Nëse ka një gjë që ju dëshironi në një familje, padyshim ajo gjë është komunikimi më i mirë me fëmijën tuaj. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve Sherohu.com ju ofron disa këshilla për komunikim më të mirë me fëmijën tuaj.
Fëmijët shpesh ankohen se mendimet e tyre nuk dëgjohen nga prindërit e tyre. Disa fëmijë poashtu mendojnë se prindërit e tyre nuk janë duke ndarë kohën e mjaftueshme për të biseduar me ta.
Pra, si të ndajmë për fëmijët kohën e mjaftueshme për të komunikuar me ta?
Kohët e ngrënies, udhëtimet me makina, momentet para gjumit në shtrat, janë disa nga kohët më të mira për të ndarë dhe shkëmbyer biseda me fëmijën tuaj. Në këto raste fëmijët mund të jenë më të relaksuar dhe janë më të hapur në biseda me ju.
Në mëngjes, para shkollës dhe në mbrëmje, para se fëmijë të shkoj në gjumë janë gjithashtu kohë të përshtatshme për të biseduar me fëmijën tuaj. Këto janë dy pjesë të ditës kur fëmija mund të ketë ndonjë ‘përbindësh’ brenda kokës së tyre.
Koha për të biseduar me fëmijën duhet të jetë çasti kur ju mendoni që fëmija juaj do të jetë i përgjegjshëm dhe pjesëmarrës në bisedë, gjithshtu kur ju keni kohë për të folur.
Kur bisedoni me fëmijën tuaj biseda duhet të zgjasë aq sa ka nevojë ai dhe ju nuk duhet të nxitoni. Kjo do të thotë se ata do të shkojnë në shtrat 10 minuta më vonë se zakonisht, por më mirë kështu se sa të mos jenë në gjendje për të fjetur sepse kanë diçka në mendjen e tyre.
Çfarëdo që ata të tregojnë është e rëndësishme për ta kështu që dëgjoni me vëmendje dhe lëreni të flasë derisa të kenë mbaruar. Nuk duhet të ketë ndonjë limit në kohë kur ju bisedoni me fëmijën tuaj
Ju nxisni një komunikim të mirë me fëmijën tuaj kur:
* Gjeni kohën e duhur për të folur me fëmijën tuaj: kjo është e rëndësishme për ta.
* Pranoni ndjenjat e tyre: ndjeshmëri tregon edhe të kuptuarit e çdo çështje që flet fëmija juaj me ju. Në këtë mënyrë ata ndjehen të përkrahur emocionalisht.
Like artikullin në Facebook për ta lexuar pjesën vazhduese!












