Si të komunikoni me fëmijën tuaj?!

3
2142

Nëse ka një gjë që ju dëshironi në një familje, padyshim ajo gjë është komunikimi më i mirë me fëmijën tuaj. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve Sherohu.com ju ofron disa këshilla për komunikim më të mirë me fëmijën tuaj.

Fëmijët shpesh ankohen se mendimet e tyre nuk dëgjohen nga prindërit e tyre. Disa fëmijë poashtu mendojnë se prindërit e tyre nuk janë duke ndarë kohën e mjaftueshme për të biseduar me ta.

Pra, si të ndajmë për fëmijët kohën e mjaftueshme për të komunikuar me ta?

Kohët e ngrënies, udhëtimet me makina, momentet para gjumit në shtrat, janë disa nga kohët më të mira për të ndarë dhe shkëmbyer biseda me fëmijën tuaj. Në këto raste fëmijët mund të jenë më të relaksuar dhe janë më të hapur në biseda me ju.

Në mëngjes, para shkollës dhe në mbrëmje, para se fëmijë të shkoj në gjumë janë gjithashtu kohë të përshtatshme për të biseduar me fëmijën tuaj. Këto janë dy pjesë të ditës kur fëmija mund të ketë ndonjë ‘përbindësh’ brenda kokës së tyre.

Koha për të biseduar me fëmijën duhet të jetë çasti kur ju mendoni që fëmija juaj do të jetë i përgjegjshëm dhe pjesëmarrës në bisedë, gjithshtu kur ju keni kohë për të folur.

Kur bisedoni me fëmijën tuaj biseda duhet të zgjasë aq sa ka nevojë ai dhe ju nuk duhet të nxitoni. Kjo do të thotë se ata do të shkojnë në shtrat 10 minuta më vonë se zakonisht, por më mirë kështu se sa të mos jenë në gjendje për të fjetur sepse kanë diçka në mendjen e tyre.

Çfarëdo që ata të tregojnë është e rëndësishme për ta kështu që dëgjoni me vëmendje dhe lëreni të flasë derisa të kenë mbaruar. Nuk duhet të ketë ndonjë limit në kohë kur ju bisedoni me fëmijën tuaj

Ju nxisni një komunikim të mirë me fëmijën tuaj kur:

* Gjeni kohën e duhur për të folur me fëmijën tuaj: kjo është e rëndësishme për ta.

* Pranoni ndjenjat e tyre: ndjeshmëri tregon edhe të kuptuarit e çdo çështje që flet fëmija juaj me ju. Në këtë mënyrë ata ndjehen të përkrahur emocionalisht.

[wp-like-locker] * Bëni atyre pyetjen e duhur: ju duhet ta pyesni atë hapur, në mënyrë që fëmija juaj të jap një përgjigjje më të detajuar.

* Kushtoni fëmijës tuaj vëmendjen e plotë kur ata janë duke folur: duke dëgjuar fëmijën tuaj, ju tregoni respekt për ta dhe kjo është një aftësi që ju dëshironi që ata ta trashëgojnë.

* Është edhe alternativa për ti bezdisur ata: fëmijët preferojnë atë kur ju kërkoni nga ata që të bëjnë diçka. Duhet ta shpjegoni atyre pse po kërkoni diçka nga ta dhe këtë duhet ta bëni me kujdes.

* Përdorni fjalën e duhur: zëvendësoni ‘por’ me ‘dhe’ e gjithashtu zëvendësoni ‘nëse’ me ‘kur’. Këto dy fjalë janë të mira për tu përdorur në komunikim. Ato janë më shumë pozitive se sa negative. [/wp-like-locker]

3 KOMENTET

  1. Me vjen mir qe keni gjetur koh te na tregoni pak me hollesisht per femijet ton sepse ne ne ket koh qe behemi nena kemi nevoj per ndimm tuaj dhe per ndmin eh dikujt tjeter. ju faliminderoj shum qe po arrini koh per ttregime te shumta mvjenn mir per gjithqka qe ju shfaqeni ne ket Sherohu.com. Ju themm edhe njer her faleminderit. Aqq me shum ndimm aqq me mir per ne por edhe per ju qe ndimoni nenat e femivee. tungg na Klonarda dhe fjaza ime ju pershendet juve shum shum. tashme edhe 2vjeqare quhet Romejsa.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.