Ushqimet e Shendetshme per Melcine

0
2615

ushqime per melcineMelcia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën (p.sh faktorët e mpiksjes), përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit (p.sh ruajtja e glukozës), prodhimi i lëngut të tëmthit dhe kështu tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, të cilat kalojnë nga zorra në gjak, mbërrijnë me anë të venës Vena portae në mëlçi dhe mandej varësisht nga nevoja lëshohen nga mëlçia përsëri në gjak ose largohen nga gjaku.

Mëlçia e njeriut peshon përafërsisht 1500 deri 2000g. Është një organ i butë me strukturë të njëtrajtshme dhe gjendet kryesisht në anën e djathë të pjesës se sipërme të hapësirës së barkut.

PER KETE DUHET PARUR SHUME KUJDES. JA USHQIMET QE E NDIHMOJNË FUNKSIONIN DHE NDËRTIMIN E MELCISE

1. Hudhra

Vetëm një thelbi hudhër ka potencial të aktivizojë enzimat e mëlçisë që ndihmojnë trupin të nxjerrë jashtë toksinat. Hudhra gjithashtu ka përmbajtje alicine dhe seleni, dy përbërës natyralë që ndihmojë pastrimin e mëlçisë.

2. Limoni

Limoni ka përmbajtje të lartë vitamine C dhe antioksidantë. Ai rrit në mënyrë të ndjeshme procesin natyral të pastrimit të organizmit nga helmet

3. Karotat

Karotat kanë përmbajtje të lartë flavonoidesh dhe beta-karoteni që ndihmojnë në rregullimin e plotë të funksionit të mëlçisë

4. Caji Jeshil

Mëlçia e do çajin jeshil si pije pasi ka në përbërje shumë antioksidantë si katekina, një përbërës që ndihmon punë e mëlcisë.
Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil. Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj.

Sasia e flavonoideve që gjendet tek një filxhan çaji jeshil është më e lartë në krahasim me po të njëjtën sasi ushqimi apo pijesh që tradicionalisht janë konsideruar të shëndetshme, përfshi frutat e freskëta perimet dhe verën. Pra, tek një filxhan çaji ka më shumë flavonoide se tek një gotë verë.

Flavonoidet janë përbërës që kanë funksione anti-oksidative dhe anti-kanceroze.

Caji jeshil e ka origjinën nga Kina, megjithatë ka mijëra vite që përdoret edhe nga vendet e tjera të Azisë si Koreja, Japonia, Tajlanda dhe Vietnami, jo vetëm si pije, por edhe në mjekësi. Në mjekësinë azitatike çaji jeshil përdoret për shërimin e plagëve, për rregullimin e temperaturës së trupit, sheqerit në gjak dhe përmirësimin e tretjes.

5.Perimet me gjethe jeshile

Një nga mënyrat më fantastike për të pastruar organizmin nga toksinat janë perimet me gjethe jeshile, të cilat mund të konsumohet të gjalla, të gatuhen në avull, supë apo në smoothie. Këto lloj perimesh janë tepër të pasura me substanca që pastrojnë gjakun nga ndotësit e mjedisit.

Përpiquni që gjatë ditës të konsumoni perimet si rukola, spinaqi marule. lakra brukseli, lakër kacurrele (kale) etj.

6. Avokadot

Avokado gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit nga toksinat falë antioksidantëve që përmban. Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.

Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit.

7. Mollët

Mollët përmbajnë pektinë dhe kanë elementë shumë të rëndësishëm për pastrimin e organizmit nga helmet sidomos nga trakti digjestiv. Ngrënia e një molle në ditë mban mjekun larg duke ndihmuar procesin e tretjes si dhe mëlçinë të eleminojë toksinat.

8. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është i shkëlqyer për shëndetin e mëlçisë nëse përdoret në sasi të duhur. Ai e ndihmon trupin të prodhojë bazë lipidesh që heq toksinat nga trupi. Në këtë mënyrë, ndihmon mëlçinë nga mbingarkesa duke mbështetur punën e saj për pastrimin e organizmit.

9. Brokoli dhe lulelakra

Konsumi i brokolit dhe lulelakrës rrit sasinë e enzimave në organizëm. Këto enzima natyrale luftojnë kancerin dhe nxjerrin jashtë toksinat e tjera nga organizmi.

10. Frutat arrore

Arroret përmbajnë elementet më të domosdoshme për organizmin dhe falë aminoacidit të quajtuar argininë, ndihmojnë mëlcinë në pastrimin e organizmit. Arrat përmbajnë gjithashtu glutathione dhe acide të shëndetshme yndyrore omega-3, që ndihmojnë pastrimin e zakonshëm dhe normal të mëlçisë. Arrat duhet përtypur mirë përpara se të gëlltiten.

11. Lakra

Ashtu si edhe brokoli dhe lulelakra, ngrënia e lakrës stimulon aktivizimin e dy enzimave tepër të domosdoshme për detoksifikimin e trupit nga helmet. Konsumoni më shumë kimchi, apo lakër turshi.

12. Kurkuma

Kurkuma është erëza e preferuar e mëlçisë. Hidheni atë në gatime të ndryshme, tek veza e mëngjesit apo tek perimet e gatuara në avull apo në supë, oriz etj.

Konsumi i ushqimeve të sipërpërmendura do t’ju ndihmojë në ruajtjen e një mëlçie të shëndetshme. Megjithatë, për një rezultat më të mirë, mjekët rekomandojnë një pastrim të plotë të mëlçisë 2 herë në vit, pastrim ky që do të eliminojë të gjitha substancat e dëmshme të ngecura në laboratorin e trupit.

Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.