Shtypja E Larte E Gjakut – 10 Menyra Si Ta Kontrolloni Pa Medikamente

9
3022

Juve nuk ju duhet gjithmon medikamentet per te ulur shtypjen e gjakut. Duke i bere keto 10 ndryshime ne jeten tuaj ju mund te ulni shtypjen e gjakut dhe zvogloni rrezikun per semundjen e zemres.

Nese jeni diagnostifikuar me shtypje te larte te gjakut (presion systolic prej 140 apo me shume apo diastolic prej 90 apo me shume – 140/90) apo me parahipertension (presion systolic dhe diastolic ne mes te 120-139 dhe 80-89), ju ndoshta brengoseni te merrni medikamente per ti zbritur keta numra.

Mos supozo se medikamentet jane celesi ne kontrollimin e shtypjes se larte te gjakut apo hipertensionit. Menyra e te jetuarit gjithashtu luan nje rol te rendesishem ne sherimin e shtpjes se larte te gjakut. Nese ju me sukses e kontrolloni shtypjen e larte te gjakut me menyre te shendetshme te te jetuarit, ju ndoshta e shmangeni apo vononi nevojen per te marru medikamente.

Me poshte i keni 10 ndryshime qe duhet ti beni ne jeten tuaj per te ulur shtypjen e larte te gjakut dhe ta mbani poshte.

  1. Humb peshen e tepert dhe kontrollo belin
    Shtypja e gjakut shpesh rrite me shtimin e peshes. Vetem me humbjen e 5kg ju ndihmoni qe denjesisht te ulni shtypjen e gjakut. Me humbjen e peshes gjithashtu ju ia lehtesoni medikamenteve qe te ken me shume efekt.
    Perveq humbjes se peshes ju gjithashtu duhet te shikoni edhe belin. Me bartjen e tepert te peshes rreth belit ju e veni veten ne rrezik per shtypje te larte te gjakut. Ne pergjithsi meshkujt konsiderohen ne rrezik nese masa e belit te tyre eshte me shume se 102 centimetra dhe femrat apo grate konsiderohen ne rrezik nese masa e belit te tyre eshte me shume se 88 centimetra.
    Ju dhe mjeku juaj mund te percaktoni cakun peshes se duhur dhe menyren me te mire per ta arritur. Mjeku juaj sigurisht se duhet te ju rekomandoj qe te ushqeheni me ushqime te shendetshme, ushtroni dhe ndryshoni sjelljet vet-shkatrruese sikur ngrenja ne oret e vona apo edhe teprimi ne te ngren gjate ushqimeve ditore.
  2. Ushtroni rregullisht
    Aktiviteti fizik i rregullt – se paku 30 deri 60 minuta ne shumicen e diteve te javes mund te te ndihmoj ne uljen e shtypjes se gjakut per 4 deri 9 milimetra te merkurit (mm Hg). Dhe nuk merr shume kohe qe te shohesh ndryshimet nese merresh me aktivitet fizik. Nese keni qen pasiv me rritjen e aktivitetit fizik ju mund te ulni shtypjen e gjakut brenda disa javeve.
    Nese keni parahipertension ushtrimet/stervitja apo fiskulltura ju ndihmon te mos e zhvilloni ate dhe te kaloni ne hipertension. E nese veq keni hipertension aktiviteti i rregullt fizik mund te sjell shtypjen e gjakut ne nivele te sigurta.
    Keshillohu me mjekun per te zhvilluar nje plane te dedikuar per nevojat tua dhe gjendjen tuaj mjeksore. Mjeku juaj mund te ju ndihmoj nese juve ju duhet ndonje ndales per ushtrime. Edhe nje aktivitet 10 minutesh sikur ecja dhe peshngritje mund te te ndihmoj. Mos provo te behesh “ushtar i fundjaves”. Duke provuar te shtrydhesh te gjithe ushtrimet tua ne fund te javes per te nxen kohen e humber te pasivitetit gjate diteve te tjera nuk eshte strategji e mire. Nese keni hipertension te pakontrolluar apo probleme te zemres keto aktivitete te befasishme shperthyese munden me qen te rrezikshme.
  3. Ushqehu me nje diet te shendetshme
    Nese ushqeheni me nje diet e cila eshte e pasur me fruta, perime, drithera dhe produkte qumeshti me yndyre te vogel, dhe sa me pake yndyra te ngopura dhe kolesterol, mund te ulni shtypjen e gjakut per 14mm Hg. Ky plan i ushqimit nhihet si Dieta QDNH (Qasjet Dietale Te Ndalimit Te Hipertensionit)
    Nuk eshte edhe e leht te ndryshosh veset e te ushqyerit, por, me keshillat ne vijim ju mund te adoptoni nje diet te shendetshme:

    • Vlerso Menyren Tuaj Te Ushqyerit. Mbaje nje ditar se paku per nje jave per te vlersuar menyrat dhe veset e tua te te ushqyerit. Monitoro se cka po hani, sa, kur dhe pse. Keto informata qe mbledhni ju tregojne veset e verteta tua te ushqyerit.
    • Konsidero te Shtosh Potasium. Perderisa shumica e njerezve marrin shume sodium ne dite, qe rrite shtypjen e gjakut, ata shpeshe marrin shume pake potasium. Potasiumi mund te zvogloj efektin e sodiumit ne shtypjen e gjakut. Burimet me te mira te potasiumit jane ushqimet sikur frutat dhe perimet ne vend te suplementeve. Disa prej produkteve te paketuara e listojne potasiumin ne etike. Njeri prej frutave i pasur me potasium eshte edhe banana.
    • Behu nje konsumator i zgjuar. Beje nje liste shopingu para se te nisesh per ne supermarket per te shmangur blerjen e ushqimeve te kqia. Lexo etiketat e ushqimeve kur bleni dhe qendro besnik ne planin tuaj te ushqimit kur del jashte per te ngrene ne ndonje restoran.
    • Nderpre shfrenimet tua. Edhe pse dieta QDNH eshte nje udhezim per ter jeten nuk do te thote qe duhet te mos hani te gjithe ushqimet qe deshironi. Eshte ne rregull ti sherbeni vetes nganjeher ushqime qe zakonisht nuk gjinden ne dieten QDNH.Nese po vuani te hani dicka te embel te merrni qokolat te zeze eshte nje menyre e mire e shfrenimit pa rrezikuar te rrisni shtypjen e gjakut. Hulumtuesit sygjerojne se flavonol, nje substance qe gjindet ne kokrrat e kokoes dhe ne qokolaten e zeze, mund te permiresojne rrjedhen e gjakut dhe ulin shtypjen e gjakut. Por, edhe qokolata me e shendetshme shton kalori ne dieten tuaj keshtuqe ki kujdes.
  4. Zvoglo Sodiumin Ne Dieten Tuaj
    Edhe nje zvoglim modest i sodiumit ne diet mund te zvogloj shtypjen e gjakut per 2 deri 8 mm Hg. Dhe zvoglimet me te medha shperblehen me zvoglime ne shtypjen e gjakut. Per te zvogluar sodiumin ne diten tuaj, konsidero keto keshilla:

    • Kalkulo konsumin e sodiumit. Mbaj nje ditar per te vlersuar sa sodim konsumoni gjate nje dite. Ndoshta befasoheni kur te zbuloni se sa sodium merrni gjate dites. Shumices se te rriturve te shendetshem ju duhet rreth 1500 deri 2400 miligram te sodiumit ne dite. Por nese vuani nga shtypja e larte e gjakut, jeni i moshuar mbi 50, apo keni ndonje gjendje kronike sikur semundja e zemres, sumunden e veshkeve apo diabetin, ju ndoshta jeni me senzitiv ndaj sodiumit dhe ne ket raste mundohu qe te marresh me pak se 1500mg te sodiumit ne dite.
    • Lexo Etiketat E Ushqimeve. Shiko per permbajtjen e sodiumit para se te bleni. Nese eshte e mundur zgjedh alternativat me me pak sodium. Edhe disa prej ushqimeve qe mendoj se jane te shendetshme, sikur lengjet nga perimet, mund te dalin te ken sasi te medha te sodiumit.
    • Hani me pak ushqime te procesuara. Patatina (qipsat), mishera te procesura te cilet jane te larte ne sodium.
    • Mos shto kripe. Vetem nje luge qaji me krip ka 2300 mg me sodium. Perdor zarzavate apo barishta ne vend te kripes per te shtuar pak shije ne ushqime.
    • Hani me shume ushqime te fresketa. Fruta, perimet dhe dritherat e pa procesuar permbajne pak sodium keshtuqe ushqehu sa me shume me to.
  5. Kufizoni Konsumin E Alkoolit.
    Alkooli mundet me qen edhe i mire edhe i keq per shendetin tuaj. Ne sasi te vogla mund te ju ndihmoj te parandaloni sulmet ne zemer dhe semundjen koronare te arterieve dhe potencialisht zvogloj shtypjen e gjakut per 2.5 deri 4mm Hg. Por ky efekt i mbrojtjes humbet nese pini shume alkool – ne pergjithesi pak me shume se nje gote per gra dhe pak me shume se dy gota per burra ne dite.
    Nese pini me shume se qe duhet alkooli tani rrit shtypjen e gjakut per disa numra. E gjithashtu zvoglon edhe efektin e medikamenteve te shtypjes se gjakut.

    • Kontrollo Menyren Tuaj Te Pirjes. Se bashku me ditarin tuaj te ushqimit mbani gjithashtu shenime edhe per menyrat tua te pirjes se alkoolit. Dhe nese e shihni se po pini me shume se qe eshte sygjeruar ateher ndaluni dhe zvogloni konsumin.
    • Pirja per qejf. Pirja e tpert – te pish 3 deri 4 gota apo shishe me radhe – mund te shkaktoj rritje te shpejt dhe te madhe te shtypjes se gjakut perveq problemeve tjera shendetsore qe mund te te sjell. Mos pi shume gjat fundjaves duke u mundu me mbush normen qe s’ke pi gjat gjithe diteve tjera.
  6. Rri large duhanit dhe vendeve ku pihet.
    Ne krye te te gjithe rreziqeve tjera te duhanpirjes, nikotina ne produkte te duhanit mund te rrit shtypjen e gjakut per 10mm Hg apo edhe me shume per gati nje ore pasi pini. Nese pini duhan gjat gjithe dites do te thote se shtypja e gjakut rrin larte ne menyre konstante. Perveq tjerash kemikalet ne tobako mund te demtojne arteriet tua dhe gjithashtu shkaktojne mbajtje te lengjeve, dhe qe te dyja keto mund te rrisin shtypjen e gjakut. Dhe sikur alkooli edhe duhani pengon efektin e medikamenteve per shtypje te gjakut.
    Gjithashtu mundohu te shmangesh edhe duhanin e dores se dyte. Te thithesh duhan nga te tjeret gjithashtu te ven ne rrezik per probleme shendetsore duke perfshire ketu edhe shtypjen e larte te gjakut dhe problme te zemres.
  7. Shkurto konsumin e kafeines.
    Rolin qe kafeina luan ne shtypjen e gjakut eshte ende i debatueshem. Te pish lengje me kafein mund qe perkohesisht te shkaktohet ngritje e madhe ne shtypje te gjakut. Dhe disa studime tregojne se njerezit qe pine kafe rregullisht kane shtypje te gjakut me larte se mesatarja dhe kjo sygjeron se kafeja mund te ket ndikim jete-gjate. Por disa studime tjera tregojne se njeriu mund te zhvilloj tolerance ndaje kafeines dhe keshtu pra nuk ndikon ne shtypjen e gjakut tuaj.
    Per te pare nese kafeina ndikon apo nuk ndikon ju duhet te provoni. Kontrollo shtypjen 30 minuta pasi te kinit pire nje kafe apo ndonje produkt tjeter me permbajtje kafeini. Nese shtypja e gjakut eshte ngritur per 5 deri 10 pike ateher ju ndoshta jeni i ndjeshem ndaj efekteve te kafeines ne rritjen e shtypjes se gjakut.
    Pa marr parasysh efektet e kafeines mjeket rekomandojne qe mos te kalohet me shume se 200 mg ne dite, sasi qe eshte e barabarte me dy filgjan kafe ne dite.
  8. Zvoglo Stresin
    Sikur me kafeinen, edhe ndikimi i stresit ne ngritjen e shtypjes se gjakut nuk eshte perfundimisht i kryer. Stresi apo shqetsimi munden qe perkohesisht te ngrisin shtypjen e gjakut.
    Ju duhet te dini se cka ju streson para se te provoni te zvogloni stresin. Merrni ca kohe dhe mendoni se cka eshte qe ju shkakton te ndjeheni i stresuar, sikur puna, familja, financat apo edhe ndonje semunde. Si ta kuptoni se cka eshte qe po shkakton stresin ateher mendo se si mund ta eliminoni apo zvogloni.
    Nese nuk mund t’i eliminoni te gjith stresusit tuaj ju se paku mund te perballeni me to ne nje menyre te shendetshme. Merr ca pushime dhe kryej ushtrime te frymemarrjes se thelle. Bej masazh apo meditim. Nese edhe keto nuk kryejne pune kerko ndonje profesional per konsulte. Provo meditimin apo pyet mjekun per te blere ndonje makine qe te meson te kryesh frymemarrje te thelle e te ngadalshme.
  9. Kontrollo Shtypjen Rregullisht
    Nese keni shtypje te larte te gjakut ju duhet te monitoroni shtypjen e gjakut ne shtepi. Te mesosh se si te monitoroni/kontrolloni shtypjen e gjakut me nje monitorues ne krahe mund te te motivoj edhe me tutje. Sot monitoruesit jane me lire se qe kan qene me pare dhe me te miret jane ata qe jane manual. Digjitalet jan te pasigurte. Perveq tjerash nese regjistroni sa her qe monitoroni shtypjen kjo do ti ndihmonte edhe mjekut per te pare nese barna per shtypje po kan sukses dhe nese ka nevoj per ndryshime.

    • Visito Mjekun Rregullisht. Nese shtypja nuk po kontrollohet si duhet apo edhe nese keni probleme shendetsore tjera ju ndoshta duhet te vizitoni mjekun cdo muaj per te shqyrtuar tretmanin tuaj dhe te beni ndryshime sipas nevojes. Nese shtypja eshte nen kontroll ju duhet qe se paku te vizitoni mjekun nje her ne 6 deri 12 muaj, varesisht nga problemet tjera qe mund te keni. Njerezit qe kan kontrolla te rregullta tek mjeku kan me shume gjasa te kontrollojne shtypjen e gjakut se sa ata qe shkojne ne visit nje her ne vite apo edhe me shume.
  10. Tregoju Tjerve
    Nje familje dhe shoke perkrahes mund te te ndihmojne te permiresoni shendetin tuaj. Ata ndoshta edhe te inkurajojne te kujdeseni per veten, te shpien deri te mjeku apo te bashkangjiten ne program ushtrimesh per te mbajtur shtypjen e gjakut poshte.
    Bisedo me familje dhe shoke per rreziqet e shtypjes se gjakut. Nese i kuptojne komplikimet potenciale te shtypjes se pakontrolluar ata sigurisht se duhet te te perkrahin ne ndryshim e veseve dhe menyres se jetuarit.

Pagesa e ndryshimit: Jete e Shendetshme
Per shumicen keto nuk jane ndryshime drastike ne jete por ofrojne shperbilm te rendesishem. Kur shtypja e gjakut tuaj eshte nen kontroll rreziku juaj per komplikime te rrezikshme per jeten, sikur sulmi ne zemer dhe goditja (pika ne tru), zvoglohen dhe ju mund te jetoni me gjate dhe beni nje jet me te rehatshme.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

9 KOMENTET

  1. Me falni harrova tju tregoj dozat dhe perdorimet. Ky vaj ka efekte me te fuqishme kur e merr ne mengjes esell, ne darke para ngrenies 1 ore e pakte sepse nuk tretet kollaj ne organizem. Per njerzit me semundje te renda pihet 3 here ne dite 1-2 ore para buke.

  2. jam shpresa kam probleme me menstuacione se ato i kam vetem me tableta cycloprogynova a ndikojn kto tek une se tash jam e martuar dhe kam 4 vite qe nuk po mundem te mbes shtazan dhe a mundem te mbes shtatzan deri sa i perdori kto tableta se per dryshe nuk me vin mestracionet.ju lutem me tregoni pres nga ju ndonje pergjigje.

    • Tungjatjeta te gjitheve. Te gjitheve ju qe keni probleme shendetsore ju rekomandoj te perdorni jo me pak se 3 muaj VAJ TE FARES SE ZEZE, kete produkt mund ta gjeni kudo ku ka dyqane muslimane( HALLALL MEET) jane emra dyqanesh, tashme ate e gjeni me ndihmen e shoqatave myslimane qe kane dijeni per kete vaj cudiberes dhe dyqanet ku ndodhen. Kini kujdes etiketa duhet te lexoje NIGELA SATIVA ky emer eshte emri shkencor, po nuk e pat te shkruar kete mos e merrni sepse eshte produkt tjeter. Me vajin e fares se zeze mund te sherohen 101 lloje semundjesh duke filluar nga infeksionet, enjtjet, semundjet e organeve, kancerat, alzaimeri, stroka semendje lekure, imuniteti e shume te tjera, mjafton te merrni 1 luge caji me kete vaj te futur ne nje gjysem gote uje te ngrohet me 1 luge caji mjalt te mire ose mund ta futesh vajin ne nje gjys gote lengje frutash si potokalli, molle, karrote(kunder kancerit), cdo fruti qe te keni. Me kete jane sheruar nga kanceri sa jane cudit doktorret ankologe, per te lindur pasi nxit fertilitetin, nxit prodhimin e qumshtit tek lehonat, qetson nervat, gjumin e shume e shume cudira qe kur ta provoni do ta besoni. Une kam shembuj te shumte qe e kane perdorur dhe kane shpetuar. Besim dhe mire u pafshim kur ti shikoni hajrin kesaj mrekullie te natyres i perdorur mijra vjet me pare dhe per kozmetike. Ju qe nuk po lindni dot do te lindni edhe nje bucko bebe biles, na shtoni sa me shume shqiptaret, kete rrace te pare te njerzimit ne bote.

  3. faleminderit shume admin,dhe normal qe do te kem shume kujdes,por ja qe ndodhi papritur,tash mduket se jam liru edhe besoj se me ke treguar drejt e qart,por sigurisht ka mundesi edhe mos te vije as deri te infeksioni edhe ndoshta mos po shpetoj edhe prej infektimit se leje mo prej nje shtatzanie tjeter pasi qe vec jam qe 4muaj…

  4. cka behet nese ne shtatzani bej seks edhe me nji burr tjeter,a mun te ndikoje sperma e atij personi dicka ne mua,a mos valle po mbetem prap edhe me nji femije edhe pse nji eshte na barkun tim,ju lutem me ndihmoni se kam frike shume se mos sperma e atij personi te dyte po ndikon dicka keq per femijun tim ne bark qe kam,a mos ndoshta kjo eshte vec ndonji infektim dhe asgje tjeter,me ndihmoni se du mu cmend,kam frike….

    • lejla, ka mundësi që të kesh marr ndonjë infeksion gjat mardhënieve por nuk do të thotë se sperma e ti po ndikon e sperma e ati të parit nuk po ndikon. Nuk ka mundësi që të mbetesh shtazënë mbi shtatzëni, për këtë mos u brengos. Sidoqoftë, për të eliminuar çdo dyshim për ndonjë problem të mundshëm është mirë të vizitohet mjeku nëse ndjen si diçka nuk është në rregull me shtatzëninë tuaj. Të përshëndes dhe kujdes.

Leave a Reply to Bashkim ShkallaCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.