Vetitë Shëruese Të Qepës

0
2125

qepet dhe hudhrat
Qepa është shumë e pasur me bashkëdyzimet e squfurit që janë “përgjegjës” për shijen dhe erën e qepës, por edhe mjaft meritor për vetitë mjekuese të qepës.

Përveç asaj që është “shoqëruese” gati e paharrueshme e mishit të qengjit, qofteve etj për shkak të erës dhe shijes së këndshme, qepës i përshkruhen edhe disa karakteristika tjera, që mund të përmirësojnë shëndetin e njeriut si p.sh:

Ekzistojnë dëshmi se bashkëdyzimet e squfurit që përmban qepa, parandalojnë koagulimin e gjakut. Po ashtu, ka prova dhe dëshmi që tregojnë se këto veti të qepës zvogëlojnë-ulin nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak dhe në përgjithësi ndihmojnë në parandalimit të sulmit në zemër, transmeton INA.

Hulumtimet kanë treguar se qepa ndihmon edhe në përforcimin e eshtrave-skeletit, që më së shumti kanë nevojë gratë në menopauzë. Pos kësaj, ekzistojnë dëshmi që gratë që e kanë kaluar menopauzën me konsumimin e përditshëm të qepës e kanë ulur rrezikun e frakturave (thyerjeve) të eshtrave dhe të ashtit iliak (kukut). Është me rëndësi të thuhet se rezultatet bazohen në përdorimin-konsumimin e përditshëm.

Qepa është edhe antioksidues që parandalon oksidimin e acideve yndyrore në trup dhe e mban nivelin e ndezjeve nën kontroll. Ka dëshmi se qepa zvogëlon-ulë rrezikun nga disa lloje të kancerit, qoftë edhe kur konsumohet në sasi më të vogla.

Në fund, vetëm të dini se qepa përmirëson ekuilibrin e sheqerit në gjak dhe parandalon infeksionet bakteriologjike.

via Vetitë shëruese të qepës – Shneta – GazetaExpress.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.