Te qeshim se na bene mire

2
2099

Groucho Marx njehere pati thënë, “Palaço është si aspirini, vetëm se ai funksionon dy herë më shpejtë.” Vërtetë, hulumtimet tregojnë se humori mund të minimizoj perceptimet tona të dhimbjes fizike. Teori të ndryshme shpjeguese janë ofruar për të sqaruar efektet analgjetike të humorit, dhe roli potencial i humorit në terapin e dhimbjeve duket premtues.

Studimet që eksplorojnë rolin e humorit në perceptimin e dhimbjeve përfshijnë shfaqjen e videove qesharake të pjesëmarrësve para “detyrës me presion te ftohët”, detyrë ku pjesëmarrësit zhytin dorën e tyre në ujë shumë të ftohët dhe mbajnë sa më gjatë që munden. Hulumtuesit masin kohën deri sa pjesëmarrësi deklaron se detyra është shumë e dhimbshme, që indikon “pragun e dhimbjes”, dhe kohën vazhduese që ata mund të durojnë dhimbjen, që njihet si “toleranca e dhimbjes”. Një studim ka zbuluar se kur pjesëmarrësit shikonin video qesharake, krahasuar me ato video neutrale dhe negative në po të njëjtën gjatësi kohore dhe nivel interesi, ata treguan nivele më të larta të tolerancës dhe durimit të dhimbjes. Të nxitur nga mosdija se cilët komponent të vlerësimit të humorit shtynin këtë efekt, një grup tjetër hulumtuesish eksploruan nëse matja e gjendjes (qejfit) gazmor të pjesëmarrësve e arritur nga humori, gjatësia e shprehjeve të fytyrës ndaj vlerësimit të humorit, apo fokusi i tyre në përmbajtjen e humorit të një klipi të shkurtë të “Mr. Bean”, prekte (ndikonte) në perceptimin e dhimbjes në mënyra të ndryshme. Interesant është fakti se të tri këto gjendje prodhuan ngritje të tolerancës së dhimbjes ndaj detyrës me presion të ftohët”

Sidoqoftë, disa tjerë sugjerojnë se humori apo të qeshurat lirojnë endorfinen, të cilat njihen të dhurojnë efekte analgjetike. Sidoqoftë, ky këndvështrim mbetet spekulativ pasi që nuk ka ndonjë dëshmi shkencore për të përkrahur këtë pohim. Në anën tjetër dy imazhe studimore të trurit japin dituri tjera. Kjo është se disa rajone të trurit janë dukshëm më aktiv kur pjesëmarrësit shohin filma vizatimorë qesharak, krahasuar me filma vizatimorë jo qesharak. Në mesin e tyre është anterior cingulate cortex, i cili është parë të aktivizohet në përgjigje ndaj aspekteve ndikuese të dhimbjes (p.sh. ‘ndjenja e dhimbjes). Ky interpretim gjithashtu përkrahet nga fakti se shikimi i filmave vizatimorë humoristik krahasuar me ato jo humoristike gjithashtu aktivizon ‘sistemin e shpërblimit’ të njeriut, rajone të trurit që gjithashtu ndizen kur hamë çokollatë.

Përderisa biologjia e humorit si një çlirues dhimbje kërkon hulumtim të mëtutjeshëm, praktikantët e mjekësisë, sikur Dr. “Patch” Adams, kah moti kanë vërejtur efektet zbutëse tek pacientët. Ashtu si vet Freud (Frojdi) pat thënë njëherë,

Humori është mënyra e arritjes së kënaqësisë përkundër efekteve stresuses që shpalosen me të.

Pra te qeshim se bashku se na bën mirë!

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

  1. esht shummmme mir te jemi ne disponim te qeshimm shummm sepse jetojm me shummm na ben te sillemi mir me njeri tjetrin sa me shumm qeshim aq me shumm jetojm -nerova a shumm e keqe mjeri aj njeri si eka nerozen ai qe esht shumm nervoz ne vend se te bertas i su gjeroj te kendoj te dal me u shetit ne ambiente te qeta.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.