Si ta Shmangim Depresionin

0
2163
Depresionin
Depresionin

Nuk gabohemi nëse themi se jeta në shekullin 21 po rrotullohet rreth një elementi që ka ndikimin më të madh tek ne dhe ajo është Teknologjia e Informacionit. Rrjedhimisht, kjo botë është bërë edhe më e shpejtë dhe një vend i vështirë për të jetuar. Të jetosh një jetë të shpejtë të mbushur me përpjekje ka bërë që njerëzit të preken nga një sëmundje mendore që është depresioni. Depresionin mund ta shkaktojnë shumë arsye, por mungesa e mundësive të fitimit, mbajtja e ritmit me botën dhe menaxhimi i kohës janë në krye të tabelave. Depresioni ndikon jo vetëm në vetë personin, por në mas të madhe ndikon edhe tek njerëzit përreth. Shoqata e Anxiety and Depression of America ka hulumtuar dhe gjetur se çdo vit gati 15 milionë njerëz u kapen nga Depresioni.

Kjo është një statistikë e tmerrshme. Pra, duke pas parasysh statistikat e tilla, duhet të ndërmerren hapa për të shmangur Depresionin. Dhe kështu pra qëllimi i këtij artikulli është që të lejojë lexuesin të ketë informacion në lidhje me ato hapa që mund të marrë për të mposhtur depresionin. Pra, pa vonesa të mëtejshme, le t’i shohim ato.

1. Ushtrimet e Rregullta Mundin Depresionin

Nuk ka rëndësi se për çfarë arsye kontaktoni mjekun tuaj të familjes, ai do t’ju rekomandojë që të bëni stërvitje rregullisht. Kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë rëndësinë e Ushtrimit për trupin tonë. Tani para se të kuptojmë se si ushtrimet na ndihmojnë ta ulim stresin dhe depresionin. Le të kuptojmë efektet e tij të përbashkëta në trupat tanë. Ushtrimi rrit temperaturën e trupit dhe kur djersa e trupit vjen në kontakt me ajrin, ajo prodhon jo vetëm një efekt ftohës, por edhe qetëson sistemin nervor qendror. Për më tepër, stërvitja u mundëson djegien e yndyrës shtesë në trupin tonë dhe lirimin e disa toksinave jashtë trupit. Pra, nëse dikush ndjen pa toksinë (helm) brenda vetës, kjo definitivisht do të zvogëlojë shkaktarin e agjentëve që shkaktojnë depresionin.

Nuk ka rëndësi koha e ushtrimeve, qëllimi kryesor është që të djegën yndyrat dhe depresuesit nga trupi juaj dhe të jetoni një jetë të shëndetshme.

2. Shkurto Kohën në rrjete Sociale

Studiuesit kanë zbuluar se mediat sociale janë një formë e varësisë. Vet keni mundur ta vëreni se tani njerëzit janë shumë më të lidhur me rrjeteve sociale në vend të jetës së tyre reale. Arsyeja është se përdoruesit e rrjeteve sociale rrisin prodhimin e një hormoni të quajtur Dopamine. Ajo lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e ndonjë sendi nga një njeri. Kjo sasi e tepërt e dopaminës mund të çojë që gjithashtu njeriu të bie në depresion.

Nuk këshillohet të ndërpritet tërësisht qasja ndaj rrjeteve sociale, por një person mund të zvogëlojë kohën e shpenzuar në rrjete sociale. Mundohuni t’i fshini të gjitha lojërat dhe aplikacionet e panevojshme të cilat konsumojnë shumë nga koha juaj. Kjo do të zvogëlojë prodhimin e dopaminës së tepërt në trupit tuaj.

3. Kushtoni rëndësi e lidhjeve tuaja

Siç kemi përmendur, reduktimi i përdorimit të rrjeteve sociale mund t’ju çojë në luftën kundër depresionit. Ndryshe nga kjo do të sugjerohej që të rrisni aktivitetet tuaja shoqërore jo në rrjete sociale por në jetën reale. Filloni të gjeni kohë për miqtë dhe familjarët tuaj për të shmangur depresionin. Nga hulumtimet të ndryshme është vërejtur se vetëm biseda me një person që është afër jush ballë për ballë në periudha të rregullta të ditëve mund të zvogëlojë stresin që përfundimisht zvogëlohet edhe depresioni. Për më tepër, zhvillimi i ndonjë hobi të ri të shëndetshme dhe marrëdhëniet me njerëz të rinj mund gjithashtu ti japin një nxitje të re mendjes dhe trupit tuaj.

4. Trajtimi i duhur

Nuk ka rëndësi nëse je një viktimë e vjetër e depresionit. Kjo nuk është një punë e madhe derisa të mos bëni ndonjë vizitë të duhur te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të vizitoni mjekun rregullisht për të përditësuar trajtimin tuaj. Mjeku do të ju përshkruajë ilaçin e duhur, si dhe një dietë që do t’ju ndihmojë të përballoni Depresionin.

Siç u përmend më lart, shumica e mjekëve sugjerojnë të bëjnë ushtrime të rregullta në mënyrë që të shmangen çdo lloj stresi, sidomos stresi kronik i cili në fund të fundit mund të bëjë që ju të jeni viktimë e Depresionit.

5. Hani Mirë, Flini Mirë, Përsërite

Një thënie e njohur thotë kështu

“Një trup i shëndetshëm mban një mendje të shëndetshme”.

Pra, mund ta shihni se të gjithë njerëzit e shëndetshëm që keni përreth aftë kanë një rutinë të rreptë dhe të përpiktë. Ata hanë mirë, flenë mirë dhe vazhdojnë të përsërisin rutinën e tyre të shëndetshme, duke u dhënë atyre një trup të shëndosh dhe mendje të freskët. Natyrisht, nuk mund të presësh që një mendje e freskët të shtypet ose të depresionohet nga ndonjë gjë.

Mjekët i kushtojnë shumë vëmendje një plan diete për çdo pacient. Nuk ka rëndësi se cila sëmundje ka prekur atë në atë moment. Ata përshkruajnë ushqim organik, fruta dhe perime. Për më tepër, ata i kushtojnë shumë vëmendje që pacienti të kenë një gjumë të duhur prej të paktën 6 deri në 8 orë për të pasur një mendje të freskët. Pra, përbërësit esenciale të këtyre artikujve ushqimorë të shoqëruar me gjumë të mjaftueshëm do të lënë një përshtypje të qëndrueshme në trupin tuaj dhe do t’ju lënë me asgjë tjetër pos një mendje të mirë, të freskët, të shëndetshme dhe pa depresion.

6. Mbaj shoqëri të mirë

Je mirënjohës dhe falënderues ndaj Zotit të plotfuqishëm nëse je prej atyre që keni keni njerëz të mirë dhe pozitivë në mjedisin tuaj. Arsyeja është se kur keni një shoqëri të mirë me njerëz shumë energjik dhe optimist, nuk mund të mundeni nga depresioni. Arsyeja është se nëse dikush është besnik ndaj jush, ai nuk do të jetë në gjendje të të shohë në depresion të rëndë ose stres. Ai do të vazhdojë të ju kërkojë që të ndani problemet tuaja me të në mënyrë që ai t’ju ndihmojë të qetësoni nervat tuaja. Arsyet e një qëndrimi të tillë të bukur të njerëzve janë se ata duan dhe kujdesen për ju dhe në mënyrë indirekte ata nuk do të lejojnë që depresioni të marrë një vend në jetën tuaj.

Për këtë qëllim, ju duhet të analizoni njerëzit në rrethin tuaj dhe pastaj duhet të filtroni (pra shmangni) të këqijtë. Hiqni dorë nga njerëzit që ju bëjnë të ndiheni keq për veten. Në mënyrë të ngjashme, duhet të shihni se nëse dikush po shpërndan thashetheme të gabuara për dikë tjetër, dije se ai nuk është një person i mirë. Me fjalë tjera nëse një shok/shoqe flet keq për një shok/shoqe tjetër në prezencën tuaj ai/ajo gjithashtu do flas keq për ty në prezencë të dikujt tjetër. Pra, shmangni të tillët nga jeta juaj.

7. Zvogëlo përdorimin e Alkoolit dhe Drogës

Siç u pa deri tani ky artikull i vë theksin aktiviteteve të shëndetshme. Në mënyrë të ngjashme, gjithashtu vë theks ti lëni aktivitetet jo të shëndetshme si konsumimi i alkoolit ose ndonjë drogë tjetër që shkakton varësie. Këtu përfshihen si: Marihuana, Kafeina, Morfina, Heroina e kështu me radhë. Në mënyrë të ngjashme, të gjitha llojet e pijeve alkoolike janë dërmuese për trupin tuaj.

Posa ato të ndikojnë në trupin tuaj, përfundimisht do të fillojnë duke ju viktimizuar nga sëmundje të tjera dhe të cilat gjithashtu mund të ju çoj në gjendjen e depresionit të vazhdueshëm. Shmangni përdorimin e tyre dhe kështu shmangni depresionin.

Burimi:
http://keepnaturally.com/

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.