Sëmundjet Mendore Të Të Rriturve i Atribuohen Dhunës Fizike Në fëmijëri

0
2030
Dhuna Fizike Ne Femijeri!
Dhuna Fizike Ne Femijeri!
Dhuna Fizike Ne Femijeri!

Semundjet mendore të të rriturve i atribuohen dhunës fizike në fëmijëri

Një studim i botuar së fundmi nga “Journal Pediatrics” mund t’i bëjë prindërit të mendohen më me kujdes kur shtrijnë dorën drejt fëmijëve.

Kërkuesit morën të dhëna nga më shumë se 34.000 të rritur dhe zbuluan se të jesh qëlluar me shpulla në mënyrë të drejtpërdrejtë rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve mendore.

Në bazë të rezultateve, dhuna trupore shoqërohet me çrregullime të gjendjes shpirtërore, përfshi depresionin dhe ankthin, po ashtu çrregullimet e personalitetit dhe abuzimin me drogën dhe alkoolin. Ata llogaritën se rreth 7% e sëmundjeve mendore të të rriturve i atribuohen dhunës fizike në fëmijëri, si shuplakat dhe goditjet.

Studimi raporton se shuplaka rrit rrezikun e depresionit primar në 41%, përdorimin e alkoolit dhe drogës në 59% dhe sjelljet maniake në 93%.

Sipas Tracie Afifi, profesor në Universitetin e Winnipeg, është e këshillueshme për prindërit dhe të gjithë edukatorët që punojnë me fëmijët, në asnjë mënyrë të mos ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të çdo moshe, sepse lidhja mes dhunës fizike dhe çrregullimeve mendore është reale.

Edhe pse sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve (AAP), rreptësisht ndalohet goditja me shuplakë, nga shifrat e studimeve del, se më shumë se gjysma e prindërve në SHBA pranojnë se kanë dhunuar fizikisht fëmijët e tyre. Disa kërkues sugjerojnë se janë rreth 70-90% e nënave që kanë qëlluar me shpullë të paktën njëherë. Por një studim i botuar së fundmi nga “Journal Pediatrics”, mund t’i bëjë prindërit të mendohen më me kujdes kur shtrijnë dorën drejt fëmijëve.

via Telegrafi

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.