Shatzania: Disa Menyra Te Rritjes Se Fertilitetit

93
3380

grua_shtatzene
Po provoni te mbeteni shtatzane? Kushtoj vëmendje gjërave të thjeshta – dieta dhe kohës për seks – e ndoshta mund të mbetesh shtatzënë më shpejtë. Nëse je si shumica e çiftëve që provojnë shtatzëninë, ju sigurisht do të dëshironit të mbeteni shtatzënë sa më shpejtë që është e mundur. Të kesh marrëdhënie seksuale sa më afër kohës së ovulimit definitivisht ndihmon. Por, ekspertët e fertilitetit thonë se ka mënyra tjera që burrat dhe gratë e tyre mund të shtojnë fertilitetin e tyre. Këto masa të thjeshta mund të shtojnë gjasat që muaji i ardhshëm të jetë muaji që ti do bërtasësh nga gëzimi që je shtatzënë. Lexo më tutje që të mësosh për sugjerime më të mira të grumbulluara nga ekspert të kësaj fushe.

1. Fertiliteti i saj: Kontrolli Peshës

Hulumtimet sugjerojnë se të jesh nënpeshë apo mbipeshë mund të zgjas kohën që një grua të mbetet shtatzënë. Kjo është diçka që shpesh anashkalohet dhe merret si shkak që një grua vonon të mbetet shtatzënë. Hulumtimet tregojnë se të mbash një peshë të shëndethsme ndihmon që më shpejët të mbetesh shtatzënë. William Gibbons, drejtor në Baylor College of Medicine në Hjuston dhe president-elekt në Shoqata Amerikane për Mjeksi Reproduktive, thotë se nuk është i sigurtë nëse gratë mendojnë se kjo është një problem për fertilitetin e tyre, por ja që kjo është e vërtetë. Prandaj sugjerohet të kontrollosh peshën në mënyrë që të shotsh gjasat.

2. Fertiliteti i tij: Mbroj spermadozoidët

Me kalimin e viteve, hulumtuesit kanë hetuar nëse ekspozimet e përditshme ndaj gjërave si të brendshme të ngushta, ulëse me nxemje të veturave, laptopët, e gjithashtu edhe telefonat celular – mund të dëmtojnë fertilitetin e mashkullit. Ideja se veshja e të mbredshmeve të lira do të shtoj fertilitetin duke mbajtur temperaturat në nivel të ulët tani duket si një prrall plakash, thotë Dale McClure, president i Shoqata Amerikane për Mjeksin Reproduktive. Edhe pse studimet e hershme duket që tregojnë se të brendshmet e lira janë zgjedhje më e mirë për të ruajtur fertilitetitin, McClure thot se disa nga të dhënat shkencore në vitet e fundit nuk duken të tregojnë ndonjë ndryshim të madhë. Por, çka për ekspozimin e testikujve ndaj burimeve tjera të nxehtësisë? Shoqata Amerikane Për Mjeksi Reproduktive thotë se kontrollimi i temperaturës nuk luanë edhe aq rol të madhë në rritje të fertilitetit. Por mjekët në përgjithësi, duke përfshirë këtu edhe McClure, rekomandojnë që të rrim largë nga disa burime të nxehtësisë. Dr. McClure thotë se duhet shmangur zhytja në vaskë të nxehtë për çdo ditë edhe atëherë kur njeriu nuk ka ndonjë problem të njohur fertiliteti. Studime të publikuara në Gezetën Ndërkombëtare Braziliane për Urologji, hulumtuesit kanë zbuluar that ekspozimi i përsëritshëm ndaj ujit me temperaturë të lartë, si vaskë apo tush i nxehtë, kishin evekt negativ në fertilitetin e mashkullit. Gjithashtu një studim tjetër i publikuar në Reprodukimi Njerëzor, hulumtuesit kanë zbuluar se temperaturat skrotale ishin rritur tek shfrytëzuesit e laptopëve. Ata gjithashtu kanë bërë me dije që ekspozimi ndaj temperaturave skrotale (vezëve) të larta për një kohë të gjatë mund të dëmtoj spermën.

3. Fertiliteti i saj: kujdes çka dhe sa po pin

Shoqata Amerikane për Mjeksi Reproduktive thotë se fertiliteti mund të dëmtohet duke pirë shumë kafe apo alkool. Ekspertët thonë se më shumë se pesë filgjan kafe në ditë, me fjalë tjera gjysmë litre kafe, janë të lidhura (asociuara) me fertilitet të ulët. Në një studim tjetër të fudnit hulumtuesit të cilët kanë përcjellur peshën e trupit të grave ata gjithashtu kanë përcjellur edhe sasinë e kafesë që pinë. Ata kanë  zbuluar se pirja e më shumë se gjashtë filxhan kafeje në ditë kishte efekte negative në fertilitet. Por, nuk është e thënë ta lësh kafenë krejtësisht. Hulumtuesit thonë se dy filxhan kafe në ditë është në rregull nëse nuk teprohet.

4. Pirja e alkoolit

Në anën tjetër sutdimet në konsum të aloolit tek gratë kanë prodhuar rezulatet të përziera. Por hulumtuesit Suedez raportojnë se kanë zbuluar se ato gra të cilat pinë dy pije alkoolike në ditë kishin zvogëluar fertilitetin e tyre për 60%. Edhe një herë pra ekspertët thonë se çelësi këtu është mesatarja. Dhe, natyrisht, kur të kuptoni që jeni shtatzënë atëherë duhet të mendoni të mos pini më alkool dhe të shkurtoni sasin e kafesë.

5. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është një tjetër ves që dëmton fertilitetin si tek burrat ashtu edhe te gratë. Hulumtueist nga Portugalia kanë shqyrtuar literaturën rreth fertilitetit dhe pirjes së duhanit. Ata kanë zbuluar se ndikon se sa receptiv (pranues) është mitra ndaj vezës. Tek burrat, pirja e duhanit mund të zvogëloj prodhimin e spermës dhe dëmtoj ADNn. Studimi është publikuar në Current Opinion in Obstetrics and Geneology. Sa i përket grave, ta lësh duhanin para se të mbetesh shtatzënë është gjë e duhur, sugjerojnë ekspertët. Kjo është për shkak se prija e duhanit gjersa je shtatzënë është treguar të rris gjasat për dështim të shtatzënisë.

6. Seksi për shtatzani

Ta nxësh momentin e asaj që mjekët e quajnë “dritare fertiliteti” të ndihmon të shtosh gjasat për shtatzëni. Sipas Shoqatës Amerikane për Mjekësi Reproduktive, kjo më së miri definohet si “interval gjashtë ditor që përfundon në ditën e ovulimit.” Kurse shtatzënia më së shumti ka gjasa të ndodhë dy apo tri ditë para ditës së ovulimit. Pacientët shpesh presin deri në ditën e ovulimit apo më vonë që të bëjnë marrëdhënie seksuale, thotë Richard Paulson, shefi i devizionit për endoktrinologji reproduktive dhe infertiliteti pranë Universitetit të Karolinës Jugore.  Ai gjithashtu këshillon që të përcjellim ovulimin për së afërmi – përmes kalendarit apo duke e ditur se ovulimi ndodhë afërsisht 14 ditë para menstruacioneve, ose duke përdor predukues ovulimi që mund të gjendet nëpër barnatore.

7. Të bësh apo të mos bësh seks për një javë

Të mos bësh seks – apo ndryshe “ta ruash” për disa ditë, nuk ndihmon të shtosh gjasat për shtatzëni, McClure ju thotë qiftëve të cilët pyesin për këtë. “Pas rreth një jave numri spermës rrite pak sa por motilitetit zvogëlohet,” thotë ai. Të mos bësh seks për më shumë se pesë ditë mund të ndikoj në negativish në spermë sipas Shoqatës Amerikane për Mjekësi Reproduktive. Por intervalet e shkurta prej dy ditëve pushimi nuk e dëmtojnë dendësin e spermës, thotë ai. Edhe pse marrëdhëniet seksuale të përditshme kanë dhënë rezulatet më të larta të përqindjes së shtatzënisë në një studim, kjo mund të stresoj qiftin i cili provon shtatzëninë. I njejti studim tregon se të bësh seks çdo të dytën ditë kishte prodhuar gati të njetjën përqindje të shtatzënisë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

93 KOMENTET

  1. jom rina ju pershendes shum desha re bej pytje ciklin e kom te rregullt heren e fundit i kam pas me dat 16 me tregoni kur eshte koha me e pershtatshme per te mbetur shtatzan kam tre muajt martes po po kam deshir te mbetem shtatzan jom 22 vjeqare

    • Përshëndetje dhe ty Rina. Nëse herën e fundit ke pas periodat me datën 16 Mars, atëherë gjej kur pret ti vijnë periodat herën e ardhshme, pjesto për dy dhe e gjen ditën kur pritet të kesh ovulacionin. Në at datë dhe datat rreth saj duhet të kesh marrëdhënie. Shembull: Me 16 Mars ke pas periodat, tash pret të vijnë me 13 Prill. Nga 16 Mars deri 12 prill (një dit pra ditës kur pret periodat) kemi 28 ditë. 28 pjesëtua për 2, është 14. Pra, duke njehur datën 16 mars si ditën e parë të ciklit, atëherë numërojmë deri të arrijmë te 14 dhe e gjejmë datën kur ke ovulimin. Pra, data 29 Mars është dita e 14 e ciklit. Pra, me datat 28,29,30 dhe 31 mars (në njërën nga këto data) pritet të ndodh ovulacioni dhe këto janë datat kur duhet të provoni. Mos harro, në shembullin ma lart supozuam se ciklin e ke prej 28 ditëve, që dmth datat ndryshojnë po që se ciklin e ki me të gjatë apo më të shkurtë. Shpresoj se kemi qenë mjaft të qartë.

  2. mirdita dr.jam nje grua e martuar kam nje vajz nje vit e gjysm mesteracionet i kam pas me daten 7 po prej qe e kam pas vajzen nuk i kam me rregulll hiq kam pas mardhanjne mirpo vetem nje her pa mbrojtje diku ka fundi i muajit pasi qe me 7 sem kan ardh po kam frik mos po ngelem shtatzane diqka simptoma nuk kam vetem se po kam shum frik mos kam ngel shtatzane ma jep njke kshill

    • Keshilla qe mund ta jap tash nese te jan vonuar periodat eshte te besh testin shtepiak te shtatzanis e gjithashtu edhe te vizitosh mjekun. Shendet dhe cdo te mire.

  3. Pershendetje,

    kemim nje vit martuar e nuk kemi mundur te behemi me femi. Nga analizat im shoq ka nje nr me te ulet se normalja te spermatozoideve aktiv. Ka perdoruru fertlity po pa rezultat. Tani, eshte larguar per nje vit nga Shqiperia. Ka problem qe gjate ketij viti te vazhdoje te perdore ilace apo nje vit eshte shume e mund te ndikoi negativisht?

    • Pershendetje Mirela, me trego emrin e plote te hapave që ka perdor burri (Fertility) më ngjan sikur multivitamin enkas për të shtuar pjellshmërinë, po të ma thoje emrin e plotë të ta gjeja e të tregoja se sa gjatë rekomandohet të përdoret. Shëndet dhe çdo të mirë.

      • ka perdorur profertil. nuk e di ne duhet te perdore dicka tjeter e per sa kohe eshte e keshillueshme duke menduar qe nuk do jete ne Shqiperi per nje kohe nje vjecare dhe mendoni se ky vit largesi mund te ndikoje negativisht per ne?

        faleminderit

  4. me fal se mbase te bezdisa me pyetje.por dhe nje pyetje te fundit kam.gjat keti muaj a ka mundesi qe te ngel edhe shtatzane edhe pse ai mer mjekim apo nuk esht e mundur kete muaj.flm per pergj dhe te uroj cdo te mire

  5. ilacet qe ka mar jane me te mirat apo jo?? sepse un kam kerkuar me te mira edhe pse mund te jen te shtrejnta ne cmim.apo ka edhe me te mira??

  6. persh doktorr.dua te bej nje pyetje.kemi 10 muaj qe jemi te marutar dhe kemi tentuar te ngelem shtatzan por nuk kemi pasur rezultat.dje beri burri analizen e spermes dhe i doli cilsi e dobet.nuk e di sa se sa se nuk e kuptoj ne gjuhen mjeksore por me tha qe doli si cilsi e dobet.mjeku i dha ca ilace. MENS-X JAMIESON ISHIN VITAMINA KETO DHE CARNIL.keto jan emrat e ilaceve qe mori per rritjen e cilsis se spermes.ka mundesi te rritet me keto ilace dhe a ka te bej sikleti qe kishte pasur burri ne mom e anlizez qe do bente sepse tha kisha shum siklet,dhe kishim nje jav qe nuk kishim kryer mardhenje mos ishte dhe koha eshum e gjat mos eshte dashur me e shkurter koha,nuke di se sa me kuptuat por te lutem me kthe nje pergj te sakt me aq sa ke kuptuar.

    • Ela, ato barna jan te dizajnuara enkas per ta trajtuar at problem dhe besoj se do ket sukses e kete me se miri do ta vertetoni kur te ngelesh shtatzene. Nuk ka lidhje koha e gjat ndersa sikleti ka aftesi te bej ndryshime te ndryshme ne organizem e ndoshta ka pak efekt edhe ketu ama prap jo aq sa per te treguar ndryshim te madh. Shendet dhe suksese

  7. halo dr une kren une kam pas mem ardh periodi me 14.9 po me edh 10.9qedhtu dhe at muj kan pas me 20.8 me erdh me 14.8 amunf qe te jem shtatzane me perioda se edhe kam shtue pak killa faliminderit dit temir tlutem metrego

  8. mirmrama dotor une prap kren ekam nje putje gjdo mengjes kur gjohem jam si etrubullt dhe gjit me dhambin shum po tash jam tuj iprit mestracijonet me 14 apom vin se kandonjeher meri barku si ipint dhe me dhemb kapak fundi barkut

    • Kren, shenjat e shtatzanisë pak kanë dallim nga ato të para-menstrucioneve kështu që nuk mund ta dijmë se a je shtatzënë apo ndoshta janë duke të ardhë periodat. Duhet të pritësh deri të kalosh ditën kur pret periodat e pastaj mund të bësh testin dhe vizito mjekun. Shëndet dhe çdo të mirë.

  9. shum,shum flm per perhj?gjen tuaj por ju kisha lut nese se teproj a mundemi mem preferu naj barn qe nd?hmon per me ngelur ma shpejt shtatzane.edhe nje her ju falemenderoj dhe ju pershendes shum

  10. Tung admin.Qe 10 muj jam e martuar por per shkak se jam 37 vjeqare shpejtoj sa me shpejt te ngel shtatzane dhe per kete shkak mbas 4 muajve shkova menjeher ne mjek mos te humbas koh.mjeku me kontrolloj eho dhe me tha je ne regull por me dha 6 muj te pi primolut nor dhe tha qe me siguri dot ngeli shtatzane.un pa i prit 6 mujt para 2 mujve shkova ne nje klinik.aty mjeku me tha qe simbas ehos jam krejt ne regull po prej analizave me doli nje bakterje.me dha 3 lloj tableta vaginale ti perdori me radh domethen kur te kryhen te parat te cazhdoj me dytata e mandej me te tretat dhe dy pal per ti pi dhe tha te vazhdoj me primolut 6 muj dhe pershkak se un udhtojsha per ngurbet me tha edhe pse nuk shkoj ne kontrol ka gjasa te ngel shtatzane.por kalun edhe 2 muj.tash i kryva edhe primolutat e shtatzane skam ngel.mrenda mujit me fryhet barku shum dhe kam do shtrengime qe me shtyn te dyshoj se jam shtatzane por qdo her deshtoj. ju lutem me ndihmoni dhe deshta me pyt a mundet me pas ndonje ndihme nese pi acid folik

    • Jeta, Acidi folik nuk jepet aq shume per te shtuar aftesin per te mbetur shtatzen aq sa jepet per te parandaluar – nese mbetesh shtatzene – nje gjendje te quajtur spina bifida qe disa foshnje lindin ne munges te acidit folik. Sidoqofte, acidi folik eshte vitamin dhe nuk eshte aspak e demshme dhe pervec tjerash ne disa studime eshte pare qe shton gjasat per te mbetur shtatzene, keshtu qe mundesh lirisht ta perdoresh pa u frikuar per ndonje pasoj anesore.

  11. Pershendetje !
    Une sjam e martuar fare, jam nga Shqiperia. Por, kam probleme te ciklit menstrual.
    Ndodh qe gjakderdhje te kem 1 muaj, ose edhe me shume.
    Si pasoje e kesaj kam edhe humbje te fuqise, dhe jam e plogesht dhe e zverdhur.
    Cfare mendoni rreth kesaj ?
    Ju faleminderit.

  12. pershendetje dr desha tju pys mi ka dhan do pilula mjeku dyfaston edhe prozhinova desha tju pys çfar efekti kan mi ka dhan mjeku per te ngel shtatzane po ka çe 4 muj nuk ka ende asgj ju pres pergjigje ju pershendes

  13. Pershendetje jam Lona deshta me pyet un jam Marty qe 1vit po skam m’betur shtatzan po menstracionet si jam me rregull Jom kan te doktori e kisha mitren t vogel a mundesh mem tregu diqka??

    • Londa, vetem pse e ke mitren e vogel nuk do te thote se s’mund te mbetesh shtatzene, mitra e vogel do te thote se po qe se mbetesh shtatzene ndoshta nuk do te kesh mundesi ta qosh shtatzanin deri ne fund. Per ta rregulluar ciklin konsultohu me mjekun qe ke vizitu. Shendet dhe cdo te mire.

    • Lona, vetem pse e ke mitren e vogel nuk do te thote se smund te mbetesh shtatzene. Mitra e vogel do te thote se ndoshta nuk do te mund ta qosh shtatzanin deri ne fund, pra ti besh 9 muaj shtatzani. Sa i perket rregullimit te ciklit ket eshte dashur ta pyetesh mjekun se cfare duhet te besh sepse ai ju ka kontrolluar dhe e din gjendjen tuaj me mire. Shendet dhe cdo te mire.

  14. pershendeje jam e martuar kam nje pyetja mua ka 2 jav qe sme kan ardhur menstruacionet a ka mundesi te kem ngelur shtatzane..e njajta me ka ndodhur kur kam qen edhe vajz me jan vonuar 10 dit deri me 14 dit..ka 6 muaj qe jam martuar dhe skam dasht prej tashi femi ala heret me duket ju lutem me tregoni ju perdhendes

    • Po ka mundesi te jesh shtatzene ngase ke vones te menstruacioneve qe dy jave, por ka mundesi edhe te jet vones e ciklit nga ndonje crregullim i mundshem. sidoqofte te sugjeroj te besh vizit mjekut. Shendet dhe cdo te mire.

  15. pershendetje jam fatmirja deshta me ba nje pytje jam shtatzan qe 23 jav e kontrollen e funit te mjeku qe e kam pas me ka than qe pesha e bebes esht 550 gram deshta me dit a osht normale pesha a jo pershendetje

    • Ajo eshte pesha qe ka vlersuar mjeku sepse pa e peshu ne peshore askush nuk mund ta dij saktesisht, sidoqofte per 23 jave shtatzani qe ke eshte pesh normale. Shendet dhe cdo te mire.

  16. Pershendetje! Quhem Laura dhe jam 24 vjecare. Kam dy vite martese, dhe ende nuk kemi femije. Sipas nje mjeku ne Suedi, kam sindromen p.c.o.s. Si mund te trajtohet kjo, kur njekohesisht dyshohet se kam endometrioze? E ema gjithashtu ka pasur problemet te ngjajshme, pervec te asaj qe permenda siper (pcos). Per momentin jam ne trajtim/mjekim injekcionesh ne stomak, per rast sigurie. Dua te behem e kjart; jam ne terapi por dua te dije, ne te vertet, à mund te Mbetem shtatzane? Personalisht jemi vetem dy femije ne familje. Por ne familje te gjere te gjithe kane femije, hallar. Xhaxhallaret gjithashtu nga ana e mamase. Te falemnderit.

    • Laura, PCOS eshte shkurtes e (Policistik Ovary Syndrome) ose (Sindromi Vezor Policistik), nje problem kur hormonet e nje gruaje jane jasht balancit. Kjo shkakton probleme me periodat (menstruacionet) dhe e ben te veshtire per nje grua te mbetet shtatzene. Quhet keshtu per shkak te formimit te cisteve ne vezor, cistat vetvetiu nuk jane te demshme por i nxjerrin hormonet jasht balancit dhe keshtu shkaktojn crregullime. Besoj se mjeku juaj e njeh gjendjen tuaj me mire se kushdo tjeter. Ashtu si thash, kjo nuk do te thote se nuk mund te mbetesh shtatzene kjo thjesht do te thote se e ke me te veshtire. Shendet dhe cdo te mire

  17. pershendetje nga mirlinda desha te bej nje pytje un mostracionet nuk i kom t rregullta ka 5 ose 6 muaj nuk m vijn po un deshiroj t mbes shtatzan i kam kry sot pra me 22 cila dat esht me e mir per t ngelur shtatzan gjineokologu m tha prej asaj ditr qat dit qet heken mostracionet fillo t mbetesh shtatzan pasi nuk kam mostracione me rregull qka me kishi sugjeruar ju flm qe po na ndihmoni zoti ju shperbleft

    • linda, tek ti eshte pak veshtire te dihen diten kur mundesh me mebet shtatzen prandaj duhet te kesh mardhenie cdo dite prej dites kur ma nuk ke menstruacione (gjak). Po te kishe cikel te rregult 28-30 ditesh qe me fjal tjera do te thote se cdo 28-30 dite te vijne mesntruacionet, ateher ditet kur mund te mbeteshe shtatzene jane ditet 13,14,15 dhe 16 e ciklit. Dita e pare e nje ciklit eshte dita kur ju vijne menstruacionet, dita e fundit e nje ciklit eshte nje dite para se te vijne menstruacionet heren e ardhshme. Pra, ashtu si te ka then mjeku po ju sugjeroj edhe une. Shendet dhe suskese.

  18. T lutem doktor:cikli m vjen cdo dat 18 por kam br seks t pambrojtur n dat 22 dhe 27 ,sot esht data 20 dhe sm kan ardh akoma.KA MUNDSI T KEM MBET SHTATZAN.JU LUTEM SA M SHPEJT PRGJIGJEN SE PO CMENDEM JU LUTEM.ME RESPEKT MIRA

    • Mira, ka mundesi te kesh crregullim por nese e ke ciklin te rregullt ateher ka mundesi te kesh mbetur shtatzene. Tash mund ta besh testin shtepiak qe blihet ne barnatore dhe ta shohesh nese ke mbetur shtatzene.

  19. Mirmbrama doktor jam tina ciklin menstrual nuk e kam te rregullt po kam qen te doktori ktu ne zvicerr e mka dhan kokrra per rregullimin e menstracioneve se 5 muj mkan ardh rregullisht prej se i kam lan kokrrat heren e fundit i kam pas me 19 nentor kan kalu dy jav se kan pas mem ardh a ka munsi se jam shtatzan. Gjinjet i kam te enjtur sikur kur tem vjen cikli nganjeher kam turbullim ne erna mvjen me vjell po deri tani nuk kam vjell edhe kam temeratur kur shkoj me fjet nuk merr gjumi

    • Tina, shenjat e para te shtatzanis jane te ngjashme me ato te para menstruacioneve. Sidoqofte, ka mundesi te kesh mbetur shtatzene, tash mund ta besh testin dhe ta shohesh rezultatin, pervec tjarash vizito mjekun dhe atje i kupton me mire te gjitha. Shendet dhe cdo te mire.

  20. pershendetje doktor me falni se jam bere paksa e tepert por dehsa te di edhe une se kur eshte ovulimi tek une me ka ardh cikli sot me 2 dhe i perfundoj me 12 inshaAllah dmth me zgjasin 10 dite me cilen date mund te jet ovulimi?

    • Rejjana, cikli menstrual nuk llogarit vetem ato dite qe ke menstruacione por llogaritet nga dita kur ke menstruacione e deri ne diten e ardhshme qe prap do te vijne menstrucaionet, ky eshte nje cikel menstrual dhe ky ndryshon nga nje femer ne tjeter. Me i zakonshmi eshte cikli i 28 diteve, me fjale tjera cdo 28 dite ju vijne menstruacionet, zgjasin 5-7 dite, dhe rreth 22 dit tjera je pa menstruacionet dhe prap ju vijne menstruacionet ku fillon cikli tjeter. Pra, dita e pare e cikli llogaritet dita kur ju vijne menstruacionet dhe pra mesi i ciklit eshte koha kur folikuli i pjekur lirohet nga njeri vezor dhe leshohet poshte ne tubat fallopian ku pret te takoj spermen dhe te fekondohet e keshtu fillon shtatzania.

  21. po atehere sa eshte numri normal se une nuk e di nese ka mundesi mem tregue se ai njeher ika pas 14 tani ika 15 se fundi her qe ika bere analizat…pershendetje dhe cdo te mire

    • Rejana, 15 e siper eshte normale, mos harro 15 do te thote 15 milion spermadozoid ne cdo milimeter katror te spermes. Numri i spermes konsiderohet i vogel nese bie nen 15 milion. Shendet dhe suksese.

  22. nese ka mundesi me mu pergjigj edhe ne pyetjen tjeter qe e kam bere…se a eshte e nevojshme qe burri im te perdor barna per ta shtuar mundesin qe te jes shtatzen me shpejt pasi qe eshte paksa numri i vogel i spermatozoideve?

  23. me fal doktor po nese ka mundesi nje pergjigje ikam dy pyetje qe ikam bere dhe sme jeni pergjigj ende ndoshta edhe jeni izene po nese ke sado pak kohe me ktheni pergjigje ju faleminderit shum kalofshi mire

  24. pershendetje doktor .jam e martuar qe 4 vite dhe nuk kam femij.njeher mjeku me ka then se ike vezoret pak te vogla dhe eshte problem me met shtatzan pastaj ikam rrit me nekcia dhe barna dhe pastaj me ka then se mire ike,gjithashtu edhe hormonet e qumshit me pat then se ike te zmadhuara pak normale por pak jan nalt per me met shtatzan duhet me qen me te ulta..gjithashtu edhe burri i ka ba analizat e spermes njher ikan dal numri 80 ka perdor barna dy muaj qe ti rrit tani ika 15 pse ky dallim apo mund te ket gabim po edhe nese i ka 15 aka shans me mbet shtatzan pasi i vogel duket pak numri ju lutem nje pergjigje…se ku mund te jet problemi qe nuk ngelem shtatzan Faleminderit shume..

    • Rejjana, ky 15 qe ke permendur te rasti i burrit eshte 15 milion per cdo milimeter, qe dmth se nese ne spermen e burrit gjenden me pak se 15 milion spermadozoit per cdo milimeter te spermes ateher konsiderohet si numer i vogel. Numri me i vogel se 15 milion do te thote se gjasat jane pak me te vogla qe te ngeleni shtatzane, po prap se prap shume burra me kete gjendje jane bere baba edhe pse kan pasur numer me te vogel se normal. Shendet dhe cdo te mire.

  25. ju lutem çfar mbajtesi duhet dhe çfar medikamente duhet te perdor pasi jetoj ne belgjik dhe mjeku me thot nuk ka kurnifar medikamente dhe nuk kemi shka me te bo ju lutem nje pergjigje

    • Elona, nese po flasim per te njejten gjendje ateher medikamenti qe udhezohet nga mjeket eshte estrogjeni por kryesisht perdoret vetem tek disa gra post-menstruale, dmth pas kohes kur t’ju lene menstruacionet, keshtu qe nuk mund te te ipet ty ngase ti akoma menstruon. Ai mbajtesi quhet pessary dhe vendoset ne kanal te vagines per te mbeshtetur (mbajt) mitren, por di te jet i bezdishem (irritues) dhe shkaktoj sekretim me ere. Operimi eshte procedura tjeter me ane te se cilit riparohet mitra ose ne raste te renda edhe largohet (hiqet) e tera. Mjeku e njeh gjendjen tuaj me mire dhe ai besoj se e din se sa mund te ndihmoj njera apo tjetra procedur. Shendet dhe suksese.

  26. jam 35vjeçare jam e martume 9vjet martes e dasha tju pyes e kam nja vajz 4 vjet kam pas dy aborte mas vajzes mjeku me thot matrisin e ki te posht per at arsye e ki vshtir te mbetesh shtatzan kam perdor medikam cllomifen ju lutem nje pergjigje

    • Me sa po kuptoj une kete gjendje e quajne prolapsed uterus qe do te thote se mitra (ani) eshte shkar nga vendi dhe ka rene posht. Tash varet prej shkalles se renies, sidoqofte jane disa menyra te trajtimit te kesaj gjendje. 1. Permes operimit, 2. vendosje njefar mbajtesi, dhe 3. Me medikamente. Tash varet nga ju dhe nga ajo qe mjeki ju sugjeron varesisht nga shkalla e renies se mitres. Shendet dhe cdo te mire.

  27. pershendetje doktor .un jam nje zonje 30 vjecare gjithmone kam pasur probleme me ciklin dhe vazhdoj te kem.une shtatzanine e pare e kam bere me ilace kam pire androkur se kam probleme hormonale djalin tani e kam 3 vjec dhe dua te ngelem perseri shatzane edhe pse kam gati 1 vit qe tentoj por skam asnje rezultat sepse kam cikel shume rradhe .cfare me rekomandoni te lutem analizat i bera te hormoneve dhe me dolen mire perdora dhe 6 muaj ilace per rregullin e ciklit po sme dhan rezultat periodat sme vine pa mjekim.ju lutem me jepni nje sygjerim.me respekt alma vlore

    • Alma, shume gra kane cikel menstrual qe bie jasht 28-35 ditesh. Nganjeher kjo eshte per shkak te ndonje gjendje mjekesore si PCOS (Sindromi Ovar Policistik) apo tiroided, e nganjeher nuk ka ndonje arsye te vecant per ket vones. Me ket dua te them se grate qe kane cikel me te rrall mbesin shtatzene vetem se e kan me te veshtire tu e marr parasysh se ovulojne me rrall. Nese ben te lutem me trego emrin e medikamenteve qe perdor. Shendet dhe cdo te mire.

  28. pershendetje doktor deshta te bej nje pyetje perioden e fundit e kam pasur me 15 shtator ne ket muaj me jan vonuar simtomat kan fillu ngapak me mu praqit si dhimbje gjoksi dhimbje barku urinim i shpesht dhe nganjeher edhe dhimbje ne vezoren e majt dhe gjumin nuk po e bej si duhet me vjen nje temperatur dhe nuk mund te fllej a mundem me provu me e ber nje test a po ndoshta eshte ende hert ne ket muaj i jam permbjat rregullave tua cili im eshte 28 29 ditesh mos ta haroj pa e cekur te pershendes uroj gjdo te mir

    • Mundesh me provu me bo testin tash nese te ka kaluar koha e periodave, kuptohet eshte fjala per test qe mund ta blesh ne barnatore e jo per test me ultraze sepse eshte heret qe ultrazeri te verej dicka. Uroj dhe lus te jesh shtatzene. Shendet dhe cdo te mire.

  29. pershndetje desha me dit kur eshte koha me e mir per te ngelur shtatzan perioden e fundit i kisha me 30 gusht prap ket muaj i pres me 30 shtator se cdo her i kam ne te njejten dat te lutem me trego kur eshte koha me e mir

  30. Ju faleminderit Doktor shum per kohen qe ndan per neve, dhe dashte Zoti edhe ju dhe familja juaja te keni shendet, dhe te na ndimon me aq sa keni mundesi.shumm flm

  31. Miredita Doktor ju shkruaj nga Suedija, ka 5 vjet jam e martuar dhe skam femij,mestracionet i kam pasur te crregulluara,por mbas disa mjekimeve tash mir i kam,por kam bere kontroll edhe ne shkup mjeku me preferoj comaflen edhe tableta omaga 3 edhe disa tjera,ka nja muaj qe i perdori ato a ka gjasa une te kem femi apo jo se edhe jam 37 vjecare, ju peshendes, ju lutem me jepni mendimet tuaja.

    • Mirvete, gjithcka eshte e mundur, dasht Zoti e mbetesh shtatzene. Ti si duket je rruges se mbare ngase tash ciklin (predioad) i ke rregulluar, ke fillu ta marresh terapin qe ta ka pershkruar mjeku e keshtu gjasat i ke te mira. Une e di qe ti po pret shpejt te ndodh por mos u befaso nese te zgjat 3, 6 muaj ose edhe me gjate, dhe kjo eshte normale. Te uroj shendet dhe fat.

  32. une perioden e ardheshme e pres me daten 12 tetor po une deshta ta di se kur eshte koha me e pershtatsheme te provoj te mbetem shtatzen ju pershendes dhe kerkoj falje se ndoshta jam ber pak e tepert

    • Ardita, pra ti ke cikel 28/29 ditesh, e ky eshte cikel normal. Ditet me te pershtatshme jane dita e 14,15,16,17 dhe 18 e ciklit tuaj menstrual. Gjate ketij cikli ditet me te pershtatshme per ty jane pra data i 28,29,30 Shtator,1 Tetori dhe 2 Tetori. Shendet dhe suksese

  33. pershendetje prap jam une se periodat me erdhen sot zakonisht 6 dit i kam periodat te lutem me trego se kur eshte koha me e mir per te ngelur shtazene shpresoj se do te me ndihmosh kam shume deshir qe ta kem edhe une nje bebe ju pershendes me respekt ardita

  34. pershendetje kam nje pyetje per juve perioden e fundit e kam pasur me 17 gusht sot eshte 14 shtator me duket se ne ket muaj me jan vonuar a ka mundesi qe kam ngelur shtatzen zakonisht ciklin e kam 25 26 ditesh

    • Ardita, po ka mundesi dhe vonesa e periodave eshte njera prej shenjave te para te shtatzanise. Sidoqofte eshte heret te themi saktesisht se je shtatzene. Une shpresoj dhe lus qe je nese kjo eshte ajo qe edhe ti e deshiron. shendet dhe cdo te mire.

  35. pershendetje kam nje vit qe mundohem te ngelem shtatezan dhe deri tani rezultatet kan qen negative kam bere vizite tek gjinekologu dhe me ka then qe cdo gje eshte ne rregull tani un nje gje nuk i kam thene gjinekologut se periodad nuk me duken te rregullta sepse radhen qe kaloi i kisha ne daten 15 gusht tani i kam prap qe prej dites se sotme 10 shtator si me thoni mendoni se jan te rregullta ju lutem te me ndihmoni pres pergjigje flm.

    • Marsilda, ti periodat i ke te rregullta nga 15 gushti deri ne 10 shtator kemi 25/26 dite qe dmth ky eshte cikel menstrual normal. Ndoshta nuk ke asnje problem shendetesor qe te pengon te mbetesh shtatzene por thjesht nuk po mund t’ia qelloni. Le te kontrollohet edhe burri per cdo rast. Shendet dhe cdo te mire

  36. pershendetje e nderua jam 23 vjeqe e martuar un kam pasur nje abort me operacion ne mujain e par.. dhe tash provoj te mbetem shtatzane por nuk ngelem shtatzane kam bere kontrolla me ekoo me del qe mitren e kam shum mir mestracionet nuk i kam me nje date prej kur me kan ardh. gjithmon i kam mbas fundit te muajit nga nje her me 15 por se fundi me 10 asnje her sme kan ardh me 10 dhe i kam pasur 6 dit per her te par e zakonisht tri dit kater dit kam pasur mestracionet normal a mundem me qen shtatzane sepse skam ber kontrolla sepse qdo kontroll qe e kam bo te mjekja me ka dal negativ dhe per ket aresyje skam shku ju lutem me ndihmoni.. ju pershendes shum

    • Djellza, pa be kontroll te mjeku nuk mundesh ta dish se ku eshte problemi, ti po tregon se gjithcka esthe ne rregull me ty, nganjehere ndodh qe edhe pse gjithcka eshte ne rregull me shendetin reproduktiv prap nuk mbetesh shtatzene aq shpejt sa deshiron, jo per shkak se ke ndonje problem por thjesht per shkak se si themi “nuk ja qellum” provoni prap. Sidoqoft sugjerohet qe te kontrollohesh te mjeku para se te provosh te mbetesh shtatzene. Shendet dhe suksese

  37. mirmroma kam qe 5 muaj qe po du me ngel shtatzan e sjam tu ngel a mestracionet i kam te cregullta p.sh.me vin me 30 muajin tjeter me vin me 5 dat me ndryshojn kete her mjan vonu 5 dit du me dit kur kam ovulim …flm ju lutem tregoni

    • Kur ke crregullim te ciklit atehre edhe ovulimi nuk mund te percaktohet, ovulimi ndodhe gjithmon ka mesi i ciklit, disa gra e verejn kete vetvetiu sepse kan sekrecion vaginal. sidoqofte te sugjeroj te viziotsh mjekun per shkak te crregullimit qe ke. Shendet dhe suksese.

  38. pershendetje,ka 2 vite qe jam martuar dhe deshiroj te mbes shtatzane por pa sukses kam bere analizat si une ashtu dhe burri te gjitha jan ne rregull perveq se kur ka bere inqizimin e kanaleve ana e majte me ka dal e mbyllur por me kan then qe nuk eshte problem i madh sepse mund te mbes ne anen e djatht tash kam fillu te perdor clomifene,mund ta di mendimin e juaj pse skam mbetur deri tani dhe qka duhet te bej ne vazhdim a me ndihmon kjo terapi per te ngel shtatzane a jo?

    • Arsyeja pse ju e keni pak me te veshtire te mbeteni shtatzane se sa grate me kanale te hapura eshte sepse vezoret me rend (her njera her tjetra) lirojn folikulin nga e cila lirohet veja (gjate ovulimit) e cila udheton neper keto kanale dhe pret te fekondohet nga spermadozoidi. Tash nese gjat ketij muaji lirohet nga vezorja kanali i te ciles eshte i mbyllur ateher e ki veshtire te mbetesh shtatzene sepse nuk mund te udhetoj, ndersa ne muajin tjeter vezori tjeter liron vezen dhe duhet dhe ajo udheton ne kanal dhe fekondohet, tash varet se sa ti dhe burri ja qelloni te keni marredhenie ne diten kur ndodh ovulimi dhe kur veja eshte e gatshme dhe pret per tu fekonduar. Shendet dhe suksese.

  39. Pershendetje!..kam dy muaj qe pi pilula tani i nderpreva dhe dua te provoj te ngel shtatzan por nestrucjonet i kam pas gjithnje 30 ditshe tani qe kam pire pilulat nestrucjonet me jan bere 25 ditshe,,me kan ardhe tash dy muaj keshtu tani i kisha me 16 maj por tani dua te kur i bije dita e ovulimi?….faleminderit

    • Dragana, sipas ciklit tuaj 25 ditesh atehere nese dita e pare e ciklit te fundit menstrual ka qene 16 maji atehere ditet kur mund te ndodh ovulimi tek ti jane 27,28,29,30 dhe 31 Maji! Uroj suksese.

  40. pershendetje. tina … jam martuar qe 7 muj. skam provuar asnjeher te mbes shtatzen. tash qe dy jav sme kan ardh merstacionet aka mundesi mem treguu. me test mbas ca jave mund ta dii a mbes shtatzen . aka mundesi pergjigjjen?

    • kaltrina, testin mund ta besh qe tani dhe te marresh rezultat. Me test mund ta dish menjehere pasi te shohesh se te jane vonuar menstruacionet.

  41. pershendetje jam e martur qe dy vite egjys nje muajin e parte marteses kam mbet shtatzan por kam pas abort spontan…edhe ma prej asaj kohe nuk po muj me mbet shtatzan analizat mir me dalin po sedi ku eshet problemi qe nuk po jes shtatzan tung

  42. pershendetje: une jam e martuar por kam deshire te kem nje femij,por nuk edi kam 5 muaj qe po provoj po asnje rezultat.Une kam bere analizat edhe kontroll dhe jam shume mire,tani po pij acid folik po asnje gje.SHPRESOJA kete muaj po jo asgje,tani jam me periodat , por nuk edi mbas sa ditesh duhet te provoj qe te ngelem shtatzane?periodat i kam shume te rregullta maks 4 dite me qendrojne ca duhet te bej me jepni nje pergjigje ju lutem se jam shume ne stres qe pse nuk po ngel kalofshi mire…

    • Matilda, vetem pse ke provuar qe 6 mauj nuk do te thote se ke probleme, nganjehere di te vonohet shtatzania edhe pa patur ndonje problem shendetesore, vetem kur te provosh nje vit te tere pa sukses atehere konsiderohesh me ndonje problem dhe duhet kontrolluar. Shume mire qe ke filluar te marresh acid folik qysh tani dhe vetem vazhdo deri sa te ngelesh shtatzene. Tash nese ke cikel te rregullt menstrual prej 28 ditesh, dhe nese dita e pare e periodave eshte 20 Marsi, atehere ditet ka mesi i ciklit tuaj menstrual jane ditet me te mira per te provuar te mebetesh shtatzene. Pra, p.sh. Periodat kan ardh 20 Mars, (dita e pare e ciklit), ditet 12,13,14,15 dhe 16 te ciklit jane ditet kur mund te kesh ovulim (lirim e vezes) dhe nese ke mardhenie gjate ketyre diteve gjasat jane shume te mira. Te pershendes dhe shpresoj se te kam ndimuar sado pak.

  43. pershendetje jam e martuar qe dy vite e gjys jam 24 v prej ati mometit qe jam martu gjithon kemi provu me pas nje femi deri tash hala skam pas sukses jetoj gjermani burri ka ba kontroll krejt ne rregull po ashtu edhe une deri qetash qetah me kan than se kam probleme me hormone i kam te qrregulluar, a asht e mujshme per shka qeti problemi mos me met shttzan deri qetash ju pershendes shum tung.

    • Përshëndetje,

      Po Hatigje për shkak të çrregullimit të hormoneve edhe cikli menstrual nuk është i rregullt e kështu edhe ovulimi, kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse nuk mbetesh shtatzënë.

Leave a Reply to letaCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.