Sipas Nje Raporti ushqimet nga Dymbedhetshja e Ndotur jane te stermbushura me Pesticide

0
1901

Ne listen “Dymbedhetshja e Ndotur” mes tjerash përfshinë dredhëzat, mollat dhe spinaqi. Por a do të thotë kjo se ju duhet të ndërpreni ngrënien e tyre?

Dymbedhetshja e Ndotur

Blerësit e ndërgjegjshëm për shëndetin nuk i kan të panjohura përfitimet ushqyese të frutave dhe perimeve, por një raport i vitit 2018 i Grupit Punues Mjedisor, ofron një arsye tjetër për të menduar dy herë për gjërat që i bleni në dyqan ushqimor. Në Udhëzuesin e tyre vjetor të blerësve për Pesticidet në Prodhime, organizata jofitimprurëse e mjedisit jetësor, zbuloi se për të tretin vit radhazi luleshtrydhet apo dredhëzat janë në krye të listës me më së shumti mbetje pesticideve . Një e treta e të gjitha mostrave të luleshtrydhe përmbajnë 10 ose më shumë pesticide; një kokërr përmban 22 mbetje të pesticideve.

Lista e plotë e frutave dhe perimeve më të kontaminuara përfshinë:

  1. Luleshtrydhet
  2. Spinaqi
  3. Nektarinat
  4. Mollat
  5. Rrushi
  6. Pjeshkët
  7. Vishnjet
  8. Dardhat
  9. Domatet
  10. Selinot
  11. Patatet
  12. Speci kuq zile

Për të përpiluar këtë raport, GPG ka analizuar testet nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA dhe ka renditur gjashtë masa në renditje, duke përfshirë numrin e pesticideve të gjetura në secilën pjesë të frutave dhe sa pesticide janë gjetur. Në tërësi, analiza përfshinte rreth 39,000 mostra.

Hulumtimi lidh gëlltitjen e pesticideve me rreziqet ndaj zhvillimit të trurit gjatë shtatëzanisë dhe fëmijërisë së hershme. Një raport i vitit 2012 nga Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon kufizimin e pesticideve tek fëmijët sa më shumë që të jetë e mundur.

Me gjithëkëtë, raporti i EWG nuk është një studim i rishikuar, që do të thotë se nuk i është nënshtruar rishikimit rigoroz nga ndonjë palë e tretë. Disa ekspertë të ushqimit thonë se shumat aktuale të pesticideve në prodhim nuk janë të mjaftueshme për të bërë një ndikim të vërtetë në shëndetin dhe se Dymbëdhetshja e Ndotur i dekurajon njerëzit që të hanë fruta dhe perime.

Pra, nëse tashmë po skanon listën dhe numëron numrin e produkteve të kontaminuara ndoshta në frigoriferin tuaj tani, mos u frikësoni dhe hiqni gjithçka. EWG ende rekomandon prodhimin nga “Dymbëdhetshja e Ndotur” mbi ushqimet e përpunuara jo të shëndetshme, dhe nëse doni të reduktoni pesticidet në dietën tuaj, një ndryshim i thjeshtë në zakonet tuaja të blerjeve mund të ndihmojë. Blerja e frutave dhe perimeve organike është një nga masat mbrojtëse më të mira kundër pesticideve, por një hap tjetër i thjeshtë është të mësohet se si të gjejmë dh eblejmë prodhime që përmbajë mbetjet më të pakta të pesticideve.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.