Shendeti Femijeve: Trajtimi i Etheve

admin 17/10/2009 20

Mëso se cili numër në termometër kërkon të bësh udhë te mjeku.

Ja se çka duhet të dini si prind me termometër në dorë duke pyetur nëse temperatura e lexuar kërkon që ju ti niseni e ti bëni një vizitë mjekut.

Nuk ke nevojë ta trajtosh

Nëse fëmija juaj ka temperaturë dhe prapë vrapon poshtë e lartë i kënaqur dhe pinë mjaft lëngje, në këso raste konsidero të mos përdorësh medikamentet. “Arsyet kryesore se përse ne u japin medikamente janë për rehati dhe për të shmangur dehidrimin,” thotë Robert Pantell, pediatër në UCSF Spitalin e Fëmijëve dhe bashkë-autor i librit “Kujdesi Fdaj Fëmijës Tuaj”

Nëse e trajton, pyet mjekun për medikamente alternative. Përderisa acetaminophen dhe iboprofen janë që të dyja efektive, mund të jetë e dobishme të alternosh në mes tyre, pasi që secila funksionon ndryshe për të ulur temperaturën e etheve, thotë Dr. Pantell. Por, bëje këtë alternim vetëm nën direktivat e pediatrit tuaj.

Brenga juaj kryesore: Dehidratimi.

Nëse temperatura e fëmijës tuaj rritet, sigurohu që ai/ajo të pi mjaft lëngje, uje dhe lengje te frutave. “Për të zbuluar nëse fëmija juaj është ka shkon ka dehidratimi, unë gjithnjë pyes vetën, ‘A është ajo si zakonisht më parë apo ka rënë paksa? A i janë tharë paksa buzët?’ Për fëmijë shumë të ri, mënyra më e mirë për prindërit që të zbulojnë këtë është nëse iu është ndërruar pelena (pampersi) në 6 orët e fundit,” thotë Dr. Pantell.

Kur duhet thirr mjekun

Mosha: Deri në 3 muaj
Temperatura: Ethe nga 38 gradë celsius ose më e lartë

Mosha: 3 muaj deri në 2 vite
Temperatura: Ethe mbi 39.5 gradë celsius.

Mosha: Mbi 2 vite
Temperatura: Ethe mbi 40 gradë celsius.

Kërko ndihmë mjekësore menjëherë nëse fëmija ka këto simptoma: letargji, pështjellim (konfuzion), frymëmarrje të shpejtë, qafë të ngrirë apo krizë (ngërçe).

20 Comments »

  1. esra 23/05/2010 at 17:26 - Reply

    faleminderit per komentin

  2. bardha 12/03/2010 at 10:28 - Reply

    pershendetje dr.para dy viteve kam ngel shtazan spontanisht normal dy muj e gjysm e kam abortu masanej kam dasht me provo me ba fecondim artifical kam mar ineksone gonal pen purugon 300 gr. edhe menogon po nuk kan pas kurrfar efekti e me ka than mjkeu je sikur me kan plak qe dojn me te lan mestracoinet se nuk te kan reague .a mundesh me me tregu pej qka u ardh kjo gjendje deri ktu edhe a do te kem sukses mu mjkue se mestracionet i kam

    • admin 17/03/2010 at 16:12 - Reply

      bardha, me fjale tjera ndoshta mjeku ka dasht te te thote se kjo qe ke ndoshta eshte menopauze e parakoshme dhe njera nga testet me te rendesishme qe perdoret per te diagnostifiku menopausen e parakoshme eshte testi i gjakut qe mat hormonin stimulues te folikulit. Hormoni stimulues i folikulit (HSF) shkakton qe vezoret te prodhojne estrogjen. Kur vezoret ngadalsojne prodhimin e estrogjenit, nivelet e HSF ngriten. Kur ato ngriten mbi 30 apo 40 mIU/mL, kjo zakonisht tregon se ju jeni ne menopauz. Shaku i menopauzes se parakoshme (MP) eshte i panjohur dhe klasifikohet si deshtim i parakoshme spontan i vezoreve. Shkaqe tjera e mund te ndihmoj jane abnormalitete gjenetik, crregullim autoimunitetit apo metabolik. Zakonisht trajtohet si te gjitha rastet tjera te infertilitetit dhe nese nuk ka sukses nuk mund te behet asgje qe te zmbrapset ky proces i parakoshem. Cdo te mire.

Leave A Response »