Vaji Peshkut Mund Të Ndihmoj Për Tu Luftuar Kanceri Gjirit

0
2011

Vaji Peshkut është një suplementar që miliona njerëz përdorin çdo ditë mbarë botës duke shpresuar se do ulin rrezikun e sëmundjes së  zemrës. Por së fundi një shqyrtim i hulumtimeve sugjeron se vaji i peshkut mund të mbroj edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit.

Studiuesit Kinez kanë shikuar në mbi 21 studime dhe kanë gjetur se një përdorim i lartë i vajit të peshkut, jo domosdoshmërisht vet peshku, dukej se ishte i lidhur me rrezik më të ulët të kancerit të gjirit më vonë gjatë jetës. Në mënyrë specifike ata zbuluar se konsumi i lartë i acideve yndyrore që gjenden në vaj peshku ishte i lidhur (asociuar) me 14 përqind zvogëlim të rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë post-menopauze.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë atëherë kjo lidhje duket të ketë implikime të mëdha për gratë dhe shëndet tyre. Kanceri gjirit është kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar në Amerik, dhe njëherit edhe kanceri më vdekjeprurës, kjo sipas U.S Centers for Disease Control and Prevention.

“Këto zbulime mund të kenë implikime në shëndetit publik për parandalimin e kancerit të gjirit përmes ndryshimeve dietale dhe në jetë-stilit,” shkruan autorët në studimin.

Përderisa është e ditur se një jetë dhe dietë e shëndetshme zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit, studimet e mëparshme kanë arhë në një përfundim ndryshe kur bëhet fjalë për konsumimin e vajit të peshkut dhe rrezikut të kancerit në gji.

1
2
3
Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.