Si Te Kemi Melci Te Shendetshme

Pëlqe & Ndaje
Mëlçia, nëse është e shëndetshme, shërben kryesisht si filtrues dhe është fabrikë procesimi për trupin tuaj. Detoksifikon substancat vdekjeprurëse dhe zbërthen eritrocitet e harxhuara. Përveç këtyre punë, ky organ gjithashtu sekreton lëngun biliar për fshikëzën e tëmthit. Kjo ndihmon në tretjen e yndyrave në zorrën e hollë. Përveç detoksifikimit, mëçia gjithashtu metabolizon proteinat dhe karbohidratet, Vitaminën A dhe substancat që janë instrumentale në mpiksjen e gjakut.

Nocione të Gabuara

Në industrinë e mirëqenies ka shumë pohime se mëlçia duhet detoksifikuar (ç’helmuar). Ata pohojnë se mëlçia juaj është bërë toksike dhe duke përdorë dietën e tyre të veçantë ju do ndihmoni që të pastroni mëlçinë tuaj. Fakti i kësaj pune është se melcia nuk ka nevojë të detoksifikohet sepse në vetvete është makinë detoksifikimi.

Nëse melcia nuk bëhet toksike atëherë çka bëhet? Epo, nëse mëlçia mbi-ngarkohet dhe nuk mund të largoj të gjithë materiet toksike, trupi juaj do të absorbon të gjithë këto kemikale të padëshiruara. Në fund, trupi juaj është ai që bëhet toksik.

Kujdesi Ndaj Melcise

Pirja e tepërt nuk i bënë mirë mëlçisë tuaj. Kur ky shokë i heshtur i trupit tuaj lëndohet apo sëmuret nuk ka se si të ankohet gjersa të bëhet vonë për ty. Kjo është për shkak se nuk ka nerv të veçantë për të krijuar alarm. Me fjal tjera ska se si të të tregoj se është lënduar apo sëmurë nga moskujdesi juaj!

Duke marrë një qasje të kuptueshme për tu kujdesur për mëlçinë dhe duke bërë disa ndryshime sjelljesh në mënyrën e të jetuarit tuaj, ju mund të zgjasni shëndetin e mëlçisë tuaj dhe të shmangni dëmtimin dhe sëmundjen e mëlçisë.

1. Shmang Alkoolin Krejtësisht Nëse Mundesh.

Qelizat e mëlçisë janë të vetmit entitet që mund të prodhojnë një tip të enzimave për të oksiduar në mënyrë efektive alkoolin. Mjerisht për ata që pinë shumë, mëlçia ka mjaftë enzime për të prosesuar vetëm një pije alkoolike në orë. Nëse do të pije disa pije alkoolike brenda orës, teprica e alkoolit do të qarkullojnë në rrjedhën e gjakut duke prekur secilin organ në trupin tuaj.

Kur pini shumë mëlçia vazhdon të punoj shumë për të prodhuar mjaft enzima për të procesuar atë. Nuk do të ketë kohë që të metabolizoj acidet yndyrore dhe kështu lejon që ato të akumulohen. Struktura qelizore e mëlçisë së një pijaneci është tejet e prekur përgjithmonë, po aq sa e humb aftësinë për të metabolizuar acidet yndyrore. Kjo është edhe arsyeja përse këta njerëz gjithashtu vuajnë nga mëlçia e dhjamosur. Nëse nuk mund ndalosh pijen krejtësisht atëherë kufizo atë duke filluar që sot dhe jepi rastin mëlçisë tuaj të rimëkëmbet (të kthehet në vete). Sidoqoftë, prapë po të them që të marrësh hapa drejt shmangies së alkoolit përgjithmonë.

2. Mos Konsumo Asgjë Që Mund Të Stresoj Melcine.

Melcia e njeriut mund të stresohet me marrjen e tepërt të pilulave apo medikamenteve. Mos u mundo të vet mjekohesh. Gjithmonë është mirë që paraprakisht të konsultoheni me ndonjë mjek për sasinë e medikamenteve që mund dhe guxon të marrësh. Nëse mëlçia stresohet atëherë nuk do të jetë në gjendje të absroboj si medikamentet ashtu edhe materiet ushqyese të rëndësishme.

Më ngadalë me kafe dhe pijet tjera të kafenizuara. Këshilla e përgjithshme është që të mundohesh të shkurtosh apo kufizosh sasinë e këtyre pijeve stimuluese sa më shumë që mundesh. Në vend të tyre, pi së paku 2.5 litra ujë të freskët çdo ditë. Kjo është më mirë për mëlçinë tuaj dhe shëndetin tuaj në përgjithësi.

Pirja e duhanit gjithashtu është e keqe për melcine tuaj për shkak se qelizat e mëlçisë duhet të zbërthejnë 80% të nikotonës në kotininë.

Kur të hani ushqime deti sigurohu që është mirë i pjekur. Nuk është mirë që të hani ushqime pjesërisht të pjekura sepse niveli i baktereve në ushqimet gjysmë të pjekura mund të jetë tmerrësisht i lartë dhe kështu mëlçia juaj duhet të punoj jashtë orarit për të mbyt këto baktere me lëngun e saj biliar. Mëlçia e juaj do të sëmuret nga ngarkesa e tepërt e baktereve. Në rastet ekstreme mëlçia do të lëndohet dhe kjo është ajo që e ndryshe e quajmë ceroza apo ceroze. Edhe ushqimet e kontaminuar mund të shkaktojnë komplikime tjera mbi mëlçinë dhe kështu ju mund të vuani nga Hepatiti A, B dhe C.

Ndërto Shëndetin e Mëlçisë Tuaj

Që të ndihmosh të forcosh dhe rindërtosh qelizat e mëlçisë tuaj ju duhet të mirëmbani një dietë të shëndetshme. Me fjalë tjera ju duhet të kujdeseni në të ushqyer. Që melcia të kryej punën e detoksifikimit i duhen vitamina, minerale, amino acide dhe fotokemikale. Melcia e shendetshme në mënyrë efektive merr kemikalet toksike dhe i shndërron ato në radial të lirë më pak të dëmshëm. Sidoqoftë, nëse trupi juaj ka shumë prej këtyre radikalëve të lirë, qelizat e trupit tuaj, duke përfshirë këtu edhe ato të mëlçisë, do të dëmtohen.

Ndëgjo këshillën e përgjithshme – ka shumë pemë dhe perime që janë tejet të pasura me fitokemikale, selenium, vitamin C dhe Vitamin E. Ha më shumë domate të gatuara e këtu përfshihet edhe sosi shpagetës e gjithashtu edhe ketqapi (ketchup) kështu që trupi juaj të marr nivelet e larta të licopenit. Karotat, papaja dhe frutat tjera që kanë mjaftë beta karotene janë të fortë me antioksidant.

Për ti ndihmuar melcise tuaj ju gjithashtu keni nevojë për vitamina B sikur acidi folik. Tiamine, që është Vitaminë B1, mund të gjendet në produktet nga drithëra të plota, fasulet, soja, bizele, mish pa dhjam dhe peshk. Riboflavin apo Vitamina B2 mund të gjendet në vezë, arra, perime me gjethe të gjelbërta dhe produktet e qumështit. Niacin apo Vitamin B3 gjendet në mish të shpezëve, peshk, mish të kuq pa dhajm, vezë dhe arra.

Siç e sheh të gjitha mineralet dhe materiet ushqyese të rëndësishme gjenden në produktet e zakonshme. Kështu që nëse mbanë një dietë të balancuar ju do të jeni në gjendje të furnizoheni mjaftueshëm me vitaminat dhe mineralet esenciale që të keni mëlçi të shëndetshme.

Shfleto duke klikuar mbi shigjeta

Informohu i Pari, merr lajmet shëndetësore si kjo dhe tjera drejt në email  - Regjistrohu
Nuk je vet, edhe 5000+ tjerë janë pjesë e sherohu.com dhe lexojnë atë që shkruhet këtu. Plus, do marrësh FALAS dhe  librin!

Comments

  1. dorianloli says

    kam dhimbje te shpeshta barku ne krahun emajt dhe nuk e percaktoj dot se cfare kam a mund tme thoni ju ju lutem

    • says

      As ne smundemi, mund te jet gjithecka dhe asgje, keshtu qe ben mire te vizitos mjekun qe te mesosh me shume.

  2. albi says

    sa eshte maximalja e transaminanzave dhe kur dhemb melqia cfare do te thote . a mos ndikon hepatiti b dhe sa i rende eshte ai

  3. erion says

    Prsh! Ju lutem me ndimoni me keshillen tuaj.une kam kaluar hepatitin b ne fshehtesi dhe tani me ka kapur melcine dhe kam disa mpiksje gjaku kam mar kure 1 muaj pore akoma me gacmon me there vazhdimishte te lutem si munde te veproj?

    • says

      Erion, nuk mund t; jap këshilla kuturu prandaj po të sugjeroj të vizitosh mjekun, atje pas kontrollit i bënë këto pyetje dhe do gjesh përgjigjen. Vetëm pas një kontrolli dhe analize do mund të jepet këshilla e duhur. Shëndet dhe çdo të mirë.

  4. bea says

    mi
    nje pyetje kam mamaja ime ju esht zmadhuar pak melcia dhe ka probleme me gjakun mpikset gjaku por me kan then me bimen aloravera po te pi munt tikaloj

  5. beni says

    Kam nje pyetje a ka ndonje problem per shend nese e mar vaksinen per mrojtjen nga hepatiti B

  6. barija gjermani says

    melqijen e kam te ritur ggt 304 nuk perdori kurgja barna per melqi e kam boe biopsin me ka dal vetem e ritur nuk kam asnji lloj hepatitisi.
    e vjetmja gj eshte qe banra per depresin e ato jan citalopram al 30 mg,moclobemid neurapharm 300mgnji e gjyss tablet ne mengjes kurse kurse citalopram nji gjysm ne bramje,mar edhe bisopralol 5-1a pharma gjys ne mengjes e gjys ne mberamje.ju lutem me shkruni si eshte puna e ime me melqi.ju falemderit shum.respekt per ju qe na ndimoni

  7. toni says

    Me fal kam prap nje pyetje per hepatitin A ket virus a mund ta mer dikush nga un edhe pas sherimit edhe peshoj pak a eshte problemi i melqis diqka flm

    • says

      Kur te sherohesh plotesisht ma nuk ka se si ta marri dikush nga ti sepse as ti nuk e ke… vetem se duhesh te kontrollohesh cdo 6 muaj te shohesh se a je sheruar plotesisht apo akoma jo. Shendet dhe cdo te mire.

  8. toni says

    Pershendetje kam ber disa analiza vitin e kaluar dhe kan rezultuar me hepatit a.un nuk e di se kur jam prek nga ky virus a esht rrezik qe tash dikush nga familja ta mer ket smundje nga une edhe pse tash jam mire vetem se me rezulton ky virus flm.

    • says

      Mund te ju tregosh te familjes se nuk ngjitet me prekje, kollitje apo teshtitje, tregoju se do te behesh i kujdesshem dhe per te parandaluar perdor peshqir per fshirje duarsh dhe trupi pas larjes vetem per vete, en te veqant qe vetem ti e perdor per tu ushqyer dhe i pastron vet ato. Per shumicen e te prekurve Hepatiti A vetvetiu largohet dhe nuk shkakton probleme tjera shendetesore sikur llojet virale tjera te Hepatitit. Keshtu qe mundohu te ushqehesh me nje diete me plote pem e perime, ushtro shumicen e diteve te javes dhe pusho mire (bej gjume te mire) qe te zgjohesh i pushueshem. Shendet dhe cdo te mire.

  9. timo says

    perpara 6 vitesh rrezultova me hepatit b,mora mjekim 4 vite me baroklud.shkoje ne cdo 6 muaj tek mjeku per kontroll.kam 2 vite qe jam i paster.por kame mulcine e dhjamosur.ju lutem si te luftoje te ta largoje dhjamin?flm

    • says

      Timo, vaji i peshkut dhe drithrat e plota ndihmojn ne largimin e yndyres, yndyrat qe gjenden ne arra, peshk dhe fara edhe kjo ndihmon. Përdor gjithashtu sumplement nga qumeshti i gjembaçit (thistle milk) sepse edhe ky është treguar në studime i suksesshëm për largimin e dhjamit të mëlçis. shëndet dhe çdo të mirë.

  10. Dita says

    Pershendetje kam baban 61 para 4 viteve ka qen teper keq padni tervenimit ne zemer ka pas qrregullime me melqi tash e at kohe perdor zeffiks limavudin por hepatiti B rnde eshte prezent dhe nuk ka mbrojtr organizmi nga virusi per momentin po ndihet mir transaminazat stabile por une kurr nuk rahatohem se nje dite behet imun orgsnizmi ngs terapia dhe ma nuk ndimin asgje

    • says

      Dita, ky medikament Zeffiks perdoret per ta kontrolluar Hep B, por nuk eshte vertetuar se mund ta sheroj, prandaj gjeja e par qe ju sugjeroj juve qe jeni rreth babait eshte qe te vaksionoheni me Hep B vaksine sepse te gjithe ju rreth ti jeni ne rrezik, kuptohet nese akoma nuk e keni bere kete. Dhe edhe pse ai perdor kete ai prap mund ta kaloj kete semundje tek gruaja e tij me an te mardhenieve seksuale. Ne raste te tilla rekomandohet te perdoret preservativi. Funksioni i mëlçisë duhet të monitorohet çdo 3 muaj, dhe sasia e virusit Hep B në gjakë duhet të kontrollohet çdo 6 muaj, e gjitha kjo gjersa merr Zeffiks. Perdorimi i gjate besohet se e bene virusin Hep B imun dhe per ata po te sugjeroj qe ti besh keto kontrolla si thash më lartë. Shëndet dhe çdo të mirë.

  11. esma says

    shoku im ka pas zverdhje,eshte diagnostikuar qe ka pas hepatit B si te sillemi ne ne familje,si te vije deri te normalizimi i melqise se tije,ai tani ushqehet mire perkundrazi diteve tekaluaraqe ska mund ta shof ushqimin

    • says

      esma, ju duhet te kojduseni qe te haj ushqimet qe jane te shendetshme per melcin dhe shendetin e tij, ta perkrahni dhe ndihmoni per ckado qe ka nevoj. Nese eshte Hep B akut ateher mund te sherohet plotesisht, por nese eshte Hep B kronik atehere nuk ka sherim te plote por kjo gjendje menagjohet me medikamente. Bisedoni me mjekun e juaj se cilat medikamente ti perdor dhe se si te kujdesni me mire dhe si te ruheni ju qe mos te semureni/infektoheni. Shendet dhe cdo te mire.

    • esma says

      Une prap po pyes thash qe e kam shokun me hepatit ju lutem me tregoni cilat ushqime jane te nevojshme per kete faz flm shum per ndihmen

  12. Toni says

    Mua me jan zverdhur syt
    The se kjo vjen
    Nga melqia uij I holl
    Ka marr ngjyr portokalli te erret
    Trupi asht zverdh
    Qfar mendoni juve
    Apo me sakt
    Qfar me sugjeroni

    • says

      Po mund te jet thjesht ftohje dhe asgje me shume por un nuk mund ta di saktesisht prandaj te sugjeroj te vizitosh mjekun.

  13. says

    e kam nje problem jo me melqin por djalin e kam 16 vjeqar dhe thekson qe qdo mengjes me vjen per te vjellur por me pastaj posa te zgjohet i kalon a mundeni te me ndihmoni se ku eshte problemi

    • says

      Ardita, nuk mund ta dije nga i vijë kjo ndjenjë prandaj bëni një vizit mjekut e atje besoj se do ta kuptoni me mirë. Kuptohet kjo mund të jetë si rezultat i ndryshimeve që ndodhin tek ai pasi është në moshën e pubertetit dhe ka ndryshime. Në rastin time kur isha në këtë moshë kisha mjegullim të pamurit dhe dhimbje kohe pasi kalonte kjo. Shëndet dhe çdo të mirë.

  14. says

    faliminderit shum po desha edhe nje pytje te me keshillosh qka te bej e bardh e syve po me rrin sari kam ber analiza me kan then nuk esht hepatit po shpretka e zmadhuar qka te bej qe e bardh e syve te pastrohet ju lutemi me dergoni me shum rrespekt bimi

    • says

      Bimi, at ngjyr nuk mundesh ta largosh ashtu si ti po mendon sepse ajo sigurisht qe vije nga problemi qe mund ta kesh me shpnetk.

  15. says

    pershendetje , jam 18 vjeqar pse po me rrijn analizat e larta birublinat edhe shpnetka e zmadhuar. Ju Lutem me dergoni. Faleminderit.

    • says

      Shpnetka e zmadhuar nuk do te thote gjithmon se ke ndonje problem, thjesht mundet me qen zmadhin nga puna e tepert (hiperaktive). Shpnetka e zmadhuar mund te jet si shkak i infesioneve, cirrozes dhe semundjeve tjera te melqis, semundje te gjakut te karakterizuara me qeliza abnormale te gjakut, probleme me sitemin limfatik, apo edhe gjendje tjera.
      Une po besoj se keto analiza nuk i ke bere veq perqef pa te keshilluar ndonje mjek, nese nuk je keshillu te sugjeroj ta besh kete, eshte veshtire te japesh udhezime pa ditur historin tuaj te ksaj gjendje. Ju uroj shendet dhe cdo te mire.

  16. bernard says

    kam pire 20 vjet alkol po kam 2 vjet qe nuk pi si me pare tani pothuaj e kam lene kam therje ne anen e djatht mendoj se kam melcin po nuk kam deshire te shkoj te dr mund te rehabilitohet me ushqimet qe ju thoni me kan thene qe hirrra e djathit eshte dor me nji respekte

    • says

      Se pari te uroj per vullnetin qe ke per ta lene alkoolin teresisht, eshte vertet veshtire por vetem nje vullnet i madh e arrine kete. Mund te perdoresh ushqimet qe jane cekur ne kete artikull, por une prap te sugjeroj te besh nje kontroll ngase nuk e di gjendjen. Me mire eshte te perballesh me kete tash sesa te te godas pa pritmas.

    • says

      Zmadhimi i melqis nuk eshte semundje. Eshte shenj i ndonje problemi tjeter. Eshte mire te vizitosh mjekun e te shohesh arsyen sepse keshtu nuk mund ta dijme.

  17. diana says

    pershnedje jam operuar per te dyten her ne melqi tash e kam hekur nje pjes te melqis sepse kam pasur cista qka duhet te ushqehem per ta riparuar melqin

    • says

      Diana, nuk mund ta dijme me siguri nese do te perseritet, kete nuk e di, por mund te them se te fillosh te ushqehesh me fruta e perime e me pak ushqime te zakoshme me shume yndyra, te pish uje me shume se sa ke pire deri tani, te ndihmon ne sherim e gjithashtu edhe qe kurr te mos perseritet.

  18. Arben says

    i lexova te gjitha keto..! kemi nevoj per mesim.!
    po prej ushqimit, demtohet dhe ke dhimbje apo
    po a mundet ta furnizoj gjakun melqija qe te jetë ne qarkullim.!
    si mos te qarkulloje gjaku ke dhimbje dhe qet ngjyr te sarit.! ata te keqe.! sepse esht e demtume. si mundet te ndalet kjo dhimbje a kemi ndonje pergjigje ju si mjek.! apo me shkruani ne email.

    • says

      Abrila,
      Varet per shka eshte e ajur, mund te jet thjesht infeksion qe largohet me medikamente dhe sherohet.

  19. blerim says

    un siq kam dexhuar qumshti i bletes esht me i preferuari per ata qe kan probleme me shtatzani ju kisha than qe ta perdorni te 2 pernjeher dhe ma merr mendja qe me ndihemen e allahut qe do tju gezoj me nje thmi tung klm

Pyet dhe Komento këtu