Vaji i Ullirit – Te Mirat Shendetsore Te Tij

Pëlqe & Ndaje

Vaji i Ullirit është eksponenti më i madh i yndyrave gjysmë të ngopura dhe është komponenti kryesorë i Dietës Mediterane. Vaji ullirit është lëng natyral që ruan shijen, aromën, vitaminat dhe përbërësit e frytit të ullirit. Vaji ullirit është i vetmi vaj që mund të konsumohet ashtu si është – i freskët posa të shtrydhet nga ulliri. Të mirat shëndetësore të vajit të ullirit janë si për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve të yndyrave gjysmë të ngopura ashtu edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të substancave anti oksiduese.
Studimet tregojnë se vaji ullirit ofron mbrojtje kundër sëmundjes së zemrës duke kontrolluar nivelet e kolesterinës LDL (“keqe”) gjersa shtojnë nivelet e kolesterinës HDL (“të mirë”). Nuk ka vaj tjetër natyral i prodhuar që ka sasi më të madhe të yndyrave gjysmë të ngopura sikur vaji ullirit.

Vaji ullirit shumë mirë tolerohet nga stomaku. Në fakt funksionet mbrojtëse të vajit të ullirit kanë efekte të dobishme në ulcerë dhe gastriti. Vaji ullirit aktivizon sekrecionin e vrerit dhe hormoneve të pankreasit shumë më shumë në mënyrë natyrale sesa barnat e dhënë me përshkrim të mjekut. Dhe rrjedhimisht zvogëlon ndodhin e formimit të gurëve të tëmthit.

Vaji i Ullirit dhe Sëmundja e Zemrës

Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë 25 mililitra (mL) – rreth 2 lugje gjelle – të vajit të ullirit (virgin olive oil) çdo ditë për një javë kan treguar më pak oksidim të kolesterniës LDL dhe nivele më të larta të përbërësve anti oksiduese në gjak, veçanërisht fenolëve.

Por, përderisa të gjitha llojet e vajit të ullirit janë burim i yndyrave gjysmë të ngopura, Vaji Ullirit EXTRA VIRGIN që del nga shtypja e parë e ullinjve përmban nivele më të larta anti oksiduese, veçanërisht të vitaminës E dhe fenolëve, për shkak se është procesuar më pak.

Vaji ullirit është një ndër vajrat e mira, vaj me yndyrë shëruese. Shumica e njerëzve nuk kanë probleme me të për shkak se nuk çrregullon proporcionin kritik të omega 6 ndaj omega 3shit dhe se shumica e acideve yndyrore në vaj të ullirit janë në fakt vaj omega 9, që është gjysmë i ngopur.

Vaji i Ullirit dhe Kanceri i Zorres Se Trashe

Hulumtuesit Spanjoll sugjerojnë se nëse e fusni vajin e ullirit në dietën tuaj (në ushqimet tuaja) ofrohen edhe dobitë e parandalimit të kancerit në zorre. Studimet e tyre tregojnë se minjtë e ushqyer me vaj ulliri ishin më pak në rrezik ndaj kancerit të zorrës se sa ata që janë ushqyer me vaj tjetër. Në fakt minjtë që janë ushqyer me vaj ulliri kishin përqindje të ulët të kancerit në zorre gati të njëjtë me ata që janë ushqyer me vaj  peshku.  Dhe disa studime tjera veç më e kanë lidhur vajin e ullirit me zvogëlimin e rrezikut ndaj kancerit në zorrë.

Llojet e Vajit të Ullirit

Në përgjithësi vaji ullirit nxirret nga shtypja e ullinjve (kjo dihet). Por, vaji i ullirit vije në lloje të ndryshme, varësisht nga sasia e shtypjes që është përfshirë. Llojet janë:

Extra Virgin – që konsiderohet më e mira, më së paku e procesuar, dhe përmban vajin nga shtypja e parë e ullinjve.
Virgin – nga shtypja e dytë.
Pure – ndërhynë në procese sikur filtrime dhe rafinim.
Extra light – ndërhynë procese të shumta dhe mbanë vetëm pakë shije të ullirit.

Kur blen vaj të ullirit ju sigurisht se dëshironi të bleni vaj të kualitetit të lartë EXTRA VIRGIN. Vaj i cili vije nga shtrydhja e parë e ullinjve, nxirret pa përdor nxetësin apo kemikale, dhe se nuk ka shije tjetër përpos të ullirit e mu për këtë ka statusin “extra virgin”. Sa më pakë që procesohet ulliri aq më afër shijes natyrale dhe aq më i mirë e me i shenetshem. A ka edhe ndonjë arsye tjetër për të cilët mundemi të përdorim vajin e ullirit, nëse po atëherë fol, tregona në komente.

Shfleto duke klikuar mbi shigjeta
Informohu i Pari, merr lajmet shëndetësore si kjo dhe tjera drejt në email  - Regjistrohu
Nuk je vet, edhe 5000+ tjerë janë pjesë e sherohu.com dhe lexojnë atë që shkruhet këtu. Plus, do marrësh FALAS dhe  librin!

Comments

  1. Betta says

    Pershendetje kam nje pytje jam 20 vjeqare po i pi disa tableta kunder shtatzanis jam e brengosur se eshte hera par qe po i pi dhe qe 10 dit i kom menstruacionet nuk me shkojn shum,po am duhet ti ndaloj tabletat a eshte gjo rrezik ju lutem nje pergjigje urgjente

  2. florina says

    ket qe keni shkruar jn te pershtatshme dhe ju uroj suksese edhe ne tjerat dhe esht mir qe nq ti lexojm keto qe i tregoni ju sepse marrim shum dituri te ndryshme

Pyet dhe Komento këtu