Top 5 Ushqimet Qe Ndihmojne Te Mbetesh Shtatzane

Pëlqe & Ndaje

ushqimet_per_te_ngel_shtatzane
Jeni njëra nga atë që po provoni të mbeteni shtatzane dhe nuk ia arrini e pyetni si te mbetem shtatzane? Këtu në këtë artikull do të lexoni për top 5 ushqimet që ju ndihmojnë dhe shtojnë gjasat që të mbeteni shtatzënë. Shih dhe gjej këto ushqimet të cilat kanë shije të mirë e gjithashtu ndihmojnë trupin të arrij kushtet për krijimin e një bebe, pasi që kjo (shtatzania) është ajo që dëshironi.

1. Drithërat E Plota

S’ke nevojë të shmangësh karbohidratet, vetëm thjeshtë të bësh zgjedhje të duhur. Karbohidratet komplekse si buka nga gruri i plote, orizi i kafenjtë, buka e misrit dhe qulli tërshërës nuk ndikojnë në insulinë dhe sheqer të gjakut aq sa karbohidratet e rafinuara (buka e bardhe, orizi bardh, mielli i bardhë, etj). Dhe çka do që është e mirë për funksionin e insulinës është e mirë edhe për pjellshmëri (shtatzania)

2. Proteina Nga Bimës

Proteina nga bimët si fasulet, bizelet dhe kikirikët janë shoqëruar me shtim të pjellshmërisë, diçka që proteina nga mishi kuq dhe mishi i shpezëve nuk ofron. Fasulet janë përplot me hekur, një ndihmues tjetër i pjellshmërisë (feritilitetit). Nuk është e thënë të bëhesh vegjetarian por provo të kufizosh mishin në porcione të vogla.

3. Produktet Nga Qumështi Plotë

Ndoshta e ke vështirë të mendosh për qumështin e plotë, kosin e plotë, e bile edhe akulloret si ushqime që shtojnë pjellshmërinë dhe ju ndihmojnë të mbetesh shtatzane, por një studimi i bërë në Harvard ka zbuluar se gratë që konsumonin këto ushqime kishin më pakë probleme ovulimi. Produktet e qumështit përmbajnë edhe kalcium, i cili është një materie ushqyese e rëndësishme i pjellshmërisë. Hulumtuesit bëjnë me dije se nuk duhet tepruar me këto ushqime, por një shërbim në ditë mund të ndihmoj të kompozosh kaloritë shtesë diku tjetër në dietën tuaj.

4. Fruta dhe Perime të Freskëta

Ku t’ia fillojmë se sa të shëndetshme dhe rëndësishme janë frutat dhe perimet për pjellshmërinë? Para së gjithash, ato janë përplot me antioksidues të cilët promovojnë shëndet të përgjithshëm dhe reproduktivë. Plus shumë fruta dhe perime – portokalli dhe frutat citrik tjerë, dredhëzat dhe perimet me gjethe të gjelbra – janë përplot me folate një materie ushqyese e rëndësishme me të cilën duhet të mbusheni para shtatzanise që të parandalosh defektet e lindjes.

5. Yndyrat E Mira: Gjysmë Të Ngopura, Acidet Yndyrore Omega-3

Thuaj ‘jo’ yndyrave të ngopura dhe trans-yndyrave, dhe po yndyrave gjysmë të ngopura dhe acideve yndyrore omega-3. Këto yndyra zvogëlojnë pezmatimin dhe shtojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Ku mund ti gjesh ato? Në avokado, kokrra (arrat & lajthit), farat e kungullit dhe sezames, sardelet, dhe peshku salmon.

Ti mund t’i kombinosh këto ushqime në gjithfarë mënyrash për të shtuar ndikimin e këtyre ushqimeve në përmirësimin e pjellshmërisë. Me rëndësi është që t’i bësh këto ushqime pjesë të dietës tuaj që të shtosh gjasat për të mbetur shtatzane.

Shfleto duke klikuar mbi shigjeta

Comments

  1. vala says

    une kam ciklin menstrual qe nga 4 shkurti dhe zgjat 6 dit cila munet me kan ditet e ovulimit te lutem tregom flm per mirkuptim.

    • admin says

      vala cikli nuk eshte vetem ato 6 dite qe ke menstruacionet, cikli llogaritet nga dita e pare e menstruacioneve deri ne diten e pare te menstruacioneve te ardhshme. Kete tregoje

  2. melisa says

    mirdita jam melisa jukisha pyt dika jam emartuar 5 vite nuk kam ende femi kam qen te mjeku gjdokun krejt me thojn mir je ne rregull por pse ende nuk kam femi smuj te ngeli shtadzen tregonum ju lutem pres pergjigje.

    • admin says

      Melisa, nese ti je mire me shendet atehere lete kontrollohet edhe burri sepse ka mundesi qe problemi te jet tek ai e jo tek ti. Shendet dhe cdo te mire.

  3. mira says

    nuk ekam pa sms,por shummmmmmmmmm faleminderit @dmin je shum i mir pytjet qe ti bej rreth shtatzanis do ibej ketu.sepse nuk po di se kui kam shkru at dit,tani ikam hap te gjitha per ca shkruan dhe na meson neve edhe idi,dhe te jam shum mirnjohese per shum gjera qe si kam dit.dhe nje her faleminderit,dhe nato dit qe me ke then a duhet nje nat po dhe nje nat jo,sepse me kan then nga dyt me pritmos me pas marredhenie me burr,nuke edi vec ti e din ok me kthe sms

  4. mira says

    pershendetje admin;;kam ba ni pytje tek shtatzania po ekam anuulu pa dashje tash spo mundem me hy ma;dhe ketu po pres pergjigje nga ti;dhe ne qoft se ma ke kthy atje tkerkoj te falur se duhet te ma ktheni perseri ketu,tani jam ne diten e 4.te periodove/dhe muajin tjeter ikam me daten 9,amund te me shpjegosh ti me mir cila esht dita e avullimit tim,un mendjen time ekam llogarit 25 26 27 dhe aduhet mardhenia tre dit rresht apo nje po dhe nje jo,gjat avullimit,te lutem kam nevoj per pergjigjen tende,sa me shpejt ok,faleminderit,rrespekte nga mira kelmendi’

    • admin says

      Mira, ta kam kthy pergjigjen atje… mire e ke llogarite, pra ditet kur ti mund te kesh ovulimin jane i 24,25,26,27 dhe 28. Njera nga keto.

Pyet dhe Komento këtu