Ushtrimet rigoroze vonojnë shtatzanin tek grat me peshë normale

8
2132

Por, ushtrimet rigoroze nuk duken të ndikojnë negativisht në fertilitet tek gratë me mbipeshë, thonë hulumtuesit.

Ushtrimet janë plus për gratë që duan të mbesin shtatzënë nëse je me mbipeshë por nëse je me peshë normale atëherë mund ta vështirësojnë të mbetesh shtatzënë, raportojnë hulumtuesit.

Edhe pse zakonisht është faktor rreziku për shumë probleme tjera shëndetësore, të jesh me mbipeshë nuk e pengon fertilitetin tek gratë të cilat bëjnë ushtrime rigoroze – vrapim, çiklizëm të shpejtë dhe aerobik. Por, gratë me peshë të shëndetshme të cilat bënin më shumë ushtrime se sa normalisht kishin hasur në vonesë për të mbetur shtatzënë.

Studimi është udhëhequr nga hulumtuesit Danez dhe Amerikan të cilët kanë përcjell aktivitetin fizik dhe fertilitetin në mijëra gra Daneze.

Autori i studimit Lauren Wise, profesor i epidemologjis në Shkollën Univerzitare të Shëndetit Publik të Boston-it, tha, “Studimi ynë ka zbuluar se nivelet e larta të ushtrimeve rigoroze janë asociuar me fertilitet të dobët tek gratë me peshë normale, por jo tek ato me mbipeshë.”

Wise tha se zbulimet e tyre tregojnë që aktiviteti fizik i cilitdo lloj mund të përmirësoj fertilitetin tek gratë me mbipeshë por ato me peshë normale të cilat dëshirojnë të rrisin gjasat për të mbetur shtatzënë duhet të merren me ushtrime të lehta si ecja e shpejtë (shëtitje).

Studimet tjerat të femrave atlete tregojnë se ushtrimet me intensitet çrregullojnë ciklin menstrual të një femre dhe bëjnë që mos të ovulojnë e ndoshta edhe të mos kenë fare menstruacione, tha Wise. Ajo gjithashtu shtoj se këto ushtrime gjithashtu mund të pengojnë implantimin kur veja e fekonduar ngjitet në muret e mitrës.

Studimi ka rekrutuar dhe administruar pyetësorët përmes Internetit për 3628 gra moshat e të cilave ishin nga 18 deri në 40 vjet. Ato duhet të ishin në marëdhënie të qëndrueshme (bashkëshortësi) dhe të kishin në plan shtatzëninë, dhe që nuk ishin të përfshira në trajtim për probleme fertiliteti.

“Ne rekomandojmë që ato me peshë normale të merren me ushtrime si aerobik, rreth 30 minuta në ditë zakonisht mjafton. Ecja është shumë e rëndësishme, tha Wise.”

“Grat me peshë normale bëhen më pakë fertile dhe kështu me më shumë vështirësi për të ngelur shtatzënë nëse merren me ushtrime rigoroze – vrapim, çiklizëm i shpejtë, gjimnastikë apo not – për më shumë se pesë orë në javë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

8 KOMENTET

  1. Qka duhet te hash qe te ndihmon me shum per me mbet shtatzen,qka esht me e mira,nje send psh,.Dhe per meshkuj gjithashtu,pershendetje

    • Ne te djathtin apo te majtin, ne cilin do qe te pershtatet, ne anen e majte i ndihmon me shume foshnjes duke permiresuar qarkullimin e gjakut e keshtu edhe ushqimin qe dergohet tek placenta, perveq tjerash ju ndihmon edhe veshkave tua te kryejne punen me leht e mire.

  2. kam mardhenje qe 3 vjet dhe asnjeher skam provuar te mbes shtatzan aka mundesi qe harghohen qelizat dhe te mos mbes shtatzan po friksohem per ket gje ju lutem me tregoni

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.