Vaji magjik që parandalon sëmundjet e zemrës dhe vdekjen e parakohshme

0
1982
vaji i ullirit
vaji i ullirit

Konsumimi i një diete të shëndetshme – që përfshin të paktën pesë porcione pemë e perime në ditë – mund ta zvogëlojë rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Edhe ushtrimet e rregullta fizike mund të ndikojnë në atë se sa vite do të jetoni – ku ekspertët rekomandojnë të bëni të paktën 150 minuta aktivitet në javë.

Jetëgjatësinë mund ta shtoni duke bërë ndryshime në stil të jetesës.

Por, përveç këtyre që përmendëm më lartë, ekspertët tregojnë se edhe vaji i ullirit mund të ju ndihmojë të jetoni më gjatë duke i zvogëluar rreziqet e sëmundjeve të zemrës,

Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët më të mëdha të vdekjeve në UK dhe botë.

Shkaktohet nga furnizimi i gjakut i cili befas bllokohet nga grumbullimi i depozitave yndyrore – kolesteroli – në arterie.

Vaji i ullirit është çelësi për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe për reduktimin e kolesterolit të gjakut, pohojnë nutricistet Juliette Kellow dhe Dr. Sarah Brewer.

“Gjaku është ai që i jep trupit jetë, duke bartur oksigjen dhe vlera ushqyese në qeliza dhe duke i larguar toksinat, ndërkaq zemra është pompa e cila e mban gjakun të qarkullojë.”

“Çdo pengim në qarkullim të gjakut mund tua ndryshojë jetën për keq, por nutricioni mund të ju ndihmojë ta mirëmbani shëndetin e zemrës edhe në moshë të shtyrë.”

Vaji i ullirit është i pasur në veçanti me acid oleik, i cili e zvogëlon kolesterolin e keq.

Edhe studimet laboratorike kanë treguar se folifenolet që gjenden në vaj të ullirit mund ta mirëmbajnë zemrën të shëndetshme falë fuqive antioksiduesve që kanë.

Vaji i ullirit është komponent i rëndësishëm i dietës mediterrane dhe ka një mori dobish tjera shëndetësore.

Gjithashtu mund të ndihmoj kundër kancerit, pohojnë nutricionistët.

Njerëzit me konsumin më të lartë të vajit të ullirit kanë 34 % më pak gjasa që zhvillojnë cilindo lloj kanceri – veçanërisht kanceri i gjirit, pohojnë ata.

Përdorimi i vajit të ullirit në gatim apo si dresing i salatave, mund të zvogëloj gjasat për sulm në tru deri ne 41%.

Një numër i madh i njerëzve vdesin nga sëmundja e zemrës dhe simptoma më e zakonshme e sëmundjes së zemrës është dhembja e gjoksit, që ndryshe gjithashtu njihet si angina. 

Të hash një dietë të shëndetshme e të balancuar është një nga mënyrat më të mira të zvogëlimit të gjasave të sëmundjes së zemrës.

Është gjithashtu e rëndësishme të shkurtoni sasinë e kripës që konsumoni. Të gjithë duhet të synojmë të konsumojmë jo më shumë se 6g kripë në ditë – e barabartë me një lugë çaji të plotë.

Burimi:
www.express.co.uk/

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.