Si E Ndihmon Trurin Muzika

0
2141
muzika

Të bësh dhe dëgjosh muzikë mund të ket efekte të shumëfish të dobishme shëndetësore në tru. Lexo më tutje që të mësosh se çka zbuluar hulumtimi i fundit.

Muzika mund të jetë gjë magjike. Melodia e duhur na shtyen të ngrihemi nga ulëset e të vallëzojmë ose na ndihmon të relaksohemi dhe të mbushemi energji. Të dëgjuarit e ndonjë kënge të veçantë na kthen mbrapa në të kaluarën, na mundëson të kyçemi me emocionet e strehuara thellë në brendi, apo na ndihmon të gjejmë hapësirën për të ëndërruar. Dhe përderisa hulumtuesit për një kohë të gjatë janë orvatur të mësojnë se si funksionon muzika me mendjen e njeriut, një gjë duket të jetë e vërtetë, dhe ajo është se: muzika e fut trurin në rrugë të komplikuara dhe misterioze.

Si proceson muzika ne tru

Në librin e tij This is Your Brain On Music, profesor Daniel J. Levitin shkruan se “aktiviteti muzikal involvon (fut në funksion) gati të gjithë regjionet e trurit që njohim, dhe gati secilin nënsistem neural.” Kjo do të thotë se nëse je duke krijuar një melodi me kitarën tuaj apo je duke dëgjuar orkestrën simfonike, në mënyrë virtuale gati i tërë truri juaj është i kyçur në proces. Në fakt, pjesë e asaj që e bënë aq të komplikuar për të kuptuar efektet e muzikës është se nuk ka ndonjë qendër të veçantë muzikore (në tru). Ashtu sikur edhe me të mësuarit dhe kuptimin e gjuhëve edhe muzika procesohet në mënyra të ndryshme: për shembull një pjesë e trurit dekodon tempon dhe zërin gjersa pjesët tjera futen në memorie dhe emocione. Nëse i bie ndonjë instrumenti truri juaj gjithashtu duhet të gjej se çka duhet bërë më duart tuja gjersa një pjesë tjetër e trurit përdoret për të lexuar notat në faqe.

“Unë mendojë se ka mjaft dëshmi që të themi se muzika ka fuqi të dobishme për trurin,” thotë Dr. Lola Cuddy, profesor emiretus ne Departamentin e Psikologjis në Queens University. “Por ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm.” Ajo e thotë këtë për shkak se ka pas mjaft pohime sensacionale rreth muzikës që tashmë janë diskredituar për shkak se nuk kanë mundur të vërtetohen shkencërisht (për shembull mendo për “Efektin e Mozartit,” i cili thuhej se të dëgjosh muzikën e Mozartit të bënë më të mençur).

Ashtu si sqaron Dr. Cuddy, ka disa dëshmi që sugjerojnë se fëmijët që marrin mësime muzike do të dalin më të mirë në disa teste – veçanërisht kur bëhet fjalë për lexim dhe koncentrim. “Po, ndoshta mësimet muzikore janë ato të cilat po mprehin ato shkathtësi” thotë ajo. “Natyrisht nëse dëshiron që fëmija juaj të përmirësohet në lexim dhe matematikë, ndoshta do të ishte më mirë t’i ndihmoje në ato lëmi, por ka ca dëshmi që tregojnë se është e dobishme t’i shtosh muzike mësimit.” Dr. Cuddy gjithashtu thotë se ka pasur hulumtime që tregojnë se njerëzit që kanë trajnim muzikor janë më të aftë të dekodimit të fjalimit në ambiente të zhurmshme.

Muzika, çmenduria dhe rehabilitimi

Është interesante por muzika mundet gjithashtu të luaj një rol të rëndësishëm në rehabilitimin e trurit dhe lëvizjes. Disa studime tregojnë se për shkak se muzika dhe kontrollet motorike ndajnë qarqe të përbashkëta në tru, muzika mund të ndihmoj në përmirësimin e lëvizjeve tek pacientët që vuajnë nga sëmunda Parkinson-it, apo të cilët kanë humbur lëvizjen si pasoj e sulmit në tru, e gjithashtu ndihmon edhe pacientët që kanë probleme në të njohur dhe folur pas sulmit.

Hulumtimi i Dr. Cuddy-t, i cili është përkrahur nga Fondacioni Grammy dhe Shoqata Alzheimer-it e Kanadës, fokusohet në pacientë që vuajnë nga çmenduria. “Ne kemi zbuluar se shumica e pacientëve me Alzheimer duken të kanë aftësi të njohin muzikën,” thotë ajo, duke përshkruar se si pacientët këndonin këngën që këndohej edhe atëherë kur nuk i njihnin të afërmit e familjes, apo kujdeset për veten. “Kjo ishte inkurajuese”, thoshte ajo, “për shkak se tregon se ne mund të përdorim muzikën jo vetëm për të pasuruar kualitetin e jetës të pacientëve por gjithashtu mund ta përdorim për t’i ndihmuar kujdestarëve të komunikojnë me pacientët e tyre. Ata mund të këndojnë së bashku apo të përdorin muzikën për t’iu qasur memories.”

Pse dëgjimi i muzikes është i mirë për ty?

Përfundimisht ajo çka dimë për trurin është vetëm maja e një ajsbergu të madh e të komplikuar pafundësisht. Me fjalë tjera dëgjimi i muzikes vë në funksion një rrjetë të madh e të komplikuar – një aset i vlefshëm kur bëhet fjalë për mirëmbajtje të shëndetshme të trurit për tërë jetën.

Nuk ka rëndësi nëse ka apo nuk ka dëshmi që muzika të bënë më të mençur pasi që është e çartë se muzika përmirëson disponimin tuaj dhe të ndihmon të relaksohesh që në anën tjetër të ulë presionin e gjakut dhe liron tensionin muskulor. “Muzika ka efekt shumë terapeutik,” thotë Dr. Cuddy. Pas sëgjithash, fundi fundit, muzika është për kënaqësi – dhe është diçka nga e cila mund të kënaqemi gjatë gjithë jetës. “Nëse dëgjon muzikë, gjersa je i ri apo në moshë të shtyrë, gjasat janë që ajo kurr më nuk të lë,” thotë Dr. Cuddy. “Njerëzit mund të brengosen rreth humbjes së memories por ne mund të them sigurt se muzika me gjithë gjasat do të mbetet përgjithmonë me ty.”

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.