Shtypja Larte E Gjakut – 8 Menyra Te Parandalimit

1
2152

Edhe pse shtypja larte e gjakut (gjithashtu e njohur si hipertensioni) eshte nje problem shendetsor serioz, ne kemi lajme te mira. Nuk ka lidhje mosha apo gjendja fizike e juaj, ka gjera qe mund t’i beni qe te parandaloni shtypjen e larte te gjakut.

Keto 8 menyra ofrohen nga Departamenti i Sherbimeve Njerzore dhe Shendetsore te Amerikes (U.S. Department of Health and Human Services) per parandalimin e shtypjes se larte t gjakut.

  1. A jeni me mbi peshte? Humbe peshe.
    Nese mbani peshe trupore te shendetshme ju i ndihmoni vetes ne parandalimin e shtypjes se larte te gjakut. Te kthehesh ne peshen e shendetshme nuk eshte edhe aq veshtrire. Ju mund te filloni duke ja kufizuar vetes porcionet e ushqimeve dhe gjerave tjera qe hani e sidomos te ushqimeve me shume kalori.
    Nese hani po aq kalori sa mund ti djegni gjate dites ju do te mbani peshe trupore te shendetshme. Po qe se hani me pak kalori se sa mund te djegni ju do te humbni peshe. Dhe humbja e peshes ju ndihmon ne uljen e shtypjes se larte te gjakut.
  2. Kur planifikoni ushqimet, mendo per zemren tuaj.
    Zgjedh nje diet qe perfshine shume fruta dhe perime. Rri large yndyrnave dhe shmang ushqimet qe jane me shume yndyrna te ngopura dhe kolesterol. Te kesh zemer te shendoshe te ndihmon ne parandalimin e shtypjes se larte.
  3. Ha me pak krip dhe sodium.
    Kripa dhe sodiumi mund te rrisin shtypjen e gjakut. Pra, eshte me rendesi qe ju te lexoni etiken e ushqimeve per permbajtjen e tyre. Sygjerohet qe mos te kaloni me shume se 2400 gram apo nje luge çaji kripe ne dite. Poqese hani ushqime ne kanqe, te procesura apo ushqime te shpejta, bleje ato te cilat jane me sasi te ulet te sodiumit.
    Nese ia keni zakon te hidhni krip ne ushqime, provo te kufizosh at shprehi, apo nderpreje nje her e pergjithmon. Ndoshta ju merr pake kohe te mesoheni me vet shijen e ushqimeve me me pak kripe por ndoshta do ta zbuloni se ushqimet kane shije me te mire dhe japin shijen e tyre te vertet kur perdorni me pak kripe.
    Ushqimet e shpejta mund te ken shume sodium e nese hani shpesh ushqime te shpejta provo te zgjedhesh ato te cilat jane me sasi te vogel te kripes dhe sodiumit. Nese zvogloni sasin e kripes ne ushqime ju i ndihmoni vetes ne parandalimin e shtypjes se larte te gjakut.
  4. Nese pini alkool, permbahu mos kalo kufit.
    Rekomandohet qe burrat te mos pine me shume se dy gota ne dite kurse grate jo me shume se nje gote alkool ne dite.
  5. Behu Aktiv fizikisht.
    Ushtrimet jane faktor kyç ne parandalimin e shtypjes se larte te gjakut. Nese tani per tani jeni shume pak aktive (ushtroni pake) fillo ngadal dhe gradualisht rrit aktivitetin fizik derisa arrini se paku 30 minuta aktivitet fizik ne dite me ecje, vrapim, bicikel e nese gjen kohe edhe bodybuilding. Nese koha eshte ne pytje ju prape do te perfitoni duke ndare periudhat 30 minuteshe te aktivitetit ditor ne sesione 10 apo 15 minuteshe. Mos aktiviteti i shton gjasat qe te keni shtypje te larte.
  6. Mos Pi Duhan, Boll Ma!
    Hulumtimet qe jane bere deri me tani tregojne se pirja e duhani rrit gjasat e zhvillimit te sumundjes se zemrez, goditjes ne tru, semundjes periferale arteriale dhe disa lloje te kancereve. Pra, mos pi duhan dhe pike!
  7. Bisedo me mjekun tuaj
    Meso se cka eshte shtypja larte per shendetin tuaj dhe cilet medikamente ju rekomandohen per te trajtuar apo parandaluar shtypjen e larte te gjakut.
  8. Nese mjeku ju pershkruar medikamente, merri.
    Eshte me rendesi te kuptoni se:

    • cka pritet nga medikamentet kunder shtypjes se gjakut te bejn per ju
    • si ti merrni ato medikamente dhe kure
    • nese medikamentet e shtypjes se larte te gjakut kane ndonje efekt anesore
    • nese medikamentet jane te sigurta te mirren se bashku me ndonje medikament tjeter apo vitamina qe veq jeni ka i merrni.

Nese keni shtypje te larte te gjakut dhe mjeku ju pershkruar medikamentet mos u frigo te besh pytje apo nese nuk jeni i sigurt shkoni dhe merrni mendimin e nje mjeku tjeter. Pasi te kuptoni se pse po i merrni keto medikamente, vazhdo me dozen e rekomanduar.

Por menyra me e mire e trajtimit te shtypjes se larte te gjakut eshte parandalimi qe shtypja te mos behet problem. Keto 8 menyra plus keshillat qe sigurisht mund t’i merrni nga mejku qe vizitoni mund te ju ndihmojne qe te mbani shtypjen e gjakut ne nivelet e shendetshme.

Keto ishin 8 menyra qe ju ndihmojne ne parandalim e nese ju te dashur lexues dini edhe ndonje tjeter ju lutem te mos hezitoni te tregoni duke perdor komentet me poshte.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.