Top 10 Ushqimet Per Parandalimin e Renies Se Flokeve

0
2342

renia_e_flokeveRenia e Flokeve ndodh për shkak të disa arsyeve si ndotja, stresi, produkte me kimikale të ndryshme dhe vese të këqia të të ushqyerit. Nëse vuan nga renia e flokeve atëherë gjëja e parë që duhet bëni është të kontrolloni dietën tuaj – me fjalë tjera ushqimet që hani. Nëse nuk po arrin ti ofrosh trupit sasi të mjaftueshme me materie ushqyese të nevojshme atëherë nuk ka asnjë produkt që mund të ju ndihmoj të ndaloni renien e flokeve.

Sidoqoftë, më poshtë keni 10 ushqimet qe parandalojne renien e flokeve. Këto ushqime janë të pasura me kalcium dhe materie ushqyese që janë të mira për floket e gjithashtu edhe për shëndetin tuaj në përgjithësi.

Ushqimet Per Parandalimin e Renies Se Flokeve

1. Vezët

Vezët janë përplot materie ushqyese si sulfur, zink, hekur, selen, fosfor dhe jod. Disa thonë se të hash vez për 15 ditë rreshtë dukshëm përmirëson parandalimin e renies se flokeve. Vezët janë të pasuar me vitamina B-1,B-2,B-12 dhe biotin. Biotin-a është ushqim i njohur floku pasi që ndihmon në zvogëlimin e rënies së flokëve e gjithashtu edhe në ritjen e flokeve. Përveç që mund ti hash çdo ditë, mundesh gjithashtu edhe ti përdoresh si paratretman të flokëve para larjes së flokëve me shampo.

2. Bajamet

Të hash ushqime që janë të pasura me magnez është një mënyrë e mirë e kontrollimit të renies se flokeve. Bajamet janë të pasura me magnez. Mungesa magnezit mund të qoj drejt renies se flokeve si meshkujt ashtu edhe femrat. 4-5 bajame në ditë ju japin sasi të larta magnezi dhe vitamine E, që është e nevojshme për parandalimin e rënies së flokëve. Në mënyrë alternative, mund të aplikoni vajin e bajameve në flok çdo mbrëmje dhe pastaj ti pastroni në mëgjes. Vaji bajameve forcon rrënjën e flokëve e kjo ndihmon në zvogëlimin e rënies së flokëve e gjithashtu ushqimin e skalpit.

3. Peshku Salmon

Peshku Salmon është peshk i yndyrshëm i pasur me acid yndyror Omega 3 i cili është ushqim esencial për trajtimin e probleme të flokëve. Acidi yndyror Omega 3 funksionon në trungun e flokut dhe membranen e qelizës. Përveç tjerash ushqen thellësisht lëkurën e kokës. Konsumi i peshkut salmon në mënyrë të regullt mund të stimuloj rritjen e flokëve dhe në anën tjetër zvogëloj renies se flokeve.

4. Spinaqi

Spinai përmban sasi të mëdha me Vitaminë A dhe Vitaminë C. Spinaqi është gjithashtu i pasur me acid omega 3, magnez, potas, kalcium dhe hekur. Këto të gjitha ndihmojnë të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshme. Për rezultate më të mira mund ta shtrydhni dhe pini lëngun e spinaqit.

5. Karotat

Karotat janë të pasura me beta-karotene që është një materie ushqeyese e rëndësishme për parandalimin e renies se flokeve. Të pish lëng karote në mëngjes mund të shihni rezultate të menjëhershme në zvogëlimin e rënies së flokëve dhe stimulimin e rritjes se flokeve. Për me tepër rreth dobive shëndetësore të karotave lexo këtë artikull këtu – Dobite Shendetesore Te Karotes

6. Embrioni Grurit

Embrioni grurit përmban shumë zink i cili është esencial për flok dhe lëkurë të shëndetshme të kokës. Renia e flokeve mund të ndodh nga problemet e traktit gastrointestinal që ndodh si pasoj e mangësis së zinkut. Kështu pra të konsumoni ushqime të pasura me zink ndihmon të parandalohet renia e flokeve.

7. Tërshëra

Tërshëra përmban sasi të mëdha me fibër, zink dhe hekur të cilët ndihmojnë të parandalohet renia e flokeve. Tërshëra gjithashtu përmban acide yndyrore Omega 6 të cilët gjithashtu ndihmojnë në rritje dhe shëndetin e flokëve. Përveç tjerash qulli tërshërës (bollgur) është i mirë edhe për shëndetin në përgjithësi, sidomos për at të zemrës. Kështu që ia vlen të hani bollgur herë pas here që të parandalohet renia e flokeve.

8. Bima Fasules

Bima e fasuleve është e pasur me silika. Silika është materia që absorbon të gjitha vitamina dhe mineralet që konsumon trupi juaj. Ti mund të konsumosh ushqime që janë të pasura me vitamina dhe minerale por ato pak do jenë të dobishme pa silika. Silika është e mirë për shëndetin e flokëve tua pasi që stimulon rritjen dhe ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve. Përveç bimës së fasuleve ushqimet tjera të pasura me silika janë speci i kuq si dhe kastraveci.

9. Arrat

Arrat në disa vende ndryshe njihen si ushqim floku kjo duke ju falënderuar sasisë së lartë me acide yndyrore omega 3. Ky acid yndyror Omega 3 ësthë shumë i mirë për parandalimin e renies se flokeve. Arrat përmbajnë zink, hekur, Vitamin B1 dhe B6. Këto vitamina dhe minerale stimulojnë rritjen e flokëve dhe zvogëlojnë renie e flokeve. Arrat gjithashtu përmbajnë selen dhe kjo ndihmon ata që janë të mangët në selen

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.