Si Te Kemi Shtatzeni Te Shendetshme Ne Menyre Natyrale

56
3148

shtatzani e shendetshme

Sherohu.com – Ashtu sikur nënat që sakrifikojnë gjëra gjatë jetës së tyre vetëm për ti përmbushur kërkesat e fëmijës së saj, njashtu edhe trupi i nënave ndan (sakrifikon) materiet ushqyese esenciale për të ofruar shendet dhe rritje të foshnjës së sajë.

Fatkeqësisht, dietat për shtatzëna janë shpesh shumë të mangëta nga aspekti ushqyeshmëris saqë edhe sakfrifica nuk garanton ushqim adekuat për foshnjë e palindur. Fatmirisisht, janë disa këshilla që nëse iu përmbaheni gjatë shtatzenise, ndihmojnë që si nëna ashtu edhe foshnja të mbesin të shendetshem dhe vital!

Më poshtë keni listën e Dr. Teitelbaum që të siguroni një shtatzeni të shendetshme. Përfshine rekomandim në ushqim, vitamina, minerale dhe këshilla tjerë të zakonshëm që mund të ju shpien të keni dhe të kaloni një shtatzani më të lumtur, shendetshme dhe vitale.

Zink

Sasia e pamjaftueshme e zinkut është mungesa më problematike në shtatzeni. Zink është i domosdoshëm për dy arsye: rritje normale dhe për zhvillim të shendetshem të sistemit imunitar të foshnjës. Studimet sugjerojnë se sasia e pamjaftueshme e zinkut ndoshta shkakton edhe mangësinë e sistemit imunitar në gjeneratat e ardhshme. Sigurohu të marrësh 15 miligram në ditë në dietën tuaj, që mund të sigurohet nga ushqimet me shume protein si mishi dhe fasule.[wp-like-locker]

Acid Folik

Është e domosdoshme të marrësh acid folik si para shtatzenis ashtu edhe gjate shtatzenise që të ndihmosh të sigurosh zhvillimin dhe të parandalosh defektet e lindjes. Acidi folik eshte prezent në perimet me gjethe të gjelbra. Grat duhet marrin së paku 400 deri 800 IU (Njësi Ndërkombëtare) ne ditë.

Magnezi

Mungesa e magnezit është rutinë në diten (menyrën e ushqimit) të sotëm dhe se mund të rris mundësinë e shtypjes se larte te gjakut dhe krizës gjatë shtatzenise, një gjendje që ndryshe njihet si eclampia. Për të parandaluar këtë merr 200 miligram magnez. Dritherat e plota, perimet me gjethe gjelbera sikur edhe arrat janë burim i mirë i magnezit. Me marrjen e sasis së mjaftueshme të magnezit ndihmon që gjithashtu të zvogëloni gerqet e këmbëve si dhe kapsllekun që shpeshë përjetohet gjatë shtatzenise. Përveç tjerash magnezi është vital edhe për 300 funksione tjera të trupit dhe në mënyrë të përgjithshme ndihmon që ju të ndiheni shumë më e shendetshme.

Vitaminat B

Këto janë të domosdoshme për energji, kthjelltësi mendore dhe për parandalim të depresionit. Vitaminat B gjithashtu janë zbuluar të përmirësojnë komplikimet e lidhura me shtatzëni sikur diabeti gestational. Shendeti i atyre grave që vuajn nga ky llojë diabeti mund të përmirësohet dukshëm me marrjen e 200 miligram të Vitamines B6, por ju lutem mos harroni se VETËM nenat që zhvillojnë diabet gestational gjatë shtatzenise duhet të marrin këtë sasi të lartë të vitaminave B dhe se duhet ta zvogëlojnë nivelin e konsumit në 100 miligram në ditë në muajin e fundit të shtatzenise. E sa për të gjitha ato tjerat që shpejte do bëhen nëna, merrni rreth 25 deri 50 miligram në ditë të Vitaminave dhe më shumë vitamin B12 për funksion normal nervor.

Vaji i Peshkut

Truri i njeriut është i bërë kryesisht nga DHA, një acid yndyror esencial që gjendet në peshk. Ndoshta për shkak të kësaj është ajo thënja e moçme ‘peshku është ushqim i trurit’. Sidoqoftë, mangësia e DHAs është e zakonshme dhe se është kritike që grat shtatzena të marrin sasin e mjaftueshme të vajit të peshkut kështu që foshnja e tyre mund të zhvilloj inde të shëndetshme dhe optimale të trurit. DHA gjithashtu mund të zvogëloj depresionin pas lindjes. Fatkeqësisht administrate amerikane e ushqimit dhe barnave ka brenga për shkak të niveleve të larta të merkurit që gjithashtu gjinden në po të njëjtit peshq (peshku salmon dhe peshku ton), këta dy kanë nivelet më të larta të këtyre vajrave. Kështu që bëni kujdes që mos ta teproni me vaj peshku.

Kalciumi

Grat shatzena duhet që të marrin 1500 miligram kalcium në ditë plus 400 deri 600 njësi të vitaminës D. Më së miri është që të merrni kalciumin gjatë natës (ndihmon gjumin) në formë të lëngshme, pluhurit apo edhe përtypëse. Shumica e tabletave të kalciumit janë thjeshtë shkumës dhe nuk zbërthehen mirë në stomak, dhe kështu nuk absorbohen si duhet. Secila gotë e qumështit përmbanë rreth 400 miligram kalcium.

Hekur

Rreth 18 deri 36 miligram te hekurit në ditë është i dobishëm. Interesant mund të duket por mungesa e hekurit nganjëherë mund të shkaktoj infertilitetin.  Kurse grat shtatzena që nuk marrin mjaftë hekur janë në rrezik për anemi, plogështi, memorie të dobët dhe funksion të zvogëluar imunitetit.

Uje

Sigurohu që të pish shumë ujë. Kur je shtatzene, vëllimi i gjakut mund të rritet për 30 përqind dhe se është shumë e lehtë të dehidratohesh. Nëse goja apo buzët të janë thar, pi ujë më shumë! Kripa e mjaftueshme është gjithashtu e dobishme që të parandalosh dehidrimi (më pakë nëse ke probleme me mbajtjen e lëngjeve).

Kontrollo Tiroidet

Miliona gra kanë hipotiroidizëm të pa diagnostikuar, që është përgjegjës për 6% të dështimeve dhe se është i lidhur më paaftësitë në të mësuar kur fëmija lind. Trajtimi i tiroidit është si i sigurt ashtu edhe i lehtë gjatë shtatzenise. Sa më heret që trajtohet aq më mirë. Në momentin që kupton se je shatzene apo po provon të ngelesh shtatzene, bej analiza gjaku per TSH për të shikuar tiroidin tuaj. Shumica e mjekëve akoma nuk e dinë se TSH duhet të jetë ndër 3 përndryshe juve ju duhet trajtimi, kështu që shikoj rezultatet vetë.

Gjërat Që Duhet Shmangur

Disa vërejtje për gra shtatzena: mos merr më shumë se 8000 njësi të vitamines A në ditë. Dhe mos merr pjese në çka do që ngrit temperaturën e trupit tuaj lartë (vaskë të nxehta, saunat apo dhomat me avuj). Këto janë implikuar si të mundshme në rritjen e rrëzikut për defekte në lindje. Shumica e grave shtatzena janë, natyrisht, gjithashtu të vetëdijshme se duhani, droga dhe alkooli duhet të shmangen gjatë shtatzenise. Ushtrimet, në anën tjetër, janë parë të jenë shumë të dobishme dhe kanë rezultuar në foshnja dhe nëna të shëndetshme.

Keto pra ishin top 10 keshillat per shtatzeni te shendetshme.

Updated: 28 Shtator 2013[/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

56 KOMENTET

  1. Ju pata shkruar dhe nuk me kthyet pergjigje.Mua mu nderpre shtatzania dhe u detyrova ta heq.Doktori me tha se nuk e dime arsyen e nderprerjes,por mua me ben per te dyshuar se mbasi e kuptova se isha shtatzen me kapi infeksjon ne vete dhe u shperlava me kamomil por nuk me kaloj per 10 dite dhe mbasi me kaloj me erdhen perjodat e bardha me copa dy dite mbas ktyre pata gjakderdhje shume pak.A munde te ket qen ky shkaku qe mu nderpre shtatzania???Ju lutem ma ktheni nje pergjigje se jam shume e fiksuar qe te dij arsyen.Flm

    • Aferdita, mund te supozohet se infeksioni ka luajtur rol ne abort por sa eshte kjo e sakt nuk mund te dihet. Shpesh nuk dihen shkaqet e abortit, mendohet se trupi vetvetiu vendos ta nxjerr jashte frytin pasi qe njeri nga shuma hapat e procesit te shtatzanis nuk shkon si duhet. Si keshill per herat e ardhshme sigurohu qe nuk ke infeksion as ti e as burri para se te provoni shtatzanin. Shendet dhe gjith te mirat.

  2. Pershendetje un kam nje djal 3vjet e gjys dhe kam qen tash nje vit shtatzan dhe kam obortu 22 jav tash mbas nje viti te abortit jam shtatzen jam 6 jav mirpo nuk mi hiqet frika se mos po abortoj prap tash jam duke perdorur tableta normal acid folik nje her ne dit edhe jam duke perdorur ket tablet Duphaston po nuk po mun ta di se per qfar eshte se letra udhzuse eshte ne gjuh tjera qfar eshte kjo tablet dhe a eshte e rrezikshme eperdor dy her ne ditje mirpo shum po kam frik se mos po qelem posht se me ngacmon shum kolli e sirupat nuk mundem ti pij se i kthej te lutem ma kthe nje pergjigjje

    • Pershendetje Dona, edhe pse pak von po pergjigjem shpresoj se arrin ta lexosh. Nuk ke pse brengosesh se me emer te zotit gjithcka do shkoj mire, ato tableta jan hormone dhe nuk ke pse brengosesh per ti pire sese jepen per te ndihmuar qe ta mbash shtatzanine sidomos ne tre mujorin e pare. Shendet dhe gjithe te mirat.

  3. Dija
    Pershendetje dr jam 39 vjeqare jam martu që 9 vjet s’kam fmij deri Tani mjekt me thoj që me bet laparaskopin e bena Tani me than me hjek vezoren e djatht e hjeka se me than ësht e lënduar.dr tash me thojn Vetm me ivf mundesh ësht mundesi a e fundit.por mundesi s’kam me ivf.Ju lutem doktor a mundem të mbes shtatzan me një vezor.

    • Sadie, mundesh te mbetesh shtatzee edhe me ni vezor por eshte pak ma e veshtire sepse ndoshta nje muaj prodhon ve kurse ne tjetrin nuk prodhon e keshtu e ke me te veshtire. Pervec tjerash varet dhe sa te shendetshme e ke vezoren tjeter qe do te thote nese eshte ne gjendje te prodhoj vez cdo muaj. Keto gjera plus shendeti seksual reproduktiv i burrit ua bejne me te veshtire te mbetesh shtatzene. Po pate mundesi provo IVF. Shendet dhe suksese.

  4. ju lutem doktorr me tregon a mund te jemshtatzane nje dit para dates me kan ardh pak si shenje gjaku shum pak shenja shtatzanise kam vjellta dhimbje ne stomak kur ha ushqim me dhemb stomaku urinoj shpesh erat i ndjej bera kontroll te mjeku kam 16 dite qe ka kau ato doktorri me tha qe nuk je tha ndoshta je shpejt e nuk dalloj gje ju lutem a mund te jem shtatzane se dua te mbes shtatzane pasi para 6 muajsh kam pas abort 2 muajsh ju uroj qdo te mire dhe flm per pergjigjet allahu te ruajt

    • Bledi, ndoshat ka qen pak heret qe mjeku te ket mundur të vërej diçka prandaj të ka thënë se nuk je shtatzënë, përndryshe ke të gjitha shenjat që do të thotë se mund të jesh shtatzënë. Nëse je apo nuk je askush nuk mund ta thotë me siguri, por tash mund ta bësh testin e shtatzanis në shtëpi dhe besoj, duke u bazuar në këto shenja që ke, se do të dal pozitiv. Shëndet dhe suksese.

  5. Mirmrama jam shtatzane tash shpetj.por kam frik,se para ni viti kam pas Abort ne mujin e 5. Shkaku uji mu ka dal,Amun mem ndodh apet ,Amn mem njoftu diqka rreth gjendjes teme qi Mus me perjetu apet tkalumen mu pres me pa durim,,

    • Esa vetem pse ka ndodh njeher nuk do te thote se prap do te ndodh, sidoqofte askus nuk mund te te garantoj e gjitha qe duhet besh eshte te vizitos mjekun pak me shpesh per ta percjell gjendjen dhe keshtu besoj se gjithcka do te jet ne rregull dhe do ta qosh shtatzanin deri ne fund. Uroj shendet dhe cdo te mire.

  6. pershendetje jam blerta ikom pas mostracjonet me 3 shkurt ma sikam ikom ba testin mka dal pozitiv po kam dhimbje ne mes shpines dhe lodhje ju lutem tregomni amund te jem shtatzan

    • Blerta, sipas gjitha gjasave ti qenke shtatzene… periodat nuk te kan ardh, dhembje shpine ke, testi te ka dal pozitiv, pra te gjitha shenjat i ke qe tregojne se je shtatzene. Uroj shendet dhe cdo te mire per ty.

  7. deshta te pyes jom 1 muaj e 11 dit shtatzen kjo esht shtatzania e par per mua dhe kam dhimbje barku por jo te shpeshta urinoj shpesh vetem dua te kem nje shtatzani sa me te shendetshme .

    • Vlora, keto jane te zakonshme gjat muajve te pare te shatzanis, sidoqofte, sa her qe ndjen se nuk po ndihesh mire per nje kohe te gjate apo ke dicka qe je e dyshimt se mund te ket ndonje problem te sugjeroj te vizitosh mjekun e atje e kupton me mire. Shendet dhe cdo te mire.

  8. tung nga linda jam shtatzan ne muin e 6 po kam shum shqetsime pse beba sme leviz nermal veq pak si shej ne fund te barkut kur jam kan ne qiken shtatzan me levizke shum sikur gjarpen ky fmij tash sme leviz qka mundet te jet kjo aesht fij i rehatshem apo si mund te jetkjo kur jam kan te mjeke me ka than shu mir esht ne ultrashall levize nermal ju lutem me tregoni tung

    • Perderisa mjeku gjate kontrolles me ultraza ju ka thene se gjithcka eshte normal ateher nuk ke cka brengosesh, thjesht ky femij eshte me i qete se i pari.

  9. pershendetje mendoj se kam mbet shtatzen kam marje mendsh dhe disa here te perziera,gjithashtu kam urinim te shpesht shkoj shum shpesh ne tualet por frika ime esht se kur kam bo testin para nje jave me ka dal negativ.a jam shtatzen?ndihem sikur jam po nuk jam e sigurt qe kur kam bo testin dhe per gjekun zero negativ a ka mundsi te vijn menstruacionet gjate shtatezanis se heren e pare qe kam qen shtatzen me kan ardh 2muajt e par.dhe kete muaj me kan ardh po kam shenjat e shtatzanis.do doja nje pergjigje se jam shume e shqetsuar.

    • Ola, ti ke shenjat e shtatzanise por shume prej ketyre shenjave ndodhin edhe para kohes se menstruacioneve. Ka mundesi te vijn menstruacionet ama ato jane te pakta, vetem disa pika, nese ke shume atehre duhet te vizitosh mjekun. Mos u shqeteso, nese je shtatzene do e kuptosh, te sugjeroj ta vizitosh mjekun gjinekologe se edhe ashtu sugjerohet vizita e mjekut kur provoni te mbeteni shatzane dhe kur nuk ju vijne menstruacionet ne kohen kur i prisni. Ju pershendes dhe uroj cdo te mire.

  10. pershendetje!deha te dija kur i kam ditet e evolimit.cikin e kam cdo 25 dite duke quajtur te pare diten e pare te ciklit.apo nuk numerohet keshtu?faleminderit.

  11. tung tung ju pershendes kosovarja, kisha me ju pyt se pari jam 40 vjeqare po kisha pas deshir te di a kam xhasa te jem shtatzane se une momentalish nuk perdori asxha kunder shtatzanis qe prej 14 viteve une skam lind kam tre femij por me heret kam pas deshir te lindi edhe nji deshira ime ka qen te kem edhe nji pa mar parasysh se qka asht por skam mujt me lind ma as te jes shtatzan , por kam qen te mjekja ime gjinekologja dhe me ka than ski nevoj me u rujten hiq po qe jet shtatzan ajo asht suprajz shum i madh dhimta skam hiq sperdori kurxha hiq po veq a munet me ndodh qe te jes shtatzan flm e pres perxhixhjen .

    • kosovarj, nëse gjithçka është në rregull me shëndetin tuaj atëherë edhe mund të mbetesh shtatzënë por duhet të mundohesh të ja qëllosh. Kur them të ja qëllosh mendoj të kesh marëdhënie atëherë kur e ke kohën e ovulimit. E koha e ovulimit është mesi i ciklit menstrual. Tash nëse ke cikël 28 ditësh atëherë ditët kur ti mund të ja qëllosh të mbetesh shtatzënë janë dita e 13,14,15,16 e ciklit. Dita e parë, e njashtu edhe e fundit, e ciklit është dita kur ju vijnë menstruacionet.

      Shëndet dhe suksese për ju.

  12. Pershendetje,une e kam perioden ne cdo 21 dit ovulimit a duhet te jet 13,14,15 per dites te par te periodes,dhe a duhesh ta provosh ne cdo dit d,m.th 13,14.15 pres pergjigjjen.

    • Shkurta, jo ti ke cikel te shkurter dhe tek ti ovulimi duhet te ndodh me heret, perafersisht ne diten e 10 dhe 11 nga dita e pare e periodave. Nuk eshte e domosdoshme te provosh per cdo dite sepse spermadozoidet mund te jetojne deri ne 3 dite perbrenda dhe nese gjat asaj kohe ju keni ovulimin atehere edhe shtatzenia duhet te filloj. Te pershendes.

  13. doktor a egziston mundesija qe te mbetesh shtatzen me te paren her,dhe a pengon sekreti mestracionet e bardha per te ebr femije.

  14. pershendetje jam prap tinna e kam ba nji test vet ne shpi e tjetrin e kam ba te mjeku e kam rezultatin pozitiv qe do te thot se jam shtatzane diku 6 jav tash.mirpo tash mjeku me ka than se duhet ti baj prap analizen e urines dhe gjakut e tani pas 10 jave ekografin.jetoi jasht mirpo une nganjidite ndjej dhembje ne fund te barkut nga te dyja anet , dhembje shpine dhe dhimbje koke shpesh here
    a jan normale keto gjana sepse nuk e di ketu sistemi i mjekimit po me duket me ndrydhe nga qe jemi mesuar edhe pse kjo asht shtatzania e pare per mua.

  15. pershendetje dhe faleminderit per keshillat tuaja.une kam nji muja qe po provoj te mbetem shtatzane dhe tash me daten 6 zakonisht me vijm menstracionet mirpo tash me jan vonuar dhe shenjat me jan ashtu sikur mund te parashikohen per nji shtatzani si marrje mendesh te vjella para nji jave mbas qdo ushimi qe konsumojsha e dhimbje barku mirpo per qudi tash nuk kam te vjella mirpo kam lodhje ne gjith trupin ndjej si dhembje.ju lutem qka me rekomandoni te bej.ju pershendes.

    • tinna, gjithmon pasi te vereni shenjat se mundesh te jesh shtatzene rekomandohet te vizitohet gjinekologu. Ai apo ajo pas kontrolles do ju pershkruaj vitamina prenatale qe ju ndihmojne te keni shtatzeni te shendetshme. Keshtu pra te sugjeroj te vizitosh gjinekologun. Te pershendes dhe uroj cdo te mire.

  16. pershendetje kam pas menstruacionet me 16 qershor.mirpo kam perdor klomifen 5 dite menstruacionet me kan ardh gjithmon 4 dite me heret ende nuk me kan ardhur kam bo testin me ka dal pozitiv,2 dite me heret e kam bo a mund te jet e sigurt kjo apo?

  17. doktorr deshta tju beje nje pyetje: koheve te fundit ka simptoma te shtatzanis si vjedhje marrje mendesh dhimbje barku por qe 1 jav me kan kalu cikli mujor ne fillim te cilklit kam pas gjakderdhje ngjyr kafeje pastaj gjat dites u kthy ne normale dhe urinime shum te shpeshta gjat gjith mostracioneve qdo 2-3 minuta pas ciklit ne fillim ishte mir pas 2 ditesh filluan dhimbjet e barkut dhe simptomat qe fola me heret dhe shkova ne spital edhe mjekt dyshonin se jam shtatzene i bera analizat e gjakut dhe nje rengen, nga analizat doli se jam e ftohur kurse nga rengeni gjithqka doli ne rregull. pyetja ime eshte se a ka mundesi qe vezja eshte fekunduar jasht mitres dhe nuk mund te vrehet as nga analizat e as nga rengeni sepse ende kam dhimbje barku.

  18. Halo pershendetje nga zemra
    Un jam shtatezene kam vetem 7 jave qe kam ngel shtatezane por jam me mbi peshe d.m.th kamkilo teper mjeku me ka thene qe ti shmangem nga ushqimet me shum kalori por un nuk po muj pasi po kam deshire me honger smuj me nejte cka me bo ju lutem naj keshille me konkrete

    • Tina, ha me shpesh e me nga pak keshtu edhe e largon urin edhe je nuk shton peshe, por kujdes mos e tepro duke ngrene shume. Te deshiroj cdo te mire.

  19. pershendetje te perzemerta
    kam nje pyetje,gruas time menstruacionet i kan ardh me 26 mars i kan shkuar ne regull 6 dit 10 dite mbas kesaj kemi pas maredhenje 4 dit radhazi,por ne diten e kater te mardhenjeve i ka dal pak gjak 2 pika gjak ne te kaf,dhe mbas 4 dit mardhenje ka nis me pas shtrengim ne fund te barkut dhe 2 apo 3 dit radhazi ka munduar me vjel, dhimbje ne fund te barkut,lodhje shum ka pas dhe apetiti per te ngrene ju ka shtuar shum,dhe tani me dat 28 prill ende ska menstruacione ka vones do dit,a ka gjasa te jet shtatzene,i kemi perdor keto barna prej at dit qe kemi fillu PREGNACARE with FOLIC ACID 400mg,a jan te preferuara keto barna dhe ne shtatzani ne rast se eshte shtatzene.ju pershendes…

    • armendi, pregnacer with folic acid janë të preferuar jo vetëm gjatë shtatzënisë por edhe para se të mbetet shtatzënë (së paku 1 muaj para) kështu që edhe po që se nuk ka mbetur shtatzënë le të vazhdoj të marrë acid folik deri sa të mbetet e gjithashtu edhe gjatë shtatzënisë. Sipas asaj që po tregon ndoshta shoqja veç ka mbetur shtatzënë, ka mundësi, dhe shenjat që po tregon se ka pasur vërtetë janë të gjitha shenja të shtatzënisë. Shpresoj dhe uroj të jetë ashtu. Ju përshëndes dhe uroj çdo të mirë.

  20. pershendetje jam shtatzene kam 2 muaj e 1 jave duke numeruar qe nga dita e pare e menstruacioneve qe duhet te ma kishin ardhur por qe nuk me erdhen kam qene tek nje mjek me ka then qe femija nuk po zhvillohet dhe duhet per abort pastrim me nje fjale pastaj kam shkuar tek nje mjek tjeter dhe me ka thene qe jam mire dhe kam 6 jave tani i kam mbushur 7 por thot qe femija eshte pak me i dobet qfare duhet vepruar qe femija te me zhvillohet normal
    une ha pothuajse qdo gje perveq prodhimeve te lopes dhe barku me eshte fryre si te isha ne muajin e 4
    do te doja disa keshilla qe te kem femije mire ter zhvilluar

    • tolja, krjet çka mund të të them është të jesh nën kontroll të mjekut dhe se nëse embrioni nuk zhvillohet normal atëherë kjo nuk do të thotë se është faji ytë për shkak se nuk ke ngrënë apo pirë ose bërë diçka që s’është dasht ta bësh. Sidoqoftë, është gjithmon mirë që të ushqehesh me ushqime të shëndetshme si pemët dhe perimet dhe të pish ujë më shumë… këto veç i din ti. A të ka përshkruar mjeku ndonjë medikament apo ju ka preferuar të merrni diçka? Të përshëndes dhe uroj çdo të mirë.

  21. kam ftohje et ashtit et sores edh eme dhem shum ka koh qe i kam nderpre barnat sepse dua te mbetems shtatzan,por ka 3 muaj se provoj edhe ende jo me tregoni qfar te veproj,

    • leta, perveç këshillave që ke lexuar në këtë faqe ju gjënë e parë që duhet bërë kur nuk keni sukses të mbeteni shtatzënë është të vizitoni mjekun e të shikoni nëse ke ndonjë problem. Kështu që vizito mjekun. Të përshëndes.

  22. pershendetje te perzemert
    urime per nismen qe keni mare dhe faleminderit qe qendroni pran nesh me pergjigjjet tuaj.

    problemi im eshte ky:
    pasi isha 2 muaj shtatzane (sipas testit &parashikimit te ovulacionit)
    pata menstruacione (u temba pak dhe menjehre bera eko-grafine qe tregoi se shtatzania ishte normal)
    aktualish mar 2 medikamente: acid folik dhe utrogestan.
    por une perseri kam dilem pse ndodhin menstruacionet dhe cfar duhet pasur parasysh.
    ju uroj gjith te mirat!

    • alda, nuk mund te kesh menstruacionet gjat shtatzenis. Disa gra raportoj gjakderdhje vaginale qe duken si menstruacionet. Por gjakderdhja vaginale nuk eshte e njejte me menstruacionet. Gjakderdhja mund te jet normale por edhe serioze dhe ndodh per shume arsye. Cfar duhet pasr parasysh? Sa here qe keni gjakderdhje eshte mire qe menjehere te vizitohet mjeku sepse ti nuk mund ta dish nese eshte normale apo eshte dicka serioze. Dhe per te parandaluar dicka serioze ti e viziton mjekun. Acid folik mund te vazhdosh te marresh kurse Utrogestan e merr vetem per aq sa te ka udhezuar mjeku. Shendet dhe cdo te mire.

  23. pershendetje kam dy femije dhe te dyt kane lind me operacion( shkaqet njeri ka qen mbrapsh me koken lart e tjetri ka qen i madh ne peshe 4.750) e tash jam shtatzene aka gjasa me lind per se treti lindje normale, te na thojn njerzt e thjesht se me operacion si tlindish dy edhe mo sen lind normal, a esht e vertet. edhe sa duhet te jet kohe pushimi mes lindjeve me operacion. ju flm

    • belkisa, nuk do te thote se nuk do te kesh lindje normale nese lindjen e pare te eshte dashur ta besh me operacion (prerje cezariane), por mund te ndodh qe per te shmangur komplikimet e mundshme nenave ju preferohet te lindin me operacion. Preferohet qe te pritet se paku 2 vite pas lindjes me prerje cezariane. Nuk eshte e vertete qe nese ke lindur me operacion do te lindesh gjithmon ashtu. Nese heren e pare dhe te dyte ju eshte dashur te lindni ashtu nuk do te thote se edhe heren e trete do te ju ndodh e njejta. Te pershendes.

  24. ne fillim para se me dit se jam shtatzan kam pi dy tableta analgin sepse kam pas dhimbje te barkur sikurse mi pas mestruacionet mbas e kam kuptu se jam shtatzan dua ta di a ka ndonje pasoj per zhvillimin e femis ju lutem tregomni ok flm

    • flori, më duket se të jam përgjigjur njëherë më parë por sidoqoftë po të përgjigjem. Ka pak gjasa që ti keni bërë diçka keq për shkak se ajo ka ndodhë vetëm atë ditë dhe nuk është vazhduar. Shpresoj dhe uroj që të kaloni një shtatzëni të shëndetshme.

  25. pershendetje ma falni por kam nevoj per pergjigjen e juaj andaj ne faqen qe shkruaj zakonish nuk kisha mundesi:menstruacjonet me jan vonuar sot 3 dit
    po kam dhimbje te lehta ne fund te barkut qe 4 dit edhe gjoksin e kam te fryer si gjithmon kur me vijn menstruacjonet, muajn e kaluar me jan vonuar menstruacjonet nje dit si zakonisht me vijn me 31 dit , muajn e kaluar me jan vonuar 32 ndersa sot kam 33 dite qysh nga menstruacjonet e fundit te lutem mu pergjigj , te lutem sa ma shpejt

    • lea, nëse cikli menstrual i juaji është mesatarisht 31 ditë atëherë nëse ndonjëherë ju keni menstruacionet me herët e ndonjëherë pak më vonë nuk do të thotë se je shtatzënë. Sidoqoftë, është herët të themi me siguri që je shtatzënë dhe duhet të kesh pak durim e të presësh. Ti vërtetë ke disa prej shenjave që mund të jesh shtatzënë por prapë po të them se është shumë herët të dihet. Mund ta bësh testin dhe ta shohësh çfarë rezultati ke. Shpresoj dhe uroj që të jesh shtatzënë. Shëndet dhe çdo të mirë.

  26. me tregoni ne fillim para se me dit se kam mbet shtatzan kam pi 2 analgina a mujtet me pas naj pasoj per zhvillimin e femis sepse kam pas dhimbjew barku sikur kur te kesh mestruacionet une se kom dit se jam shtatzan ju lutem me tregoni

  27. tung une jam shtatzane per her te par jam ne muajin e 7 dhe ndjemna shum mir skam mar vitamina me rregull se me duket se skam nevoj a ka dicka qe mund te ndaloj zhvillimin e femise nese nuk pin vitamina te mjaftueshem sepse deri tash nuk kam pas kurnifar problemi rreth shtatzanis

    • 12453, jo nuk do të thotë se do të kesh probleme për shkak se nuk ke marr vitamina dhe ka mija raste si te ne ashtu edhe kudo tjetër që e kryejnë shtatzëninë pa marr asnjë lloj vitamine. Por, për të qenë në anën e sigurt që fëmija të mos lind me ndonjë të metë rekomandohet që të merret acid folik, por nëse nuk merr nuk do të thotë se do të lind fëmija me ndonjë problem. Të përshëndes dhe të uroj ty dhe fëmijës që pret çdo të mirë.

    • Blinda, ato jane te ndryshme. Mundem me qene normale si ngerc por edhe serioze qe nuk ben te injorohen. Nese dhembjet jane te ashpera dhe te pareshtura (shpeshta) nuk duhet te injorohen sepse mundet me qen shenj i dicka serioze. Shendet dhe te mira.

Leave a Reply to toljaCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.