Vitamina D-Ftohja dhe Gripi

0
2124
Vitamina D dhe Kalciumi

Vitamina D

Nje studim sugjeron se nivelete e uleta te Vitemines D jane te lidhura me raste me te shpeshta te ftohjeve dhe gripit.

Vitamina D eshte vitaminë qe prodhohet nga trupi yne kur lekura ekspozohet ndaj rrezeve ultravjollce te diellit. Ajo gjithashtu prodhohet ne menyre natyrale me ane te disa ushqimeve te limituara dhe gjithashtu gjindet si element i disa suplementareve dietal.

Vitamina D luan role vital ne mundesimin e absorbimit te kalciumit nga zorrët e gjithashtu edhe ne mirëmbajtjen e niveleve te mjaftueshme te kalciumit dhe fosfatit ne serum i cili promovon mineralizimin normal te eshtrave.

Funksionet tjera qe luan Vitamina D ne shendetin e njeriut perfshinë rregullimin e disa funksioneve imunitare dhe neurouskulare. Si imunorregullatore, vepron ne zvogëlimin e shkalles se inflamacionit. Një numër i gjeneve që shifrojnë proteinat që kontrollojnë shumëfishimin, diferencimin dhe apoptosis (vdekjen) e qelizave gjithashtu pjesërisht rregullohen nga vitamina D.

Një studim i publikuar me 23 shkurt në Archives of Internal Medicine, ka zbuluar lidhjen e mundshme ne mes të niveleve të vitaminës D dhe rasteve të shpeshta të ftohjes dhe gripit.

Hulumtuesit të udhëhequr nga Dr. Adit Ginde, një profesor asistent i operimeve në devizionin e mjekësis emergjente në Denver School of Medicine të Univerzitetin të Kolorados, kanë shqyrtuar dhe analizuar të dhëna të grumbulluar nga viti 1988 deri 1994 nga sondazhi i trete kombëtar për egzaminim shëndetësor dhe ushqimore.

Ata kanë zbuluar se në mesin e pacientëve të ekzaminuar – ata të cilën ishin 75 përqind të bardhë dhe mosha mesatare e të cilëve ishte 38 – ishin po ata tek të cilët nivelet e vitaminës D ishin ndër 10 nanogram për milimeter gjak (që kondiserohet nivel i ulët), kishin 40 përqind gjasa të kenë pasur infeksion të sistemit të frymëmarrjes krahasuar me ata të cilët nivelet e vitaminës D i kishin 30ng apo më lartë. Ky zbulim është vërejtur gjithandej në të gjitha racat dhe moshat që janë studiuar.

Për më tepër hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se pacientët me astmë që kishin nivelet më të ulëta të Vitaminës D ishin për pesë herë më shumë në rrezik të zhvillimit të ndonjë infeksioni të sistemit të frymëmarrjes, dhe rrëziku rritej për dy herë më shumë tek pacientët me mungesë të vitaminës D dhe me sëmundje kronike obstruktive polmunare.

Sidoqoftë, Ginde ka paralajmëruar se studimet janë ende në punë e sipër për të përcaktuar nëse suplementet me Vitamina D vërtetë do të ulin rrezikun e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes ashtu si ata kanë zbuluar.

Në ndërkohë ky zbulim duhet të na përgatitë neve më mirë në luftë kundër infeksioneve të sistemit të frymëmarrjes, e veçanërisht gjatë sezoneve të gripit dhe influenzës H1N1. Ne duhet të hamë një dietë mirë të balancuar me vitamina D dhe ti ekspozohemi mjaftueshëm dritës së diellit që të sigurohemi që nuk jemi në mungesë të kësaj vitamine esenciale. Veçanërisht, njerëzit me astmë dhe sëmundje tjera kronike duhet të kenë nivele të mjaftueshme me vitaminë D për të zvogëluar rrezikun ndaj ndonjë infeksioni sikur ftohja dhe gripi.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.