Vitamina B9 – Folate apo Acidi Folik

9
2416

acidi_folikÇka është Vitamina B9

Vitamina B9, që më shumë njihet si folate apo acid folik, është vitaminë që tretet në ujë dhe që bënë pjesë në familjen e vitaminës B. Vitaminat B ndihmojnë dhe përkrahin funksionet adrenaline, qetësojnë dhe mirëmbajnë sistem nervor të shëndetshëm, dhe janë të domosdoshme për procese kyçe metabolike. Folate në mënyrë të natyrshme gjendet në ushqime, kurse acidi folik është forma sintetike e folatës.

Pse është e nevojshme Vitamina B9?

Vitamina B9 është e domosdoshme për zhvillim dhe rritje të njeriut, inkurajon funksion të duhur të trurit dhe nervave, dhe gjithashtu mund të ndihmoj në zvogëlimin të niveleve të homocisteine aminoacidit në gjak (nivelet e rritura të homocysteine janë lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjes së zemrës dhe goditjes). Acidi folik gjithashtu mund të ndihmoj kundër kancereve në mushkëri, zorrës, zverkut, e gjithashtu mund të ndihmoj në ngadalësimin e rënies së memories e shkaktuar nga mplakja.

Gratë shtatzëna kanë rritje të nevojës për acid folik: sepse ndihmon rritjen e placentës dhe fetusit, e gjithashtu ndihmon në parandalimin e disa defekteve të lindjes, veçanërisht ato të trurit dhe palcës kurrizore. Grat shtatzana dhe gratë e moshës për lindje duhet ta kenë parasysh dhe të jenë të kujdesshme të marrin acid folik mjaftueshëm (shih më poshtë për sasinë e rekomanduar për gra shtatzana).

Cilat janë shenjat e mangësisë së Vitaminës B9?

Mangësia është lidhur me defektet e lindjes, peshë e vogël e lindjes, humbje të shtatzanis, depresion, humbje të memories, dhe cervical dysplasia (rritje abnormale e qelizave në sipërfaqe të qafës së mitrës). Alkoolistët, grat shtatzana, dhe ata që jetojnë në ambiente institucionale janë në rrezik më të madh të mungesës së kësaj vitamine B9.

Çfarë lloji dhe sa i duhet një të rrituri?

Sasia e rekomanduar për të rritur është 400 mikrogram. Dr. Weil në webfaqen e tij drweil.com rekomandon 400 mcg në ditë si pjesë e një suplementi B-complex që përmban spektër të plotë të Vitaminave B, përfshirë këtu biotin, tiamine, B12, riboflavin dhe niacin. Ai rekomandon se grat shtatzana apo ato që kanë lindë të diskutojnë dozën e Vitaminës B9 me gjinekologun e tyre.

Sa i duhet një fëmije?

Sasia ditore e lejuar për fëmijë nga mosha 0 deri në 6 muaj është 65 mikrogram; 7-12 muaj, 80 mikrogram; 1-3 vite, 150 mikrogram; 4-8 vite, 200 mikrogram; 9-13 vite, 300 mikrogram.

Si të marrësh sasi të mjaftueshme të Vitaminës B9 nga ushqimi?

Spinaqi, perimet gjethe gjelbra dhe fasulet janë burim i mirë me këtë vitaminë ashtu sikur produktet e fortifikuara si lëngu i portokallit, pjekurinat dhe ushqimet e thata nga drithërat. Burime tjera natyrale me folate janë shparga, bananet, shalqiri (bostani), limonët, bishtajoret, tharmi dhe kërpudhat.

A ka ndonjë rrezik të lidhur me sasi/doza të mëdha nga Vitamina B9?

Acidi folik ka pak efekte anësore edhe atëherë kur merret në doza të mëdha. Edhe pse vetë acidi folik nuk është problem, suplemental acid folik mund të maskoj simptomat e pernicious anemia, sëmundje fatale që shkaktohet nga mungesa e vitaminës B12. Sasi të mëdha (mbi 15,000 mcg) mund të shkaktojnë probleme stomaku, çrregullim gjumi, reaksione në lëkur dhe krizë mjekësore (ngërç).

A ka diçka tjetër për të konsideruar?

Absorbimi i acidit folik të shtuar (suplement) zvogëlohet pak kur merret me ushqim. Absorbimi apo shterimi i acidit folik mund të ndodhë tek ata që tepër përdorin alkoolin, ata që përdorin sasi të mëdha të antacideve, ata që u janë përshkruar antibiotik, ata që marrin aspirinë në mënyrë kronike dhe në doza të mëdha, apo ato që marrin kontraceptiv oral. Përveç tjerash, acidi folik ku rmerret së bashku me Vitaminë B12, mund të rrit rrezikun e maskimit të mangësisë së Vitaminës 12. Duhet pasur kujdes kur këto dy vitamina merren së bashku.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

9 KOMENTET

  1. pershndetje i nderuar doktor kam nje pytje per ju jam e martuar qe dy vite dhe nuk jam shtazan ekam vizituar mjekun por um ka than qe qelizat ikam te dopta per te mbetur shtazan .por prap ekum vizituar mjkun para 2 jave tashjam ka perdori acid folik 5mmg deshta me dit a te ndimojn keto per qeliza ajo falinderit pres pergjigjen tuaj

    • Camja, acidi folik zakonish jepet per te parandaluar nje gjendje te quajtur (spina bifida) me te cilen disa foshnje lindin si munges e acidit folik, por ne disa studime te fundit qe jane bere eshte zbuluar se acidi folik gjitashtu ndihmon, dmth rrit, gjasat qe te mbetesh shtatzene. Shendet dhe cdo te mire. Lexo edhe ket artikull rreth acidi folik

  2. pershendetje i nderuar doktor jam besa prap deshta te ju pys mram djali vllavit ma ka mshu ne bark me dor pairi jo shum fort ama naten mrem kan fillu do dhimbje shum shum te vogla prej te kerthiza e ne fun te barkut ashtu e sot te njejtat dhimbje smuj me than qe jan shum te forta ajan doktor qe ma ka mshu djali vllavit apo rritja e barkut qa po ta merr menja jam ne javen e 15 komplimente per punen tuaj e qdote mir

  3. i nderuar mjek kam nje pytje jam 10-11 javesh shtatzan por keto 2 dit kam nje kputje ne kurriz ne fun te shpines kisha dasht tet ves aesht normale qe po em rritet barku apo duet vizitu mjekun aka naj rrezik per humbje te bebes pasi spo kam shum dieni se jem per er te par shtatzan ju lutem pres pergjigje flm per kohen qe ndani per ne pun te mbar

    • shpresa, se sa eshte rreziku nuk mund ta dije por dhembjet e shpines gjat muajve te pare (3 mujorit te pare) te shtatzanis jane te zakonshme. Sidoqofte te sugjeroj ta vizitosh mjekun per te qen me e sigurt.

  4. Pershendetj i nderuar Doktor se pari ju pergzoj per kete gjera kaqe te mira qe ndihmon popullin ton suksese dhe vetem suksese .Kisha nji pytje personal nese ka mundsi te marre pergjigje pasi perdori disa her Farat e kungullit ju lutem a kan yndyr ky produkt se pak kam si shum ne gjak yndyr

    • Faleminderit shume Mergim, farat kane shume dobi shendetsore por gjithashtu kane edhe shume kalori diku rreth 500 kalori per 100 gram fara, keshtu qe llogarit se po konsumon shume po qe se kalon me shume se 100 gram ne dite.

Leave a Reply to adminCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.