Ushqimi i Cili Kaperdin Materiet Toksike Te Trupit

2
1942
klorela

Web faqja Gree Med info ka përmbledhur një listë të studimeve ku është dëshmuar që klorela ndihmon në parandalimin apo lehtësimin e 40 gjendjeve shëndetësore.

Këto janë:

Pas një studimi të këtij ushqimi është thënë se:

“Klorela Vulgaris (CV) është raportuar që ka antioksidues dhe përbërës anti-kancer… Studimi ynë tregon se CV ka efekt definitiv kemo-parandalues që nxit apostosis… në kancerin e mëlçis të futur tek minjtë”.

Klorela është një algë një-qelizore dhe njëra nga algët që më së shumti është studiuar në botë. Shpesh quhet si ushqimi gati i përsosur pasi që hulumtimet përgjatë viteve kanë identifikuar një mori dobish shëndetësore në të. Përderisa është mirë e njohur për aftësinë e saj të detoksifikimit të trupit duke i lidhur për materiet toksike dhe nxjerr jashtë ato nga sistemi, kjo në të vërtetë nuk është dobia e vetme e këtij ushqimi.

Klorela – Dobitë Shëndetësore Mbresëlënëse

Siç do të shohësh, kloreles duket t’i përshtatet definicioni “ushqimi çudibërës” i cili shërben më shumë se një funksion të vetëm. Më poshtë keni një shembull të disa prej dobive shëndetësore që janë të lidhura me këtë algë të gjelbër:

[table id=2 /]

Klorela mundet gjithashtu të jetë e dobishme për vegjetarianët që kërkojnë proteina dhe vitaminat B nga burime jo të mishit. Rreth 60 përçin e saj është proteinë, dhe për shkak se përmban të gjitha amino acided esenciale që trupit tuaj i duhen, konsiderohet të jetë “proteinë e plotë”.

Gjashtë Gjendje Shëndetësore Që Klorela Mund të Ndihmoj Në Parandalim dhe Trajtim

Ashtu si e përmendëm më herët, klorela është hulumtuar dhe akoma hulumtohet për shumë gjendje mjekësore. Ja një listë të gjashtë gjendjeve mjekësore dhe sëmundjeve të zakonshme ku klorela mund të ketë dobi të veçantë.

  • Insulinë Rezistenca – Herët gjatë këtij viti hulumtuesit kanë zbuluar se klorela ka aftësi të përmirësoj ndjeshmërin e insulinës të nxitur nga fruktoza.
  • Detoksifikimi – Është në veçanti e dobishme kur përdoret së bashku me sauna me rreze infra-të-kuqe dhe merret dy orë para se të futesh në sauna. Në këtë mënyrë klorela do të jetë në zorrë dhe e gatshme të lidhet me materiet toksike që lirohen kur je në sauna.
  • Diabeti – këtu kjo algë është zbuluar se përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe glukozës në mëlçi në një studim të bërë tek minjtë me diabet të tipit 1.
  • Hipertensioni (shtypja e lartë e gjakut) – Rezultatet e një studimi tregojnë se klorela konsiderueshëm mund të ulë shtypjen normale të lartë të gjakut. Autorët e këtij studimi propozojnë se mund të përdoret si suplement diete për të parandaluar hipertensionin pa kurrfarë efekte anësore negative.
  • Anemia – hipertensioni dhe anemia të nxitur nga shtatzënia janë të zakonshme dhe mjaftë të rrezikshme. Njëra nga shkaqet kryesore të këtyre gjendjeve është statusi i ushqyeshmërisë së gruas shtatzënë. Një studim që është publikuar vitin e kaluar tregon se klorela mund të ndihmoj në përmirësimin e të dyja këtyre gjendje shëndetësore tek gratë shtatzëna, sigurisht për shkak të përmbajtjes së lartë që ka të folatit, b12 dhe hekurit.
  • Fibromialgjia – edhe pse rezultate nga një individ në tjetër ndryshonin prapëseprapë ia vlenë të konsiderosh klorela nëse vuan nga fibromialgjia. Një studim i publikuar në vitin 2000 ka testuar efektet e dy produkteve të klorelas në pacient me diagnozë të fibromialgjis, dhe rezultatet e përgjithshme kanë treguar 22 përçin të uljes së intensitetit të dhimbjeve.
  • Kanceri Mëlçisë – një studim i publikuar në vitin 2009 ka zbuluar që klorela nxit vdekjen e qelizave (apoptosis) tek qelizat kancerogjene të mëlçis së minjve, gjë që sugjeron se mund të jetë e dobishme në parandalimin e kancerit të mëlçisë.

Edhe pse në të ardhmën pritet të vërtetohen dobitë tjera shëndetësore të këti ushqimi , në këtë post përshkruam vetëm disa nga dobitë shëndetësore të klorela, a kemi dikë që përdorë klorela dhe të na tregojë për dobitë shëndetësore?

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

  1. 1.A mendoni qe edhe vitamina b17 apo leatrile qe gjendet ne farat e kajsise sheron kancerin nese zbulohet heret. Desha ta dit sepse me te vertet jam kurjoz. Kam lexuar se ky ilaq ndikon por nuk dojn mi zbulu se humbin miljonat do organizata.
    2.A mendoni se qumeshti i paperpunuar vertet ju mundeson me jetu gjat edhe shume te shendetshem.
    3.A eshte e vertet se me ane te rrenjeve te bimes astralagus mund ti zgjatim telomeret ne menyre qe te mujt me jetu “gjithmone”? Apo mos di ti ndonje menyre tjeter me zgjat jeten ne maksimum.

    Faleminderit shume! Pres pergjigjjet nese ki kohe sa me shkurt!

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.