Sipas Shkences: Si Bananet & Avokadot Mund Ta Shpetojne Jeten

0
2012

Bananet

Në rast se keni nevojë për një arsye tjetër për të futur një bananet në bluesin (blender) tuaj dhe të shtrish avokado të pjekur në të gjithë tostin tuaj, hulumtimet e reja tregojnë se duke bërë kështu, mund të parandaloni ngurtësimin e arterieve tua, kështu duke parandaluar sëmundjen e zemrës dhe sulmin (pika) në tru.

Bananet & Avokadot: Hulumtimet për Dobitë Shëndetësore të tyre

Ky hulumtim vjen nga Universiteti i Alabama në Birmingham dhe është botuar në Journal of Clinical Investigation. Rezultatet e studimit, që u bë në minj, zbulon se të ngarkohemi me ushqime të pasura me kalium (siç janë bananet dhe avokadot) mund të parandalojmë kalcifikimin patogjenik të enëve të gjakut, apo themi ndryshe ngurtësimin e arterieve.

Derisa njerëz nuk janë minj, hulumtuesi udhëheqës Paul Sanders beson se rezultatet kanë potencial të rëndësishëm translational. “Këto rezultate tregojnë dobitë e plotësimit adekuat me kalium në parandalimin e kalcifikimit (ngurtësimit) të enëve në minjtë e prirur ndaj aterosklerozës, dhe efektin e keq të konsumit të pamjaftueshëm të kaliumit,” shpjegon ai.

Për të qenë të qartë, avokadot kanë shumë yndyrë në to (në fakt diku 15 gramë), dhe yndyra në të kaluarën është ndërlidhur me sëmundjet e zemrës. Por yndyra që përmban avokado është yndyra e shëndoshë për zemrëm, dhe hulumtimet e fundit zbulojnë se inflamacioni ka më shumë gjasa të shkaktojë sëmundje të zemrës sesa yndyra. Shkaqet e inflamacionit kanë tendencë të jenë një dietë me shumë karbohidrate, mungesa e ushtrimit dhe stresi, kështu hani avokado për qejfin e zemrës suaj.

Dhe në rast se parandalimi i sëmundjes së zemrës nuk mjafton për ju, një studim tjetër në fillim të këtij viti zbuloi se lëndët e farës së avokados kanë përbërës shëruese që gjithashtu mund të ndihmojnë në shërimin e kancerit dhe madje edhe në përmirësimin e prodhimeve kozmetike. A ka ndonjë gjë që avokado nuk mund të bëjë?

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.