Mënyra më e Shpejt e Humbjes Së Barkut

12
2946

si_ta_humbim_barkunSot ndihemi të turpëruar po që se kemi bel jo të theksuar ashtu si përshkruhet në këngë, filma e revista mode. E përveç dëmeve psikologjike që mund të kesh, dhjami i barkut është gjithashtu shkak i ndonjë gjendje mjekësore mjaftë serioze. Dhjami i barkut, apo dhjami abdominal, bart rrezik më të lartë shëndetësor se sa llojet e dhjamit në vendet tjera në trup. Sipas MayoClinic.com, ky dhjam rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Kështu që ia vlen të marrësh hapa drejt mënyrës më të shpejt të humbjes së barkut.

Si ta Humbim Barkun: Hapi i 1

Përshpejto shkrirjen e dhjamit duke eliminuar sheqerat e rafinuara nga dieta juaj. Ndërpre konsumin e deserteve, pijeve me sheqer dhe pastave. Kufizo konsumin e karbohidrateve të thjeshta. Zëvendëso ato me proteina dhe perime. Kufizimi i sasisë së sheqerit dhe produkteve nga niseshteja në dietën tuaj (pra në të ushqyerit tuaj) sinjalizon trupin tuaj të filloj të djeg dhjam barku në normë të përshpejtuar gjatë ushtrimeve.[wp-like-locker]

Hapi i 2

Humb barkun shpejt duke bërë ushtrime me intervale. Bëj ngrohje në biçikletë stacionare (të palëvizshme) apo makinë eliptike për 10 minuta. Rrit rezistencën në makinë (biçikletë apo eliptikë) dhe bjeri pedaleve po aq sa mundesh për 15 sekonda. Ule rezistencën duke e kthyer në nivelin e njejt me atë kur bëje ngrohjen dhe vazhdo kështu për 45 sekonda. Më pas menjëherë ngrite prapë rezistencën dhe vazhdo jepi pedaleve po aq sa mundesh prapë për 15 sekonda. Përsëriti këto intervale 5 herë kështu dhe përfundoje me 5 minuta ftohje, dmth të vazhdosh ngadalë për 5 minuta për tu ftohur. Trajnimi me intervale ngrit metabolizmin tuaj dhe ju ndihmon që shpejt ta humbim barkun.

Hapi i 3

Zvogëlo fryrjen e barkut. Shpejt zvogëlo madhësinë e barkut tuaj duke eliminuar mbajtjen e ujit dhe mbufatjen. Pi së paku 2 litra ujë në ditë dhe ha pesë shujta perimesh çdo ditë. Uji do të shërbej si diuretik natyral duke nxjerr jashtë ujin e mbajtur, që shpesh duket si dhjam. Fibra nga perimet që do hash eliminon fryrjen intestinale (zorrëve), që mund ta bëj barkun tuaj të dali jashtë (duket i madh).

ushtrime_barku_ngritja_kembeveHapi i 4

Tonifiko muskujt e barkut duke bërë ngritje këmbëve i kacavarur. Kap shufrën me duart të ndara nga njëra tjetra në gjerësi të supeve. Ngrit dhe mbledh gjunjët afër gjoksit dhe më pas ngadalë lëshoj poshtë. Bëj këtë katër herë nga 10 përsëritje. [/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

12 KOMENTET

  1. pershendetje,,nese keni mundesi te me tregoni per disa kokrra ,,mish i mbledhur qe i kam ne krah mbi berryl,, nuk me dhembin por jam bere merak jane me te medha se kokrra e lajthise dhe po shkojne duke u shtuar si numer.. nuk di as si ti quaj me emer qe te shkruaj ketu dhe te informohem per to.. ju faleminderit per pergjtigjje..

    • Mir Kimet, a ke lexu artikullin apo vetem se e ke shiku e drejt e te komentet ke zbrit posht me bo pytje? Lexo artikullin aty shkruan si te humbim barkun. Shendet dhe cdo te mire.

  2. Kam qen ne mbipesh dhe baz kshillave ejuaja une jom dopsu per 7kg por problemi eshte me kan mbet shum rrudha ne bark ne gjokse dhe vithe. Qka me kshilloni jom shum ne stres ju lutem me ndihmoni

Leave a Reply to adminCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.