mjaft evidencë që stresi ndikon edhe tek mashkulli. Sidoqoftë, një studim bërë nga Finlandezët dhe i publikuar gjatë vitit 2004 tregon se stresi ndikon tek meshkujt të cilët veç kanë numër të vogël të spermës. Duke u bazuar në këtë po them se duhet të ndikoj stresi edhe tek mashkulli. Kështu që përpiquni të qetësoheni. Shëndet dhe suksese.

  13. pershendetje kisha nje pyetje per ju?jam e martuar qe nje vite por veten tre muaj kam qenderuar me burrin edhe ate jo tre muaj nonstop por nga dy jav ne muaj prej se jemi maru sepse burri punon jasht .Ne kemi vendosur per nje shtatzani qysh ne fillim te marteses mirpo nuk po ja arrijm.Un kam cikes 31 ditesh,dmthprej dites se pare te mestruacionit me mbajn 5 dit dhe ne diten e 31 me vin prap kur mund te kem ovulacion?te pekten te provoj ne kete menyr ti kushtoj me shum perkujdesje faliminderit shum.

    • rrezja, ditët e mesit të ciklit tuaj janë ditët më të mira. Ju keni cikët 31 ditësh dhe dita e parë e ciklit llogaritet dita kur ju vijnë menstruacionet. Kështu pra ditët 13,14,15,16 dhe 17 janë ditët kur ti duhet të kesh ovulacion dhe mund të mbetesh shtatzënë. Shëndet dhe suksese.

  14. a eshte e vertet qe rritet mundesija per te ngelur shtatzena kur qifti lirohet nga orgazama nje te njejten kohe sepse keshtu me ka sugjeruar nje mjek nga lozana e zvicrres a eshte e mundur qe e rrit mundesin per shtatzani lirimi e te dyve ne te njejten kohe pasi qe mua me ndodh shum rrall qe te lirohem ne te njejten kohe me burrin tim ose un lirohem e para nja 2 minuta ose ai i para meje ju lutem me ndihmoni me pergjigjen

    • arta, po ashtu besohet por rrallë ndodh që të dy qiftet të lirohet në të njëjtën kohë dhe kjo nuk do të thotë se gjasat janë shumë më të vogla nëse nuk lirohet edhe femra. Në të shumtën e rasteve femrat shpesh tregojnë se nuk ndjejnë orgazëm dhe prapë mbesin shtatzënë. Nëse ti lirohesh para 2 minutave e ai më pas s’ka lidhje. Të përshëndes.

  15. pershendetje,jam arta deshta te bej nje pyetje jam e martuar qe nje vit dhe dua te kem nje femij,burri punon jasht dhe nuk eshte qdo her me mua,qdo tre muaj ka pushim tre jav dhe vetem gjate asaj periudhe kemi mardhenje mirpo e kam nje problem sa her te burri liron spermen tek un rri e shtrir edhe pushoj nja gjysem ore mirpo e tere sperma e ti per pak minuta deperton jasht edhe pse rri pa levizur e shtrir.A mos eshte ky problemi pse nuk ngelem shtatzane edhe pse me ndodh kjo qe sperma e ti te me depertoj jasht,a kam ndonje magesi ne vagin a po qka eshte problemi qe sme rrin sperma branda faliminderit per pergjigjje

    • Arta, nuk do të thotë se ke ndonjë mangësi dhe gjithashtu nuk do të thotë se e gjithë sasia e spermës duhet të mbetet brenda. Sidoqoftë, unë nuk po di gjendjen tuaj dhe nuk mund të supozoj se është ashtu apo kështu. Për këtë të sugjeroj që të bësh kontroll tek gjinekologu dhe të shohësh nëse ke ndonjë problem, kuptohet nëse nuk e ke bërë deri tash. Fakti që nuk po mundesh të mbetesh shtatzënë nuk do të thotë se ke ndonjë problem. thjeshtë nganjëherë nuk ia qëllojmë (punë fati). Prapë nuk po dua të hy në supozime dhe për këtë prapë po të sugjeroj të vizitosh gjinekolgun/gen dhe të shohësh nëse ke ndonjë problem. Shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.