Stresi gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e fëmijës tuaj

3
2227

Sipas një hulumtimi të kryer te nënat angleze është vërtetuar se gratë të cilat kalojnë nëpër përmbysje të mëdha gjatë periudhës së shtatzënisë, gratë të cilat humbin të afërmit apo preken nga një ndarje dramatike, kanë shanset e mëdha që fëmija i tyre të vuajë pasojat e asaj gjendje pas moshës katër vjeçare.

Rreziku nga sëmundjet kronike te fëmija i lindur është veçanërisht i fortë. Sipas këtij studimi nëse nëna ka kaluar nëpër dy periudha të shkurtra të rënda të stresit në shtatzëni, shanset që te fëmija të lajmërohet ndonjë sëmundje kronike rriten për pesë-fish.

Hulumtuesit nga Instituti i Psikiatrisë në “London King ‘s College”, kanë ardhë në përfundimin se është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të kenë mbështetje gjatë periudhave stresuese nëpër të cilat ato kalojnë.

[wp-like-locker]Në këtë hulumtim, më shumë se 150 nëna u pyetën në fillim të shtatzënisë së tyre dhe përsëri vetëm pak javë para lindjes, për çdo ngjarje stresuese të cilat i kishin prekur ato, ngjarje të tilla si kur humbin ndonjë të afërm familjar, ndarje nga burri, humbje e papritur e punës, apo nëse kaluan nëpër një shtatzëni të vështirë.

Katër vjet më vonë, nënat në fjalë janë intervistuar në lidhje me shëndetin e fëmijëve të tyre, duke përfshirë çfarëdo sëmundje që kishte çuar që fëmijët të kenë vizituar mjekun e tyre ose nëse ishin shtruar në spital.

Kjo tregoi një lidhje të qartë midis stresit gjatë shtatzënisë dhe shëndetit të sëmurë të fëmijëve, ku në fillim shtatzënia shoqërohej me trauma e pastaj ishte e lidhur me astma ose infeksione të tilla si ato të stomakut.

Pasi që problemet në jetën e nënës pas lindjes nuk kanë ndonjë ndikim, hulumtuesit besojnë se shëndeti i fëmijës në mitër është faktor kyç.

Njëri ndër faktorët e mundshëm përfshin ndryshimet në hormonet e nënës ose të sistemit imunitar, që ndikon në zhvillimin dhe mbrojtjen imunitare të fëmijës.

Gjetjet nga ky hulumtim tregojnë që stresi i përjetuar gjatë shtatzënisë shkakton ndryshime biologjike në fëmijën e lindur, që e bëjnë atë të ndjeshëm në zhvillimin e sëmundjeve më vonë gjatë jetës së tij.

Është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të ndjehen se kanë përkrahje.
Njerëzit presin që ti të jesh e lumtur pasi që je shtatzënë – është shumë vështirë t’i thuash dikujt se je në depresion. Gruaja shtatzënë e cila vuan nga stresi tërheq shumë ndjeshmëri dhe simpati.

Shumica e mjekëve besojnë se anti-depresivët duhet të shmangen aty ku është e mundur në shtatzëni, pasi nga kjo zvogëlohen defektet e mundshme në lindje si dhe do të përfitonin në shëndetin e mëvonshëm fëmijët e lindur.

Hulumtimet e mëparshme e kanë lidhur stresin e grave shtatzëna me uljen e diturisë te fëmija i lindur, ndërkohë që ngriten shanset që fëmija pas moshës katër vjeçare të shoqërohet me problemeve emocionale dhe probleme të mosbindjes.[/wp-like-locker]

3 KOMENTET

  1. te lutem jam shtatzan dhe kam kaluar disa dite te veshtira duke qare me thuaj edi qe eshtee demshme per femijen por dehs ate di se si mund te bej dicka per femijen

    • Ornela, mos qaj gezohu qe je shtatzene se ka tjera qe duan te jen ne vendin tuaj, eshte mire te falesh jet e ju femrat e keni ket mundesi te dhene nga vet zoti.

Leave a Reply to adminCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.