Ushqimet Qe Permbajne Vitamine D

9
2375
Vitamina D dhe Kalciumi

Sot në shitore të mëdha ushqimore mund të gjejmë shumë ushqime që përmbajnë vitaminë D të fortifikuar në formë sintetike, por në natyrë kemi vetëm disa ushqime që përmbajnë vitaminë D në mënyrë të natyrshme. Ky postë tregon apo me fjalë tjera është Lista e Ushqimeve që përmbajnë Vitaminë D.

Normalisht, trupi ynë merr vitaminën D përmes lëkurës në formë diell-sintezë. Por në kohërat tona moderne ku shumica nga ne kalojnë orë të tëra brenda shtëpive, veturave dhe shitoreve, ekspozimi ynë në diell është i kufizuar. Ky fakt mund të jetë shkaku kryesor i shumë sëmundjeve duke përfshirë këtu edhe depresionin. Për këtë arsye është e rëndësishme të kemi një dietë me sasi të lartë të vitaminës D apo të marrmi vitaminë D zëvendësues. Ky post me fjalë tjera është “Lista e Ushqimeve Që Përmbajnë Vitaminë D” si dhe disa nga dobitë potenciale të kësaj vitamine.

Vitamina D – Top Ushqimet Që Përmbajnë

Peshku Skumbri (mackerel)

Një sasi e vogël e këti lloji peshku të pasur me Omega-3 do ju dhuroj 90% të sasisë ditore të rekomanduar. Për momentin rekomandohet që të hamë më shumë nga ky lloj peshku në mënyrë që të fusim në trup vitaminë dhe acidet yndyrore esenciale Omega-3, diçka që trupi ynë nuk mund të prodhoj vetvetiu.

Peshku Salmon

Edhe peshku salmon 3 ka sasi të mëdha të vitaminës D dhe një ushqimi me këtë lloj peshku njëjtë ju dhuron 90% të sasisë së rekomanduar të vitaminës D.

Peshku Sardele (harengë)

Gjithashtu edhe sardelet janë njëra nga ushqimet më të mira që përmbajnë vitaminë D. Një kanaçe (konservë) me sardele ju ofron 70% të nevojave ditore. Kjo kanaçe me sardele është gjithashtu burim i mirë i vitaminës B12, Acideve Yndyrore Omega-3 dhe proteinave.

Peshku Ton

Ha 100 gram peshk ton në ditë për të përmbushur 50% të nevojave ditore për vitaminë D. Mos harro se të ushqyerit me peshk gjithashtu ndihmon në lyerjen e trupit përbrenda me yndyra të mira, kështu duke ofruar një mori të dobive shëndetësore për trupin tuaj si memorie dhe funksion më të mirë të trurit.

Vaj Peshku

Nëse stomaku juaj mund të duroj aromën e fortë që ka, ky lloj vaji është shumë i pasur me vitaminë D. Ky vaj i mrekullueshëm por me shije të tmerrshme është gjithashtu i pasur me acidet yndyrore Omega-3. Nëse e fusni këtë vaj peshku në dietën tuaj ju ndihmoni që të rrisni aftësinë e eshtrave që të qëndrojnë të forta dhe shëndetshme. Për shkak të sasisë së lartë të vitaminës D, vaji i peshkut gjithashtu është treguar të parandaloj osteoporozen tek të rriturit, përmirësoj funksionin e trurit dhe optimalizon funksionin e sistemit nervor. Edhe diçka, ky vaj përmban 10.000 IU (njësi) të vitaminës D. Një lugë gjelle me vaj peshku ofron më shumë se sa keni nevojë për vitaminë D.

Vezët

Vezët janë një ushqim tjetër që përmbajnë vitaminë D në sasi të vogël. Një ve e vetme ofron 10% të nevojave ditore. Nëse mundeni gjeni vezë katundi.

Dielli

Po po, e di që dielli nuk hahet por doza ditore të dritës së diellit seriozisht munden të rrisin Vitaminën D që merr. Në fakt kjo vitaminë ndryshe referohet si vitamina e diellit. Kur drita e diellit godet lëkurën ajo stimulon prodhimin e kësaj vitamine dhe hormoneve. Ky duhet të jetë lajm i mirë për të gjitha ata të cilët kanë mundësi të rreziten. Por ata të cilët jetojnë në klima të ftohta, me re dhe me pak diell, mund të sigurojnë këtë vitaminë përmes ushqimeve që u përmendën.

Dobitë Shëndetësore Të Vitaminës D

Ka shumë arsye që të blini ushqimet që përmbajnë Vitaminë D. Dobitë shëndetësore të vitaminës janë:

  • Parandalim e sëmundjeve kronike sikur shumë lloje të kancerit, osteoporozen, diabeti, sëmundjen e zemrës dhe hipertensioni.
  • Mbrojtjen dhe lubrifikimin (lyerjen) e eshtrave, dhëmbëve dhe flokëve.
  • Rregullim të zhvillimit qelizor dhe aktivitetit të shëndetshëm të qelizave.
  • Zvogëlim të përgjithshëm të përgjegjësisë ndaj inflamacioneve, një gjendje e njohur që shkakton shumë sëmundje kronike duke filluar nga kanceri e diabeti e deri te trashja.
  • Mbrojtje nga osteoporoza e të rriturve.
  • Zvogëlim të rrezikut të kancerit të gjirit te gratë.
  • Zvogëlim të dukshëm të rrezikut të kancerit në prostatë.

Nëse je vegjetarian dhe nuk hani mish, sepse siç pe shihni peshqit janë ata që përmbajnë më së shumti këtë vitaminë, ju mund ti arrini këto dobi duke marrë vitamin D zëvendësues (suplement) dhe të rreziteni nga pak për çdo ditë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

9 KOMENTET

  1. qka te bejme ne qe nuk guxojm ham mishin e peshku hiq sepse jam alergji ne qdo lloj mishi poashtu edhe ne vez edhe ne shume ushqime tjera ?

    • ariana, duhet te kesh kujdes edhe tek mjetet e kuzhines si thikat, luget, enet e gjarat tjera qe perdore. Arsyeja eshte sepse nese nuk pastrohet mire thika me te cilen eshte prer mishi nga i cili ju jeni alergjik dhe e njejta thike perdoret per prerje te gjerave tjera juve mund te ju duket sikur jeni alergjik nga gati te gjitha ushqimet. Prandaj ushqimet si mishi edhe vezet duhet pjekur me shume se sa qe duhet ne menyre qe te mbytet alergjenti ose enet qe perdoren per mish e vez te mos perdoren ose te pastrohen mire para se te perdoren edhe per ushqime tjera. Te pershendes.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.