Sherohu.com – Top 10 Artikujt Me Te Lexuar Gjate 2013

1
1716
10 Artikujt Që Keni Lexuar dhe Pëlqyer Më Së Shumti Gjatë Vitit që Shkoj
10 Artikujt Që Keni Lexuar dhe Pëlqyer Më Së Shumti Gjatë Vitit që Shkoj

Gëzuar Vitin e Ri! Sot po hyjmë në vit të ri dhe me një fillim të freskët në udhëtimin tonë të vazhdueshëm drejt një shëndeti më të mirë dhe jete më të shëndetshme. Por para se ta lëmë mbrapa 2013, ti ri-vizitojmë 10 artikujt më të lexuar të vitit të kaluar bazuar në shfletime që kanë arritur gjatë gjithë vitit.

Nëse akoma nuk keni pas rastin ti lexoni këta top 10 artikujt atëherë ja ku i ke. Mos harro të na vizitoni vazhdimisht për artikuj dhe dije të re rreth shëndetit të mirë gjatë 2014-tës.

10. 8 Keshilla Si Te Humbim Peshe Dhe Mos Te Shtojme

Disa dieta kryejnë pune e ca te tjera nuk jane efektive. Por per te humbur peshe dhe per te mos e shtuar prape ate këtu me poshtë keni 8 këshilla qe shpresoj se do te ju ndihmojnë qe nëse e humbi peshën mos ta shtoni prape.

9. Si Te Largojme Stresin – 5 Mënyra Fundamentale

Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë nuk është një detyrë e lehtë. Stresi shkaktohet nga shumë faktor të ndryshëm, dhe për disa nga ne, pak stres është në realitet i shëndetshëm! Në anën tjetër kemi një përqindje të mirë të njerëzve që janë të prekur nga stresi deri në atë masë saqë bëhet i pakontrollueshëm dhe se shumë shpejt mund t’i sjell ata në dhomë të emergjencës. Të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe eventualisht të eliminosh atë është e rëndësishme që të kesh shëndeti të mirë mendorë

8. 7 Menyra Te Shpejta Si Te Humbim Peshe

A ekzistojnë 7 mënyra si të humbim peshë? Po, ekzistojnë! Nuk është ndonjë truk magjik apo mrekulli… mos pritni diçka të tillë se nuk ekziston. Thjeshtë nevojitet implementim me mendje. A mendon që mundesh? Nëse po, vazhdo lexo!

7. 6 Menyra Si Te Humbim Barkun Shpejt

Ne fillojmë të shtojmë peshë rreth belit kur nivelet e kortizolit rriten shpejt. Stresi është njëri nga fajtorët kryesorë i sekrecionit të niveleve të larta të kortizolit. Kur kjo ndodh kortizoli zbërthen muskujt (llojet e indeve që më së efektshmi djeg kaloritë) e gjithashtu edhe ruan yndyrën (dhjami) në rajonin abdominal (bark). Që stresi mund të keqësohet duke bërë keq dietë; studimet tregojnë që stresi i shkaktuar nga dieta mund të rris nivelet e kortizolit, duke bërë që mos të kesh ndryshim në dhjamin e belit edhe kur shkurtojmë konsumin e kalorive. Pra si te humbin barku? Inkorporo këto 6 këshilla dhe ju do jeni rrugës për sheshim të barkut në një kohë të shpejtë!

6. Si Te Dobesohemi Shpejt dhe Sigurt

Ju sigurt mund ti humbni 1.5kg në javë apo edhe më shumë në shtëpi me një dietë të shëndetshme dhe shumë ushtrime, thotë këshilluesja për humbje peshe Katherine Tallmadge.

Pra, nëse djeg 500 kalori më shumë se sa konsumon çdo ditë për një javë të tërë, ju duhet të shkrini rreth 1 deri 1.5kg.

5. 7 Keshilla Si Te Mbetesh Shtatzene

Çka duhet të bëni e çka jo që rritësh gjasat dhe si te mbetesh shtatzëne me shpejte.

Jeni e gatshme te ngeleni shtatzëne. Natyrisht se tash ju duhet ti rrekeni kësaj pune me te njëjtën force sikur se ju ke rrekur punëve tjerave dhe gjerave qe ke dashtë dhe dëshiron te besh ne jetën tende. Mbasi je gati te fillosh familje, pritja nuk është zgjedhje per ju, apo jo?

Por, profesoresha e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Stanford University School of Medicine në Palo Alto, Calif, thotë kështu “këshilla e parë është të mos i thoni vetës ‘duhet të ndodh tash menjëherë’… kjo është gjëja e parë që shumë gra ballafaqohen me konceptin se nuk mund të kontrollojnë gjithçka”.

4. Seksi Ne Shtatzani

Nëse jeni shtatzan apo edhe ndoshta planifikoni te mbeteni shtatzan ju sigurisht se keni gjetur deri me tani informata me bollek rreth seksit para shtatzanis dhe seksit pas lindjes (pritni nje jet me pak aktivitet seksi pasi te vijë fëmija ne shtëpi).

Por pak ka bisedime rreth temës si seksi ne shtatzani, dhe kjo është ndoshta per shkak te tendencave kulturore qe kemi dhe themi se nenat shtatzana nuk jane per seks. Sikur shume njerëz qe presin te bëhen prindër edhe ju ndoshta keni pyetje rreth sigurisë se seksit ne shtatzani dhe çka është normale

3. Cilat Jane Shenjat e Shtatzanise – Shenjat e Para Te Shtatzanise

A mos ndoshta jeni shtatzene? Me gjithë gjasat ju nuk do ti vereni shenjat e para te shtatzanise gati një jave apo dy pasi vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.

Nese nuk mbani shenime per te ndjek ciklin menstrual  apo nëse ardhja e periodave ndryshon gjerësisht nga muaji ne muaj, ju ndoshta nuk mund te jeni e sigurt se kur duhet ti pritni periodat. Por, nese filloni t’i keni disa nga këto shenjat e para te shtatzanis per te cilat do te flasim me poshtë – shenja qe jo te gjitha nga ju i perjetojne te gjitha nga këto që do përmendim – dhe se ju kan vonuar menstruacionet per nje kohe, është shume e mundur qe ju te jeni shtatzëne. Kryej testin shtëpiak për shtatzani për te zbuluar më sigurte!

2. Dieta Per Humbje Peshe

Dieta per humbje peshe South Beach Dieat eshte krijuar nga kardiologu Dr. Arthur Agatston me seli në Mount Sinai Hospital në Floridën Jugore. Dieta në mënyrën e saj origjinale është krijuar për pacient me mbipeshë. Thekson konsumimin e karbohidrateve të mira dhe yndyrave të mira. Dieta së pari është shfaqur në librin “The south beach diet: The Delicious, Doctor-designer, Foolproof Plan for Fast and Healthy Weight Loss”. Në shqip “Dieta e plazhit jugore: plani i pagabueshem, i shijëshëm dhe i dizajnuar nga mjeku për Humbje peshe të shpejtë dhe të shëndetshme”.

1. 7 Dite Ne Peshen e Deshiruar – Dieta Nje Javeshe

Ky program është i qëlluar për ata që dëshirojnë të humbin peshë prej 5 deri në 10 kilogram në javë. Përveç tjerash të rregullon qëndrimin dhe emocionet për arsyet se të pastron dhe lulëzon sistemin. Efikasiteti i kësaj diete per humbje peshe per 7 dite është se ushqimi që konsumohet mbaron duke djegur më shumë kalori se sa ka vet ushqimi.

Ky program mund të programohet sa herë të duash pa u brengosur për ndonjë komplikim. Është i krijuar për të pastruar sistemin tuaj nga papastërtitë dhe që të jap ndjesi të mirëqenies. Pas shtatë ditëve ju do të filloni të ndiheni më i lehtë për shkak se do të jeni më i lehtë për së paku 5 kilogramë. Do të kesh gjallëri të shtuar dhe temperament të përmirësuar.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

1 Koment

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.