Vitaminat Për T’u Zgjatur

admin 28/05/2012 11
Vitaminat Për T’u Zgjatur

Gjenetika luan rol të veçantë në përcaktimin final të gjatësisë suaj. Vitamina dhe mineralet ndihmojnë rritjen dhe pamjaftueshmëria e disa vitaminave mund të shkaktoj vonesë në zgjatje dhe ndikoj në gjatësinë përfundimtare. Që ti ndihmosh fëmijës suaj të zgjatet ata duhet të konsumojnë sasi të mjaftueshme të kalciumit, vitaminës D dhe zinkut.

Kalciumi

Kalciumi është minerali ma me bollëk në trupin tonë. Kalciumi nevojitet për tkurrjen e muskujve, sekrecionin (lirimin) e hormoneve dhe enzimave dhe transmisionin e impulsave nervor. 99% e kalciumit në trup gjendet në eshtra. Eshtrat vazhdimisht absorbojnë dhe depozitojnë kalcium për tu forcuar dhe ndërtuar asht të ri. Fëmijët kanë nevojë për sasi adekuate të kalciumit gjatë zhvillimit të tyre në mënyrë që të zgjaten. Foshnjat kanë nevojë për 210 deri 270 mg kalcium në ditë, kurse tinejxherët kanë nevojë për 1300 mg kalcium në ditë.

Ushqimet e pasura me kalcium janë produktet e qumështit, peshku salmon me eshtra, sardelet me eshtra, lëng i fortifikuar i portokallit, spinaqi, lakra dhe qumështi sojës.

Vitamina D

Vitamina D është një vitaminë që gjendet në vetëm disa fruta. Por trupi ynë ka aftësi të bëj vitaminën D kur i ekspozohemi diellit. Vitamina D është e nevojshme sepse ndihmon në absorbimin e kalciumit nga stomaku dhe në mineralizimin e eshtrave. Vitamina D ndihmon fëmijët që të zgjaten. Një studim i 2009 i publikuar në “The Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” ka hetuar marrëdhëniet mes statusit të Vitaminës D dhe gjatësisë përfundimtare tek vajzat nga mosha 16 deri në 22. Studimi ka treguar se vajzat me nivele të zvogëluara të Vitaminës D gjithashtu kishin edhe gjatësi më të vogël. Ushqimet e pasura me vitaminë D janë peshku salmon, kërpudhat, skumbri (mackerel), qumështi fortifikuar dhe lëng portokalli i fortifikuar.

Zink

Zinku është një mineral esencial prezent në disa ushqime. Zinku luan rol në sintezën e ADNs, sintezën e proteinës dhe ndarjen e qelizave. Gjithashtu nevojitet për të ndihmuar rritjen normale gjatë shtatzënisë, fëmijërisë dhe adoleshencës. Sasia e pamjaftueshme e zinkut mund të ndikoj në mos rritjen e mjaftueshme. Ushqimet e pasura me zink janë goca e detit, kofshët e pulës, drithrat e fortifikuara, jogurti, bajamet dhe shqemet.

Referencat

11 Komente »

  1. Enis 19/04/2013 at 11:26 - Reply

    Doktor i kam 16 vjet ne fund te gushtit mbush 17 jam 1.75 i gjat si mund te bej qe te zgjatem 1.85 pa pasur efekte ansore jom duke i shikuar keto kshillat per zgjatje … jom shum aktiv ne vrapim dhe ushtrime ne shtepi te thjeshta edhe i ekspozohem diellit per te perfituar vitamin D si tja bej mund te me japesh kshilla qe te zgjatem per nja 10 cm flm

    • admin 19/04/2013 at 16:45 - Reply

      Enis, keto keshilla qe ke lexuar ndihmojne sadopak por nese gjenetikisht nuk e ke te programuar te zgjatesh ndoshta pak mund te besh qe te zgjatesh me shume.

  2. bianca 16/04/2013 at 17:15 - Reply

    jo por nese njihnit ndo1 mjek ne te cilin mund te rekomandonit sic keshilluat dhe vajzen me posht , njs gjithsesi me falni x shqetesimin,flm x gjithcka

    • admin 16/04/2013 at 19:14 - Reply

      bianca, nuk rekomandojm mjek, thjesht mund te ju themi vizitoni ket apo at mjek ama kjo eshte e tera.

  3. bianca 14/04/2013 at 11:15 - Reply

    pershendetje Adm,me falni por kam provuar keto keshilla tuaja dhe nuk me kane funksionuar deri me tani. Mund te me sugjeroni ndonje mjek ju lutem ? flm….

    • admin 14/04/2013 at 16:15 - Reply

      bianca, mjek per cka, nese kerkon mjek per tu zgjatur ateher nuk besoj se do e gjesh.

  4. Bianca 16/12/2012 at 16:01 - Reply

    shum flm Adm :)

  5. Bianca 09/12/2012 at 11:51 - Reply

    adm mund tE DI SI QUHEN KETO VITMINAT QE MUND TI BLE NE FAMARCI ?

    • admin 12/12/2012 at 07:10 - Reply

      Me duket se emrat si Kalcium, Zink, Vitamin D, jane emrat e vitaminave qe jane cekur ne kete artikull??

  6. deltina nuhiu 30/05/2012 at 14:43 - Reply

    jam nje vajz 15 vjeqare dhe kam probleme me gjetesi,nuk jam shum e rritur!per sa koh mund ta veresh dallimin duke konsumuar kalcium,vitamin c dhe zink?

    • admin 01/06/2012 at 15:19 - Reply

      Kjo varet nga nje person ne tjetrin, edhe gjenetika luan rol prandaj provo dhe eja na trego per rezultatet. Ben mire te konsultohesh edhe me ndonje mjek.

Lë Një Përgjigje »