Shafrani Indian – Cka Ndodhe me Trupin Tuaj Nese Cdo Dite Hani 1 Luge?

0
2256

Shafrani IndianNjë lugë shafrani indian në ditë mbanë inflamacione, helmet, dhembjet dhe kancerit nën kontroll.

Në Indi, shafrani indian është përdor për më shumë se 2500 vite dhe është emëruar “Mbretëresha e Gjitha Erëzave”. Edhe pse në fillim është përdor si ngjyrë, me kalimin e kohës fuqia e saj shëruese ngadalë u vë në pah.

Edhe pse moti njihet për përbërësit e saj antibakterial, anti-inflamacion dhe detoksifikues (largues helmi), studimit e fundit zbuloj se si kjo mrekulli natyrore mundet të shëroj sëmundjet si Alzheimer e gjithashtu edhe kancerin.

Sherohu.com më poshtë liston 7 mënyra se si shafrani indian mund të përmirësoj shëndetin tuaj. Jemi të sigurt se pasi të lexoni këtë artikull ju do të filloni t’ia shtoni ushqimeve këtë erz mrekullibërëse.

1.   Lufton Inflamacionin në mënyrë natyrale

Inflamacioni kronik besohet të jetë fajtori kryesorë i shumë sëmundjeve të ditëve të sotme. Kurkumin, apo përbërësi aktiv i shafranit indian, është zbuluar se është përbërës i fuqishëm anti-inflamator efektiviteti i të cilit është i barabartë apo edhe më i fortë se barnat anti-inflamator që gjenden në treg.

2.   Mbron Trurin tuaj

Çrregullimit kognitive si çmenduria apo Alzheimeri shpesh lidhen me nivele të ulëta të BDNF (Brain-Derived Neurotrophic Factor), që është një lloj hormoni. Hulumtuesit kanë zbuluar se kurkumin në mënyrë pozitive ndikon në nivelet e BDNFs dhe kështu mundet të vonoj e bile edhe të zmbraps shumë sëmundje të trurit apo edhe rëniet e funksioneve të trurit të lidhura me moshën.

3.   Zvogëlon rrezikun e disa llojeve të kancerit

Shafrani indian mundet të jetë një nga substancat natyrale më të fuqishme anti-kancerogjene. Jo vetëm që mund të parandaloj zhvillimin e kancerit, por e mbërthen dhe ndalon zhvillimin dhe shpërndarjen e kancerit e gjithashtu mund të jet vet ilaçi i kësaj sëmundje të frikshme.

4.   Përmirëson Tretjen

Të hash shafran indian çdo ditë stimulon idhëzën, ulë fryerjen dhe gazrat, dhe parandalon inflramacionin (pezmatimin) e traktit digjestit (tretjes). Sido që të jetë, kur vuani nga sëmundja e fshikëzës së tëmthit, shafrani indian nuk duhet të konsumohet çdo ditë në mënyrë që mos të stimulohet së tepërmi e kështu të keçësohet gjendja në vend se të përmirësohet.

5.   Mbron Zemrën

Kurkumin është parë se zvogëlon LDL (kolesterinën e keqe), parandalon mpiksjen e gjakut, dhe largon pllakzimin e arterieve.

6.   Zbut simptomat e Artriti

Edhe pse hulumtimet të mëtejme kërkohen në këtë fushë, shumë njerëz raportojnë përmirësime në gjendjen e tyre pas përdorimit të shafranit indian. Shafrani indian ju ndihmon të luftojnë inflamacionin kroni (pezmatimin kronik) dhe ua zvogëlon dhembjet. Disa njerëz gjithashtu pohojnë se suplement me kurkumin funksionojnë më mirë se sa shumë barna që përshkruhen nga mjeku apo që blehen lirshëm në barnatore. Dhe kjo pa efekte anësore.

7.   Vonon plakjen dhe përmirëson jetëgjatësinë

Radikalët e lirë dhe inflamacione (pezmatimet) besohet se luajnë rol të madh në plakje dhe kurkumini ndikon në të dyja. Dhe duke marr parasysh se gjithashtu mbron edhe zemrën dhe lufton kancerin, të cilët në ditët e sotme janë dy nga vrasësit më të mëdhenj në botë, kuptohet se kështu ka dobi edhe në jetëgjatësi.

Këto dobi janë vetëm ca prej tyre në atë se çfarë mund të bëjë shafrani indian për ty.

Për ta përmirësuar shëndetin tuaj shto një lugë çaji me shafran indian në gjella e ushqime që hani çdo ditë.

Sa për informat, përbërësi më aktiv dhe shërues i shafranit indian vetvetiu absorbohet dobët nga trupi. Fatmirësisht ka mënyra se si ta shtoni absorbimin dhe kjo është duke i shtuar pak piper të zi.

Ja një freskues (smoothie)

Ky freskues shton absorbimin e kurkuminit në trupin tuaj. Është shumë i mirë për shërimin e një mori problemeve shëndetësore. Ka përbërës anti-kancer, antibiotik, dhe pastrues.

Receta:

  • 1 filxhan me gjethe çaji të gjelber
  • 1 filxhan me perime të gjelbra të zgjedhjes tuaj (spinaq, sekell ap lakër jeshile janë zgjedhje të mira)
  • 1 filxhan me manaferra
  • 1 lugë gjelle me vaj kokos
  • Gjysmë (1/2) e lugës çajit me shafran indian të bluar
  • Gjysmë (1/2) e lugës çajit me piper të zi
  • Mjaltë të pastër, shurup panje

Bluaj në blender gjethet e çajit të gjelbër dhe perimeve të gjelbra (gjelbërimave) deri sa bluhen mire. Shto përbërësit tjerë dhe bluaj prapë në blender.

Ju bëftë mirë!

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.