Vrapimi – Krejt Cka Duhet Te Dini Rreth Tij

4
2139

Duke parë që hulumtimet e njëpasnjëshme tregojnë se vrapimi përmirëson shëndetin, humbë peshën e tepërt dhe rregullon disponimin, nuk është çudi që kohëve të fundit shumë të ri e të reja po vrapojnë.

Shume prej tyre ia mësyjnë vrapimit për të humbur peshë dhe forcim (tonim) te muskujve dhe është fare e lehtë për të parë pse e bëjnë këtë? Ju do të digjni 100 kalori për çdo 1.5 km që vraponi e kjo zvogëlon masën e belit dhe kofshëve tua.

Ndryshe nga noti dhe çiklizmi, vrapimi është sport që përmirëson edhe densitetin e eshtrave, kështu duke zvogëluar rrezikun ndaj sëmundjes së osteoporozes. Gjithashtu forcon edhe sistemin imunitar duke krijuar koncentrim të lartë të limfociteve apo ndryshe si i quajmë qelizat e bardha të gjakut të cilat sulmojnë sëmundjet. Kjo është edhe një arsye tjetër pse na duhet vrapimi.

Sipas Gazetës të Institutit Kombëtar (Amerikan) Për Kancer, një deri në tri orë vrapimi në javë sjell deri 30% reduktim të rrezikut të kancerit në gji. Dhe sa më shumë kilometra që vrapon, deri në 60km në javë, aq më të mëdha dobitë shëndetësore. Gratë të cilat vrapojnë kaq shumë (60km në javë) zvogëlojnë rrezikun që të vdesin nga sëmundja kardiovaskulare deri në 45 përqind.

Hulumtimet tregojnë që edhe 10 deri 15 minuta të vrapimit me intensitet mesatar mund që pozitivisht të përmirësoj disponimin. Lirimi i endorfinës që bëhet me anë të vrapimit është bari antidepresant natyral i trupit. Kështu që ata që vuajnë nga depresioni munden që atë ta zbusin, e ndoshta edhe ta largojnë plotësisht, me vrapim.

Parandalimi i Lëndimeve Gjatë Vrapimit

Dr. Roger Wolman, konsultant për reumatologjinë dhe mjekësin sportive në Royal Orthopeadic Hospital thotë, ‘Ju duhet të ndërtoni distancën që vrapon në mënyrë graduale dhe se gjithmonë duhet të ngroheni me ushtrime të shtrirjes së muskujve dhe të ftoheni duke shkuar më ngadalë në fund të vrapimit’. Kjo kufizon tensionimin e muskujve dhe parandalon përdredhjen apo qarjen e muskujve dhe ligamenteve. Shtrirja gjithashtu ndihmon trupin që të shërohet dhe të rikuperohet më shpejtë. ‘Është vitale që ti dhurosh vetës kohë për tu rikuperuar,’ sqaron John King, një kirurg për konsulta ortopedike në London Independent Hospital, i cili ka specialitet lëndimet sportive. ‘Vrapimi duke duruar dhimbjet është thjeshtë në mit. Nëse diku po dhemb atëherë ju po e mundoni atë pjesë. Trupit tuaj i duhen periudha pushimi kështu që mund të adoptohet gradualisht ndaj ushtrimeve. Dhe nëse dhimbjet nuk largohen atëherë v ndoizito një specialist.’ Për këtë ndryshimi është çelësi i këti problemi.

‘Dil vrapo jashtë rrugëve të asfaltuara në barë kurdo që mundesh dhe sigurohu të vraposh rrugë të ndryshme, jo gjithmonë të njëjtën rrugë. Kështu ju shmangni mundimin që mund të shkaktohet në një pjesë të trupit duke vrapuar të njëjtën rrugë gjithmonë. Vrapimi me një palë patike të thjeshta nuk kryen punë dhe për të shmangur presionin në nyje që shkaktohet nga vrapimi është mirë që të keni një palë këpucë sportive me shock-absorb. Për ju femrat edhe një gjë tjetër është me rëndësi, thekson Dr. King, ato janë sytjenat.

Friksioni mund të ju lëndoj majat, të pezmatoj e bile ndoshta edhe të ju rrjedhin gjak. Andaj e gjithë kjo mund të shmanget me një palë sytjena sportive të mira. Sidoqofte, lendimet nuk duhen te jene shkas qe ju te mos te filloni vrapimin. Duke pasur parasysh dobite shendetsore qe keni nga vrapimi ateher nuk duhet menduar shume rreth lendimeve te cilat edhe ashtu mund ti shmangni me kujdes. Dil e vrapo per shendetin tuaj.

A ka edhe ndonjë këshill tjetër që kishit me nda me ata që dëshirojnë të fillojnë vrapimin për të parandaluar lëndimet ose për të treguar dobitë shëndetësore të vrapimit? Nëse keni, tregona përmes komenteve.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

4 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.