Top 5 Ushqimet Qe Ndihmojne Te Mbetesh Shtatzane

28
2688

ushqimet_per_te_ngel_shtatzane
Jeni njëra nga atë që po provoni të mbeteni shtatzane dhe nuk ia arrini e pyetni si te mbetem shtatzane? Këtu në këtë artikull do të lexoni për top 5 ushqimet që ju ndihmojnë dhe shtojnë gjasat që të mbeteni shtatzënë. Shih dhe gjej këto ushqimet të cilat kanë shije të mirë e gjithashtu ndihmojnë trupin të arrij kushtet për krijimin e një bebe, pasi që kjo (shtatzania) është ajo që dëshironi.

1. Drithërat E Plota

S’ke nevojë të shmangësh karbohidratet, vetëm thjeshtë të bësh zgjedhje të duhur. Karbohidratet komplekse si buka nga gruri i plote, orizi i kafenjtë, buka e misrit dhe qulli tërshërës nuk ndikojnë në insulinë dhe sheqer të gjakut aq sa karbohidratet e rafinuara (buka e bardhe, orizi bardh, mielli i bardhë, etj). Dhe çka do që është e mirë për funksionin e insulinës është e mirë edhe për pjellshmëri (shtatzania)

2. Proteina Nga Bimës

Proteina nga bimët si fasulet, bizelet dhe kikirikët janë shoqëruar me shtim të pjellshmërisë, diçka që proteina nga mishi kuq dhe mishi i shpezëve nuk ofron. Fasulet janë përplot me hekur, një ndihmues tjetër i pjellshmërisë (feritilitetit). Nuk është e thënë të bëhesh vegjetarian por provo të kufizosh mishin në porcione të vogla.

3. Produktet Nga Qumështi Plotë

Ndoshta e ke vështirë të mendosh për qumështin e plotë, kosin e plotë, e bile edhe akulloret si ushqime që shtojnë pjellshmërinë dhe ju ndihmojnë të mbetesh shtatzane, por një studimi i bërë në Harvard ka zbuluar se gratë që konsumonin këto ushqime kishin më pakë probleme ovulimi. Produktet e qumështit përmbajnë edhe kalcium, i cili është një materie ushqyese e rëndësishme i pjellshmërisë. Hulumtuesit bëjnë me dije se nuk duhet tepruar me këto ushqime, por një shërbim në ditë mund të ndihmoj të kompozosh kaloritë shtesë diku tjetër në dietën tuaj.

4. Fruta dhe Perime të Freskëta

Ku t’ia fillojmë se sa të shëndetshme dhe rëndësishme janë frutat dhe perimet për pjellshmërinë? Para së gjithash, ato janë përplot me antioksidues të cilët promovojnë shëndet të përgjithshëm dhe reproduktivë. Plus shumë fruta dhe perime – portokalli dhe frutat citrik tjerë, dredhëzat dhe perimet me gjethe të gjelbra – janë përplot me folate një materie ushqyese e rëndësishme me të cilën duhet të mbusheni para shtatzanise që të parandalosh defektet e lindjes.

5. Yndyrat E Mira: Gjysmë Të Ngopura, Acidet Yndyrore Omega-3

Thuaj ‘jo’ yndyrave të ngopura dhe trans-yndyrave, dhe po yndyrave gjysmë të ngopura dhe acideve yndyrore omega-3. Këto yndyra zvogëlojnë pezmatimin dhe shtojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Ku mund ti gjesh ato? Në avokado, kokrra (arrat & lajthit), farat e kungullit dhe sezames, sardelet, dhe peshku salmon.

Ti mund t’i kombinosh këto ushqime në gjithfarë mënyrash për të shtuar ndikimin e këtyre ushqimeve në përmirësimin e pjellshmërisë. Me rëndësi është që t’i bësh këto ushqime pjesë të dietës tuaj që të shtosh gjasat për të mbetur shtatzane.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

28 KOMENTET

  1. Informacion i pergjithshem:

    Nese periodat zgjasin 21 dite
    21-14= 7 dita e ovulimit eshte dita e shtate
    Nese zgjasin 23 dite
    23-14= 9 dita e ovulimit eshte dita e nente
    Nese zgjasin 24 dite dita e ovulimit eshte dita e 10.
    Nese zgjasin 28 dite dita e ovulimit eshte dita 14
    Nese zgjasin 31 dite dita e ovulimit eshte
    31-14= 17 (dita 17)
    Cfaredolloj kohezgjatje te kete cikli do ti zbrisni numrin 14 ( invariabel) sic eshte shpjeguar me lart.
    Raportet duhet te kryhen dy dite para dites se ovulimit dhe nje dite pas per te patur te gjitha shancet. Sipas studimeve jane ditet ku shancet jane me te medha per te lindur djale 🙂

    Nese djali ka sperme te fuqishme (ne rast se keni bere analizat ) mund te kryeni marredhenie cdo dite pergjate ketyre 3-4 diteve pjellorie te femres.
    Por nese sperma eshte e holle keshillohet cdo dy dite ( sepse cdo dite do humbiste forcen).

    Pozicioni qe lejon depertimin me te mire ye spermes eshte vajza ne gjunje dhe djali prapa saj.

    Hani arra bajame mjalte xhinxher karkaleca salmon perime fruta me shumice te shtohet sasia e spermes dhe deshira 🙂

  2. Jam nje vajz 19 vjece kam 4 muaj e martuar dhe deshiroj te bej femij burrin e kam 21 vjec mestruacionet I kam nga data 14-15 me vijn dhe me mbajn 3 dit po tani 2 muajt e fundit me kan ndryshuar me vijn ne daten 29-30 dhe me mbajn 3 dit dhe nga vagina me del nje mas si e bardh qe ngjason me sperm me shpjegoni mestruacionet I kam te regullta apo jo dhe kur mund te jet dita ime e ovolimit faleminderit.

    • Mirushe, nga ajo qe spjegon duket sikur ke infeksion dhe crregullim te ciklit menstrual. keshtu qe rekomandohet te vizitohet mjeku. Shendet dhe gjithe te mirat.

  3. pershendetje jam dua te bj nje pyetje ka mundesi qe mos ngelesh shtatezan ne qofte se ben dashuri dit per dit dhe burri ta derdhe spermen brenda ju lutem me ktheni nj prgj flm

  4. Jam nje nene me vajz. 10muajshme e dua te mbes shtatzanme djal .dua te di ditet me te favorshme .periodat e fundit 29 dhjetor.

  5. Pershendetje kam ni pytje me 5 kam diten e par te cillet dhe e mrama met 9 kur Mundem me pas diten e avulimit ju faliminderit.

    • Kjo varet kur pret te vijn prap periodat. Shembull me 5 deri me 9 ke menstruacionet, tani vazhdon dhe me 1 janar prap ke menstruacionet. Kjo do te thote se cikli juaj menstrual ka 27 dite. Me fjal tjera cdo 27/28 dite ke menstruacionet, nese eshte ashtu ateher ditet kur ti mund te kesh ovulacionin jane dita e 12,13,14,15 dhe 16 e ciklit. Dita e pare e ciklit eshte dita kur te vijn menstruacionet. Shendet dhe gjithe te mirat.

  6. une kam ciklin menstrual qe nga 4 shkurti dhe zgjat 6 dit cila munet me kan ditet e ovulimit te lutem tregom flm per mirkuptim.

    • vala cikli nuk eshte vetem ato 6 dite qe ke menstruacionet, cikli llogaritet nga dita e pare e menstruacioneve deri ne diten e pare te menstruacioneve te ardhshme. Kete tregoje

  7. mirdita jam melisa jukisha pyt dika jam emartuar 5 vite nuk kam ende femi kam qen te mjeku gjdokun krejt me thojn mir je ne rregull por pse ende nuk kam femi smuj te ngeli shtadzen tregonum ju lutem pres pergjigje.

    • Melisa, nese ti je mire me shendet atehere lete kontrollohet edhe burri sepse ka mundesi qe problemi te jet tek ai e jo tek ti. Shendet dhe cdo te mire.

  8. nuk ekam pa sms,por shummmmmmmmmm faleminderit @dmin je shum i mir pytjet qe ti bej rreth shtatzanis do ibej ketu.sepse nuk po di se kui kam shkru at dit,tani ikam hap te gjitha per ca shkruan dhe na meson neve edhe idi,dhe te jam shum mirnjohese per shum gjera qe si kam dit.dhe nje her faleminderit,dhe nato dit qe me ke then a duhet nje nat po dhe nje nat jo,sepse me kan then nga dyt me pritmos me pas marredhenie me burr,nuke edi vec ti e din ok me kthe sms

  9. pershendetje admin;;kam ba ni pytje tek shtatzania po ekam anuulu pa dashje tash spo mundem me hy ma;dhe ketu po pres pergjigje nga ti;dhe ne qoft se ma ke kthy atje tkerkoj te falur se duhet te ma ktheni perseri ketu,tani jam ne diten e 4.te periodove/dhe muajin tjeter ikam me daten 9,amund te me shpjegosh ti me mir cila esht dita e avullimit tim,un mendjen time ekam llogarit 25 26 27 dhe aduhet mardhenia tre dit rresht apo nje po dhe nje jo,gjat avullimit,te lutem kam nevoj per pergjigjen tende,sa me shpejt ok,faleminderit,rrespekte nga mira kelmendi’

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.