Vitaminat Për T’u Zgjatur

25
2627

[dropcap]Gj[/dropcap]enetika luan rol të veçantë në përcaktimin final të gjatësisë suaj. Vitamina dhe mineralet ndihmojnë rritjen dhe pamjaftueshmëria e disa vitaminave mund të shkaktoj vonesë në zgjatje dhe ndikoj në gjatësinë përfundimtare. Që ti ndihmosh fëmijës suaj të zgjatet ata duhet të konsumojnë sasi të mjaftueshme të kalciumit, vitaminës D dhe zinkut.

Kalciumi

Kalciumi është minerali ma me bollëk në trupin tonë. Kalciumi nevojitet për tkurrjen e muskujve, sekrecionin (lirimin) e hormoneve dhe enzimave dhe transmisionin e impulsave nervor. 99% e kalciumit në trup gjendet në eshtra. Eshtrat vazhdimisht absorbojnë dhe depozitojnë kalcium për tu forcuar dhe ndërtuar asht të ri. Fëmijët kanë nevojë për sasi adekuate të kalciumit gjatë zhvillimit të tyre në mënyrë që të zgjaten. Foshnjat kanë nevojë për 210 deri 270 mg kalcium në ditë, kurse tinejxherët kanë nevojë për 1300 mg kalcium në ditë.

Ushqimet e pasura me kalcium janë produktet e qumështit, peshku salmon me eshtra, sardelet me eshtra, lëng i fortifikuar i portokallit, spinaqi, lakra dhe qumështi sojës.

Vitamina D

Vitamina D është një vitaminë që gjendet në vetëm disa fruta. Por trupi ynë ka aftësi të bëj vitaminën D kur i ekspozohemi diellit. Vitamina D është e nevojshme sepse ndihmon në absorbimin e kalciumit nga stomaku dhe në mineralizimin e eshtrave. Vitamina D ndihmon fëmijët që të zgjaten. Një studim i 2009 i publikuar në “The Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” ka hetuar marrëdhëniet mes statusit të Vitaminës D dhe gjatësisë përfundimtare tek vajzat nga mosha 16 deri në 22. Studimi ka treguar se vajzat me nivele të zvogëluara të Vitaminës D gjithashtu kishin edhe gjatësi më të vogël. Ushqimet e pasura me vitaminë D janë peshku salmon, kërpudhat, skumbri (mackerel), qumështi fortifikuar dhe lëng portokalli i fortifikuar.

Zink

Zinku është një mineral esencial prezent në disa ushqime. Zinku luan rol në sintezën e ADNs, sintezën e proteinës dhe ndarjen e qelizave. Gjithashtu nevojitet për të ndihmuar rritjen normale gjatë shtatzënisë, fëmijërisë dhe adoleshencës. Sasia e pamjaftueshme e zinkut mund të ndikoj në mos rritjen e mjaftueshme. Ushqimet e pasura me zink janë goca e detit, kofshët e pulës, drithrat e fortifikuara, jogurti, bajamet dhe shqemet.

Referencat

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

25 KOMENTET

  1. Prsh un jam 1.75 i gjate me para kam qen i gjati klases ndersa tani kam mbetur kaq jam 16 vjec a ka mundsi te zgjatem
    Nqs marr vetem nje vitamin nga A deri te Z a ben pun apo duhen individuale?

  2. jam 14 vjec ..1.70 i gjat ….njerezit e babit i kam mbi 1.75 …babai im eshte 1.85 …dhe nga mami i ka mbi 1.70 …..si mendoni mund te arrij 1.85 cm pa bler keto vitamina ??

  3. Adm un shkova ne barnatore ata nuk kishin vidamin vetem D po kishin D3 pika per Femi edh eum than vete mjekun edhe un po te pyes ty a bon me i ble dhe a ndikojn ne zgjatjen e trupit dhe ishte edhe omega 3 prej peshku qe osht a ndikon edhe ajo ne zgjatjen e trupit nese po do blej te dyja edhe tregom a ka naj efekt ansor se un i kam 17 vjet edhe tregom se si me i perdor ne qfar orari klm

  4. Admin kishe mundur te me tregosh se si pihet keto vitamine ne qfar oraro preferohen edhe pasi gjenetika ka rol te madh ne zgjatjen kisha dashur te them se babi im ka gjatsi 1.82 cm dhe un kam qen shum i gjat me i vogel ne krahasim me moshataret e mi dhe kam mendur se do te zgjatem shum por per fat te keq deri tani wetem 1.75 dhe kisha dahsur te pyes se a eshte e vertet se deri ne moshen 25 vjeqare vazhdon te zgjatet mashkulli?

    • Enis, nga komuniteti mjekesore nuk besohet se njeriu zgjatet me shume pas moshes 20 vjecare. Keto vitamina i gjen edhe ne ushqime e gjtihashtu edhe ne ndonje suplementar multivitamin qe mund ta gjesh ne barnatore. Shendet dhe suksese.

  5. me falni adm …. jam 1 vajz 17 vjeqare .. ne fund te ketij muajit mbush 18 .. jam vetem 1.54 cm e gjate …….. ju lutem me tregoni a kam ndonje shanc qe te zgjatem 🙁

    • Ana, ashtu si ke lexuar ne artikull ku ke bere komentin se sa do zgjatesh shume varet nga gjenet e tua, sidoqofte ato votamina qe kemi cekur ne artikull mendohet se ndihmojn sado pak per tu zgjatur, e sadopak nganjëherë është shumë! Shëndet dhe suksese.

  6. Jam 17 vjet dhe jam 1.74 i gjat kisah dashur vetem edhe 4cm te zgjatem si thua a ka mundesi ose qka do te me preferonit ? se paku te behem 1.78

    • Po, a lexove artikullin apo thjesht vetem bere pytje. Aty kemi dhene ca vitamina qe besohet se ndihmojn per tu zgjatur e ketu e ke pergjigjen.

  7. Doktor i kam 16 vjet ne fund te gushtit mbush 17 jam 1.75 i gjat si mund te bej qe te zgjatem 1.85 pa pasur efekte ansore jom duke i shikuar keto kshillat per zgjatje … jom shum aktiv ne vrapim dhe ushtrime ne shtepi te thjeshta edhe i ekspozohem diellit per te perfituar vitamin D si tja bej mund te me japesh kshilla qe te zgjatem per nja 10 cm flm

    • Enis, keto keshilla qe ke lexuar ndihmojne sadopak por nese gjenetikisht nuk e ke te programuar te zgjatesh ndoshta pak mund te besh qe te zgjatesh me shume.

  8. jo por nese njihnit ndo1 mjek ne te cilin mund te rekomandonit sic keshilluat dhe vajzen me posht , njs gjithsesi me falni x shqetesimin,flm x gjithcka

  9. pershendetje Adm,me falni por kam provuar keto keshilla tuaja dhe nuk me kane funksionuar deri me tani. Mund te me sugjeroni ndonje mjek ju lutem ? flm….

    • Kjo varet nga nje person ne tjetrin, edhe gjenetika luan rol prandaj provo dhe eja na trego per rezultatet. Ben mire te konsultohesh edhe me ndonje mjek.

Leave a Reply to fatimeCancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.