Nganjëherë gjatë shtatzënisë ndihesh se ke nevojë të marrësh ndonjë bar kundër dhimbjeve. Por këto barnat e zakonshme kundër dhimbjeve, si Paracetoamol, Ibobrufen dhe Aspirin, a janë të sigurta për tu marrë gjatë shtatzënisë? Dhe çka për medikamentet tjera?
Barnat e Zakonshme Kundër Dhimbjeve
Edhe pse nuk ka ndonjë dëshmi që tregon se paracetamol, atëherë kur rrallë përdoret, rrit rrezikun e problemeve për foshnjën, por ju gjithnjë duhet të jeni të kujdesshëm që mos t’i merrni më shumë se dy apo tri herë në javë, dhe vizito mjekun tuaj nëse ju duhet ta përdorni rregullisht.
Ndoshta është më mirë që krejtësisht të shmangni ibobrufen-in dhe codeine gjatë shtatzënisë dhe ato asesi nuk guxojnë të merren ka fundi i shtatzënisë, për shkak se rreziqet potenciale ndaj fetusit janë mirë të njohura.
Edhe Aspirini është mirë të shmanget, veçanërisht ka fundi i shtatzënisë, edhe pse ekziston një hulumtim që po e heton nëse aspirini në doza të vogla, në fazat e hershme të shtatzënisë, ndihmon në parandalimin e dështimeve të njëpasnjëshme të shtatzënisë.
Barnat në Fazat e Ndryshme të Shtatzënisë
Disa lloje të medikamenteve mund të kalojnë placentën dhe futen në rrjedhën e gjakut të foshnjës. Kështu munden të lëndojnë foshnjën ose të pengojnë zhvillimin normal.
Barnat e ndryshme kanë efekte të ndryshme në faza të shtatzënisë. Disa prej tyre janë veçanërisht të rrezikshme në fillim të shtatzënisë – thalidomide për shembull është përdor për shërim të vjelljes së mëngjesit, që do të thotë se është marrë në kohën e shtatzënisë atëherë kur gjymtyrët zhvillohen dhe atëherë kur ndodhin ndryshime tjera zhvilluese. Disa barna tjera janë më të dëmshme në fazat e mëvonshme të shtatzënisë apo mund të pengojnë edhe në lindje.
Shpesh gratë shtatzana marrin medikamente para se ta mësojnë se janë shtatzënë. Nëse po provon të mbetesh shtatzënë, apo ekziston mundësia që ti të kesh mbetur shtatzënë, ju gjithmonë duhet të vizitoni mjekun tuaj dhe të bisedoni rreth medikamenteve që merr dhe medikamenteve të reja që të janë përshkruar.
Barnat e marra ka fundi i shtatzanis apo gjatë lindjes, duke përfshirë këtu barnat anestezike që përdoret gjatë lindjes me prerje cezariane, mund të ndikojnë tek foshnja edhe pas lindjes. Shumica e barnave kundër dhimbjeve dhe barnave anestezike mund ta bëjnë beben të përgjumur, diçka që mund të pengoj për ta ushqyer qysh herët pas lindjes.
Kokë-dhimbjet gjatë shtatzanis
Kokë-dhimbjet ndodhin gjatë shtatzanis njëjtë ashtu sikur edhe herave tjera gjatë jetës, dhe dhe në shumicën e rasteve nuk është shenjë për tu brengosur.
Sidoqoftë, ka disa kokë-dhimbje që vijnë shkak i shtatzënisë. NË veçanti, një rritje në shtypje të gjakut e lidhur me pre-eclampsia dhe eclampsia mund të shkaktoj kokë-dhimbje të ashpra – dhe kjo mund të jetë zhvillim i rrezikshëm për ty dhe foshnjën e pa-liindur. Kjo kokë-dhimbje zakonisht shfaqet pas 12 javëve shtatzënë, por nëse kokë-dhimbjet vazhdojnë kontrollo shtypjen e gjakut.
Disa rregulla të thjeshta që duhet mbajtur mend:
- Gjithmonë mendo se cilido bar është potencialisht i dëmshëm dhe shmange derisa të konsultohesh me mjekun apo farmacistin.
- Tregoj mjekut se ndoshta je shtatzënë para se t’ju japë apo përshkruaj ndonjë medikament.
- Nëse merr barna të zakonshme, thuaja edhe këtë mjekut menjëherë kur të fillosh të provosh të mbetesh shtatzënë.















pershendetje jam zajfina jam shtatzen 9 javesh dhe kam pas ni pik gjaku ne ngjyr te kaft dhe po kom frik se mos ka mundi me abortu osht fmija i par nese kish pas mundi mem fol najsen rreth ksaj teme edhe puna osht se un jam ne holand dhe jam ilegale per ata niher smundem me bo kontroll te doktori.
Zajfina, per nje pik nuk ke pse brengosesh sepse ajo mund te jet nje nga shenjat e para te shtatzanis dhe ndodh kur veza e fekonduar gerryen murin e mitres dhe ben folen nga ku fillon dhe zhvillohet fryti. Sidoqofte, kuptohet nese ke gjakderdhje te vazhdueshme ateher duhet patjeter te vizitosh mjekun, perndryshe ske pse behesh merak. Shendet dhe cdo te mire.
Pershendejtje ju falenderoj qe jeni pran nesh se na ndimoni hsum ..kam deshtu heren e par te shatzanis time pastaj kam lind nje dija asht shum mir agti dy vjev para dy mujve meta shtazan serish edhe deshtova ne muajin e dy tashi jam shtatzzan serish 7 javshe po para 3 ditve me kan shkau kret kap mustruacjonet jam shume frigsuar se mos deshtoj prap kma shuka ne spital nuk ndollem ne shipri edhe me kan lan takim per sot me ba nji eko e bera e em than se ose ek deshtu nje deshtim shum i hershem ose je shuam e vogel mua m kna shkau shum pak bera nji test digitalb sot e me doli s ejma 2-3 javshe tash dy ditet e fundit kam pak si perzjerje nihem si shtazan jo si me deshtimet e qe kam pas tashi momentalish jam duke ber analiza gjaku me me tregua si jem po desh ate di a ka ndonje musdesi qe uen te jam e vogel e te jet fmija mir pasi qe me kan kan shkua shk pak para 3 ditve disa pika jo shum si deshtim ju falenderoj shum dhe pres pergjigje tuaj se jam ne ankth shum te mall…
Ada, ato pak pika qe ke pas mund te jen thjesht si shenj qe ke mbet shtatazene dhe kjo ndodh kur veza e fekonduar gerryen dhe bene folen ne muret e mitres, per kete disa gra kane keto pak pika gjak. Fillo merr vitamina prenatale gjithashtu nese nuk ke filluar deri tash dhe per shkak te gjendjes dhe historis tuaj te sugjeroj te besh vizita pak me te shpeshta mjekut qe te te percjell gjendjen. Shendet dhe suksese.
pershendetje,jam xhena deshta me te pyte per mishin e dhembeve mu ka ajte dhe jam ne muajin 4 e gjyse dhe me qesin gjak nganjeher si shpesh,dhe pytja e dyte eshte qe nuk me hahet buka prej se kam mbet shtatzane a ka naj deme per beben qe nuk ha buk po vetem gjana te tjera te marketit,flm per mirkuptim
Xhenita, vetem pse je shtatzene nuk do te thote se nuk guxon ta vizitosh dentistin, te sugjeroj ta vizitosh dhe i tregon qe je shtatzene edhe pse ndoshta verehesh. Duhet te marresh vitamina prenatale (vitamina t’shtatzanis), duhet te pish nja 3 gota qumesht ne dite sepse gjat shtatzanise ke nevoj per kalcium e kjo mund te jet arsyeja pse dhembet te qesin gjak. Per hire te shendetit tuaj dhe te foshnjes ti duhet te hash edhe pse nuk te hahet, ha ngapak e me shpesh, ha nga te sillesh nga pak, nuk do te thote te hash 3 vakte (mengjes, drek, dark) ha nga te sillesh.