Vaji i Lirit Dhe Te Mirat Shendetsore Te Tij

22
3069

Çka është Vaji i Lirit dhe cilat janë dobitë shëndetësore të tij? Nëse ke dëgjuar shumë rreth vajit të lirit dhe ke filluar të pyetesh se cilat janë dobitë shëndetësore të tij, atëherë tash e ke rastin ti mësosh për to.

Vaji i Lirit bëhet nga farat e lirit e liri është një lule me petale ngjyrë blu. Ky vaj natyral shumë rekomandohet për mirëqenie dhe ushqim të trupit dhe se konsiderohet të jetë burimi më i pasur në natyrë me acide yndyrore omega-3 që kërkohen për shëndetin e mirë të gati secilit sistem trupor.

Vaji i lirit përmbanë acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, Vitaminat B, potas, leitin, magnez, fiber, protein dhe zink, e gjithashtu ofron rreth 50% më shumë omega-3 vaj se sa do të mund të marrësh duke marr vaj peshku, plus nuk e ka shijen e tmerrshme ashtu sikur pasi te marresh vaj peshku.

Disa hulumtues dhe shkencëtarë besojnë se vaji i lirit mund të jetë suplementi (zëvendësuesi) më i rëndësishëm për shëndet të mirë. Gati secili sistem në trup mund të përfitoj nga vaji i lirit dhe përbërësit natyral të tij. Sistemi kardiovaskular, sistemi imunitar, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi reproduktiv, sistemi nervor, nyejt e shumëçka tjetër përfiton nga përbërësit e vajit të lirit.

Thjeshtë shiko listën e fakteve dhe studimeve në atë se çka mund të bëj vaji i linit për ty:

  • Hulumtimet tregojnë incidencë më të ulët (më pak raste) të kancerit në gji dhe në zorrë të trash në popullata që kanë sasi të larta të lignanit në dietën e tyre. Liri është 100 herë më i pasur me lignan se sa cilido drithërat tjera.
  • Studimet tregojnë se Acidet Yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterines dhe triglicerideve të gjakut, dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut në arterie, që mund të shpie te goditja në tru, sulm ne zemer dhe trombozë.
  • Ndihmon trupin kundër shtypjes se larte te gjakut, inflamacionit, mbajtjes së ujit dhe funksionit të ulët imunitar.
  • Shkurton kohën e mëkëmbjes të muskujve të lodhur pas ushtrimeve.
  • Shton prodhimin e energjisë e gjithashtu shton qëndrueshmërinë (staminën).
  • Përshpejton shërimin e ndrydhjeve dhe të mavijosjes.
  • Rrit normën metabolike duke e bërë më të lehtë për të djegur yndyrën e tepërt (dhjamin).
  • Përmirëson absorbimin e Kalciumit.
  • Forcon thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
  • Mund të përmirësoj pamjen dhe perceptimin e ngjyrave.
  • Shpesh përmirëson funksionimin e mëlçisë.
  • Lehtëson disa raste të astmës.
  • Ndihmon në trajtimin e ekzemës, psoriasit dhe zbokthit.
  • Lehtëson simptomat e Artriti Reumatoid. Mundet që gjithashtu të lehtësojë simptomat e Diabetes Mellitus.
  • Lehtëson disa alergji
  • Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës (akumulimit të depozitave yndyrore brenda enëve të gjakut, veçanërisht tek arteriet e mëdha dhe ato të madhësisë mesatare, që shumë njerëz vuajnë prej saj gjatë procesit të plakjes).
  • Ulë shtypjen e lartë të gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.
  • Është vërtetuar në mënyrë shkencore që trajton (shëron) disa raste të depresionit.
  • Mund të përmirësoj funksionin mendor të shumë të moshuarve.
  • Mund të ndihmoj në trajtimin e Sklerozës së shumëfishtë.
  • Lehtëson disa raste të Sindromit Primenstrual tek femrat.
  • e shumë gjëra tjera…!

Fatkeqësisht dietat tona të sotme as për së afërmi nuk përmbushin nevojat tona për AYE (acidet yndyrore esenciale). Burimet më të pasura me AYE sikur vaji i lirit dhe vaji i peshkut gjenden rrallë në ushqimet tona të zakonshme. Përveç kësaj, ushqimet më të zakonshme si mishi i kuq dhe të bardhët e vezës mund të inkurajojnë trupin që të prodhoj prostagladin të keq. E vaji i lirit ndihmon që trupi të kthej bilancin natyral të prostagladineve të mirë dhe të keq në trup.

Sa duhet të marrim në ditë?

Doza ditore që rekomandohet për shumicën e njerëzve ështeë 1000 mg një herë deri 3 herë në ditë. Edhe më mirë do të ishte nëse ushqimeve si buka dhe sallatat që hani ju shtoni vaj liri. Studimet shkencore që janë bërë kanë përdorë deri 30 gram vaj liri në ditë sigurt dhe pa efekte anësore.

Çka duhet të shikoj kur blej vaj liri?

Është me rëndësi që të blini vaj liri të kualiteti të lartë për shkak se është i cenueshëm ndaj prishjes. Drita dhe oksigjeni ngadalësojnë zbërthimin e acideve yndyrore esenciale. Kështu që kur blini kapsule shiko dhe blej kapsule me ngjyrë të errët dhe kur blini vaj liri gjeni atë që është në shishe ngjyrë kafeje sepse këto janë më të qëndrueshme ndaj dritës dhe oksigjenit. Gjithashtu sigurohu që ta futësh në frigorifer për të zgjatur afatin.

Vaji i linit merr kohë që të absorbohet në trup para se të shfaqen efektet e plota të dobive shëndetësore që ka, e kjo kohë mund të zgjas nga disa ditë e deri në gjashtë javë, varësisht nga mirëqenia e përgjithshme a juaj.

Për fund po them kështu: “fut vajin e lirit në dietën tuaj dhe shiko se çka bën për ju!”

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

22 KOMENTET

  1. Te nderuar shkrues. Kujdes…vaji i lirit qe te jete i saposhtrydhur. Ruhet ne frigorifer.
    Kaq me cilesi te larte mund ta gjeni vetem tek Dr.Ylli Merja. Kontaktojeni ne FB produkte Merja.
    Nese ndodheni ne Tr..mbas rest Durresit.

  2. Vajin e Lirit ne Prishtine mund ta gjesh tek qafa ne Bionatyral aty ke permbi 2000 lloje te bimeve e vajrave dhe jane plotsisht natyrale pa asnje konzervans , Une e perdori pothuajse rregullisht edhe si far edhe si vaj dhe me ka bere mire shume .

  3. vaji i lirit dyqani ndodhet ne tirane afer optika roma ose perballe xhamise te rruga e kavajes pyesni aty se ju ja . tregojn

  4. Vaj liri ka ne Shkup, ne Ramstore ne supermarket eshte nje kend me ushqim te shendetshem aty ka po ne anglisht eshte flaxseed oil. Pergezime per keto info te vlefshme.

  5. per te gjithe ju qe nuk mund ta gjeni vajin ,ju tregoj nje vend ku mund ta gjeni ate nese e dini ne prishtine ku ndodhet gjykata komunale pa mberri te ajo eshte nje restoran aferdita dhe rruga pas saj te qon tek nje dyqan fetar(islam)dhe tek ai dyqan mund te gjeni vaj liiri.une aty e blej cdo here.

  6. desha te dije se ne qofte se je e virgjer ke pas mardhenie me prezervativ nga ana e partnerit a mund te mbetesh shtatzan. ju flm per mirekuptim

    • Mergim, ne kosove hala nuk ka mundur ta gjej edhe pse e kam kerkuar ne shume vende, per jasht nuk di ku mund ta gjesh por kerko ne shitore ushqimore ndoshta mund ta gjesh. Pershendetje.

Leave a Reply to artaCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.