Vaji i Ullirit: Per Lekure Dhe Floke Te Demtuara

admin 08/11/2009 56

Ne të gjithë dimë se vaji i ullirit nuk shton vetëm shije në sallata dhe pasta që hamë por gjithashtu ndihmon që të jemi më të shëndoshë, apo?. Por, a është vaji i ullirit po aq i dobishëm kur aplikohet në lëkurë dhe flokë? Këtë ndoshta nuk e keni ditë dhe sipas ekspertëve përgjigjja është- PO.

Vaji i Ullirit Për Lëkurën Tuaj:

Vaji është i lehtë dhe ushqen lëkurën. Thuhet që gjithashtu zhbën dëmet e shkaktuara në lëkurën tuaj nga sapunët, uji me klor e gjithashtu edhe ndotësit kimik. Përmban antioksidant që mbrojnë lëkurën tuaj nga degjenerimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit. Thënë ndryshe të mbron nga mplakja.

Provoje dhe shiko nëse funksionon edhe për ty. Bëj masazh vendeve ku ke lëkurë të fortë sikur ajo rreth thonjve dhe lëkurës së bërrylit dhe gjunjëve. Por që të kesh rezultate, vaji i ullirit duhet të jetë i pastër, me fjalë tjera duhet të ketë të shkruar “extra virgin”, sepse ky lloj i vajit të ullirit është direkt nga shtrydhja e parë e ullirit. Fërko buzët e çara apo lëkurën e tharë me at lloj vaji dhe shih rezultatet.

Vaji i Ullirit Për Floke Te Demtuara:

Vaji gjithashtu ushqen flokët. Është në veçanti i dobishëm për flokë të yndyrshme me zbokth. Ndiq një ritual një herë në javë të aplikimit të vajit të ullirit në flokë për 30 minuta dhe më pas mbulo flokët me peshqir të ngrohtë para se ti pastrosh me shampo. Në këtë mënyrë do ti riparoni ndarjet në fund të flokut (mitilat) dhe flokët do të shkëlqejnë më shumë se kurrë. Vaji gjithashtu është shumë i mirë në trajtimin e flokëve të thara, floke te demtuara dhe të egërsuara. Thjeshtë vë një pikë vaj ulliri në shuplak të dorës, fërko duart dhe më pas lëmo fundin e flokëve tua për ti hequr qafe fundet e egërsuara të flokut. Ma thjeshtë e më mirë nuk ka.
Në fund, a ka dikush që ka përdor vaj ulliri për riparim të flokut të dëmtuar dhe për lëkurë ose edhe për diçka tjetër? Nëse po, ndaje rezultatet dhe këshillat me të tjerët.

56 Comments »

  1. lola 12/11/2011 at 20:04 - Reply

    Pershendetje!
    Doja t’ju beja nje pyetje per sa i perket flokeve te demtuar:Kam aplikuar vajin e ullirit tek majat e flokut,por doja te dija eshte e mundur qe floket te rikthehen perseri sic kane qene,dhe pas sa kohesh trajtim me vaj mund te ndodhe kjo??

    Faleminderit

  2. nazi 03/11/2011 at 00:02 - Reply

    ju lutem qka duhet me ba pasi me rrene floke sa pergjysme edhe yndyra zbokthi jo aq shume si duhet te perdoret .

  3. LOKAJ 29/10/2011 at 12:21 - Reply

    a kA SHAMPON PER TI BROJTUN FLOKET MOS MET RAH

  4. Enduela 28/10/2011 at 22:50 - Reply

    Pershnetje,kam flok shum te dobet shum te holl,,,edhe nuk me rriten shum,,ju lutem me ktheni pergjigje,respekte,,Enduela…..

  5. bana 26/10/2011 at 13:55 - Reply

    persa i perket maskes se flokut me vaj ulliri,,,dote doja te dija nese duhet te lyejme vetem flokun?apo edhe lekuren e kokes.lekuren e kam te yndyrshme dhe te skuqur gjithashtu kam dhimbje kur e prek .do doja nje keshille prej jush.

Leave A Response »