Vrapimi – Pse Duhet Te Fillosh Vrapimin?

admin 30/10/2009 34

Nëse deri më tani keni menduar dhe ende nuk po mund të vendosni të vraponi, ja ku i keni 9 arsye pse vrapimi është shumë i mirë për ty.

Që të ju ndihmojnë të dilni jashtë dhe t’ia futni vrapit këtu në këtë post keni nëntë dobi shëndetësore të vrapimit. Krejt çka ju duhet është të visheni e mbatheni dhe të vraposh! Dhe nëse vrapon fiton…

Dobitë Shëndetësore Nga Vrapimi

1. Humbja e peshes – vrapimi është një nga sportet më të mira për të humbur peshë e përveç tjerash nëse je në luftë me vetën duke u munduar të ndalosh dëshirën për të ngrënë gjithçka që shesh atëherë lajmi i mirë është se vrapimi gjithashtu ulë apetitin.

2. Mund të ngadalësojë procesin e plakjes – procesi natyral i humbjes së muskujve dhe eshtrave me plakje mund të ngadalësohet në trupin e vrapuesve që vrapojnë shpeshherë. Muskujt dhe eshtrat bëhen më të shëndetshme dhe më të forta për shkak të kërkesave që ju bëhen atyre nga vrapimi. Kjo gjithashtu do të thotë se ju keni gjasa të shtyni apo shmangni efektet e osteoporozës. Nuk ke nevojë të më besosh mua; lexo intervistën nga New Scientist të bërë me njeriun i cili në të 80tat akoma e vrapon maratonën!

3. Seks më ite mirë! – shkencëtarët nga Harvard School of Public Health kanë treguar se meshkujt të cilit ishin fizikisht aktivë (si vrapuesit) kishin 30% më pak gjasa të kishin apo zhvilloni probleme në shtrat dhe se ngritja e qarkullimit të gjakut përreth trupit i shkaktuar nga ushtrimet e rregullta do të thotë se si meshkujt ashtu edhe femrat kishin përvojë më të mirë në shtrat. Mirë po na tingëllon!

4. Shtypja e Gjakut Më e Ulët – kur vrapon arteriet tua bëhen më fleksibile, në efekt kur ushtron edhe ato ushtrojnë. Kështu duke e mirëmbajtur këtë fleksibilitet të arterieve ju gjithashtu siguroheni që shtypja e gjakut të ulet.

5. Mushkeri te Shendetshme – duke bërë frymëmarrje të thella gjatë vrapimit ju i detyroni mushkëritë tua që të përdorin më shumë nga potenciali i tyre, rreth 50% e indeve të mushkërive normalisht nuk përdoret nga ju! Nëse jeni duhanpirës atëherë njëra nga dobitë e vrapimit është rikuperimi i potencialit të mushkërive tua.

6. Rrit Fuqinë E Trurit – vrapuesit e rregullt konsiderueshëm kanë përmirësuar aftësitë mendore të tyre gjersa plakeshin krahasuar me ata që bënin jetë duke ndenjur. Gjithashtu vetëm 25 minuta ushtrime arobike kanë treguar se përmirësojnë kreativitetin tuaj.

7. Përmirëson Gjendjen Shpirterore – nuk ka dyshim në këtë dhe se njëra nga dobitë kryesore të vrapimit është ndjenja e mirë që ju arrini të keni duke u larguar nga të gjitha streset dhe shtrëngatat e jetës së përditshme. A bëhet në pyll apo në rrugë apo kudo që ju vije përshtati gjithçka duket më mirë dhe më lehtë kapërcehet kur vrapon. BBC ka një artikull të mirë se si Ronnie Sullivan ka përdorë vrapimin për të luftuar depresionin.

8. Sistem Kardiovaskular Më Të Fortë – zemra dhe mushkëritë tua do të forcohen dhe jenë më efektive kur ju jepet rasti që të tregojnë çka mund të bëjnë.

9. Kolesterina Ulet – vrapimi rrit në trupin tuaj nivelet e HDLs ose ndryshe si e quajnë “kolesterina e mirë” dhe në të njëjtën kohë zvogëlon LDL  ose “kolesterina e keqe”. Kjo mundëson që ju të zvogëloni gjasat që të pësoni nga pika në tru apo sulëm në zemër… ngrihu e vrapo.

Shpresoj se tash ke mjaft arsye që të motivohesh e të dalësh përjashta dhe ti përjetosh disa apo të gjitha dobitë shëndetësore të vrapimit. Nëse keni në mendje edhe ndonjë dobi tjetër të vrapimit mos harro të komentosh e ta ndash me lexuesit tjerë.

34 Komente »

  1. bekim 14/04/2013 at 20:05 - Reply

    flm shummm per pergjigjen

  2. bekim 12/04/2013 at 16:57 - Reply

    ej une sedi njerzit thun shpesh mos garen shum se te hapet zemra a osht e vertet

    • admin 12/04/2013 at 19:19 - Reply

      Bekim, forcohet zemra dhe ka aftesi te punoj me pak e te kryj pune me shum, dmth me pak force ka aftesi te pompoj gjakun me leht. Kuptohet nuk ke pse del e vrapon sikur te jesh duke ikur nga vrasja, te duhet kohe qe gradualisht te arrish aftesin (behesh fit) per te qen i aft te vraposh shume e shpejt.

  3. gili 01/04/2013 at 18:48 - Reply

    pershendetje .sa minuta vrap duhet te bejme ne dite ne menyre qe te dobesohemi?

    • admin 01/04/2013 at 18:57 - Reply

      Varet se sa mundesh, por 35 minuta 3 deri 4 herë në javë po qe se mundesh jane te mjaftueshme, edhe më mirë po që se kombinon këtë edhe me të ushqyer të mirë.

  4. LIRI 31/03/2013 at 14:39 - Reply

    CILAT MUSKUJ FORCOHEN ME ANE TE VRAPIMIT TE LET

    • admin 31/03/2013 at 17:30 - Reply

      Te gjithe por me se shumti te kembeve :)

  5. alma 25/03/2013 at 18:55 - Reply

    Per 20 min vrapim sa kalori mund ti djegim..nuk esht vrap shum i shpejtt..

    • admin 25/03/2013 at 19:09 - Reply

      Afer 300 kalori… :)

  6. visa 02/03/2013 at 09:18 - Reply

    10 km a jan shum ne dit sepse kam problem me tension

    • admin 02/03/2013 at 09:53 - Reply

      Nuk jan shume nese je FIT, qe dmth ke kondicion te cilin e fiton pas nje kohe vrapimi, por ne fillim per ty jane shume. Vrapo ngadal kur them ngadal mendoj qe gjersa vrapon duhet te jesh ne gjendje edhe te bisedosh, nese nuk mundesh te bisedosh me dike (shembull), ateher je duke vrapuar shpejt, vrapo keshtu ne 3 muajt e pare nga 35-45 minuta, ska lidhje sa kilometra i bene, thjesht vrapo me minuta e jo me kilometra. Ngadalso, ece ose ndalo krejtesisht po qe se e sheh qe nuk po mundesh, pusho e prap fillo vrapo. Keshtu pas nje kohe vetvetiu e ndjen se mundesh me shume se 35-45 minuta dhe me shpejt se sa ke mundur perpara sepse fiton kondicion. Shendet

  7. visa 27/02/2013 at 19:01 - Reply

    gjdo mengjes eci jo vrap por ecje me te shpejt qe nje vit por a esht shum gjdo dit 10 km ne dit a mund te ma jepni nje keshill se a esht shum a duhet me pak se nganjeher kam dhimbje te kembve .

    • admin 28/02/2013 at 09:59 - Reply

      visa, perderisa nuk ke ndonje problem apo dhembje ne gjunje ose diku tjeter ateher vazhdo keshtu.

  8. admin 21/01/2013 at 19:29 - Reply

    Alban, me duket se ai eshte mjaft i qart kur thot se merret me sport dhe vrapon nga nje ore ne dite. Kuptohet se duhet te jesh “fit” qe dmth te arrish ne at nivel fitnesi ku mundesh te vraposh kaq shume. Tash meqenese esthe kohe dimri une vrapoj me pak, por ne kohe me te nxehta kam vrapuar edhe nje ore, kurse tash vrapoj 35, 45 minuta 3 dite deri 5 dite ne jave. Po them prap se varet nga fitnesi, e nese ky merret me kete per nje kohe te gjate ateher mund te vazhdoj ashtu. Por nese ka filluar qe tash dhe vrapon aq shum ateher e pranoj qe duhet patur kujdes sepse eshte e tepert. Faleminderit per koment.

  9. arber 22/10/2012 at 13:49 - Reply

    me fal dhe nje gje te fundit doja tet thoja te me rekomandoje naj ushqim qe ta haj ne mengjes qe te bej vrap ka ora 9 ose 10 dhe pastaj ushtrime te tjera dhe kte gje te fundit ma ben ket nder tlutem..?

  10. arber 22/10/2012 at 13:46 - Reply

    pershendetje admin.. kjo eshte shum e vertet qe me the dhe doja tet falenderoja shum per ket fjale pavarsisht se nuk te intersojne po doja te dija se ku e ben vrapim ne ne plazh durres dhe ne ca ore se une kam qef qe ta bej ka ora 10

    • admin 01/11/2012 at 22:58 - Reply

      Atëherë bëje në ora 10 ashtu si të përshtatet ty.

  11. arber 21/10/2012 at 10:17 - Reply

    falemderit shum admin eshte e vertet kjo qe the prz te falenderoj shum qe mi jep eto keshilla po se di pse kur bej vrap vetem me duket sikur kam turp sdi ca te bej

    • arber 21/10/2012 at 10:21 - Reply

      do mundohem qe tja filloj vrapit te bej ushtrime sepse ato 9 keshilla per mua jane te gjitha pervec 1 qe sdua te bie ne pesh sepse jam 64 kg ishalla me bismilahi neser qe eshte e hen se sot iku po doja te thoja dhe kete admin qe me mire eshte te besh vrap ne oren 9 mengjes qe te besh dhe pompa muskuj barku qe te kemi dhe nje trup me te mire besoj me kupton ??

    • admin 21/10/2012 at 19:10 - Reply

      Mos te mundon fakti se cka mendojn tjeret per ty kur te shohin duke vrapuar, e di se te gjithe e kemi at ndjej turpi kur vrapojm sepse tek ne shqiptaret thuhet “qenka çmenduar ky njeri” kur te shohin duke vrapuar. Kur t’ia fillosh te mirreh me ket aktivitet pas nje kohe ma nuk e ndien at turp e gjithashtu edhe te tjeret nuk te shohim me ashtu si me pare sepse mesohen. Keto gjera jan te vogla per te ndaluar ty qe mos te besh at qe eshte mire per ty. Nuk ka lidhje se kur vendos te besh ushtrim, kryesorja eshte qe te besh. Une ushtroj ne mes dite, por ket e bej sepse me pershtatet me punet tjera.

  12. arber 19/10/2012 at 15:52 - Reply

    pershendetje jam arbri nga durrsi me perpara kam qen ne futboll 4 vjet une jam 18 vjec tani qe kur kam len futbollin nuk mund te bej vrap bej 2 jav vrap e pastaj e lej nuk bej dot me me thoni ju lutem se cduhet te bej sepse jam ber shum dembel rri ne shpi sdal dot jasht koka me dhemb pertoj te dal ne vrap sado qe kam shum deshire te dal sdal dot……ju flm

    • admin 21/10/2012 at 08:42 - Reply

      Arber, e sheh se si ke fillu te flasesh, ti me sa po me duket edhe te flasesh po prerton :) . Nuk guxon ta lejosh veten te biesh viktime e pertacis. Atehere kur deshiron te besh dicka mendja te thote “ke kohe, mund ta besh me von ose neser” ti mu per ket arsye duhet te dalesh e ta besh menjeher, me nje menyre per inat te pertacis. Edhe kur nuk ndihesh se duhet te dalesh vrap ti duhesh te dalesh e te ja fillosh. Me kalimin e kohes kjo te behet shpreshi qe perkundrazi pertacis dhe asaj cka te thot mendja ti prap e kryen punen dhe ben at qe duhet te besh. Keshtu krijohet shprehia si per te mire ashtu edhe per te keq.

  13. lindi 08/09/2012 at 23:47 - Reply

    a mund te bejme vrap dy here ne dite ne mengjes dhe pasdite

    • admin 12/09/2012 at 06:48 - Reply

      Nese mundesh beje, por nuk te sugjeroj, mjafton 1 her ne dite…

  14. bekim 08/09/2012 at 22:23 - Reply

    une merem me sport dhe vrapoj 1 ore ka donje problem ju lutem kthenja komentin

    • admin 12/09/2012 at 06:47 - Reply

      vetem vazhdo keshtu… ;)

  15. vjollca 27/03/2012 at 21:42 - Reply

    PERSHENDETJE DUA TE DI PER KERCIMIN ME LITAR SA KERCIME DUHET TE BESH DHE SA HERE NE DITE DHE NE CFARE KOHE?

  16. blerina 11/07/2010 at 21:33 - Reply

    pershendetja.. un kam vrapuar 1 muaj rregullisht gjdo mengjes gjdo mas dite dhe gjdo mbremje mirepo vrapojsha vetem 3 minuta po skam pas shum sukses e desha ta di pse..???

  17. shkelqimi 06/05/2010 at 20:06 - Reply

    tung pershendetje desha ta bej nje pytje ,per fillim sa minuta duhet me vrapu ,dhe sa minuta me se shumti .faleminderit.

    • admin 07/05/2010 at 13:54 - Reply

      shkelqim, 30 minuta mjaftojn… keto 30 minuta nuk do te thote te vraposh pandal. Nese nuk ke vrapuar me pare atehere javen e pare filln keshtu, vrapo per 3 minuta dhe ec per 2 e prap vrapon per 3 dhe ec per 2 deri sa ti besh 30 minuta. Te pershendes

  18. adelina 14/02/2010 at 23:31 - Reply

    Tung, jam Adelina.Ju pershendes shum.Nese ka mundesi te me tregoni se kur eshte koha me e mire per te vrapuar.Ne mengjes apo ne mbremje.Ju faleminderit

    • admin 15/02/2010 at 23:22 - Reply

      Adelina, ti vrapo kurdo qe gjen kohe. Kryesorja eshte ti caktosh vetes nje orar vrapimi dhe ti permbahesh. Sidoqofte, besohet se koha e mengjesit eshte me e mira por perderisa vrapon nuk ka fort ndryshim ne dobi nese vrapon pasdite apo edhe ne mbremje. Ti gjej kohen me te pershtatshme per vete dhe permbaju keti orari. Pershendetje

  19. gerta 12/02/2010 at 10:40 - Reply

    Pershendetje.Nese nuk ke mundesi te besh vrap pasi dhe kohen nuk e kemi mund ta zevendesojme ate me hedhjen ne litar?Sa eshte koha e mjaftueshme per te bere hedhje ne litar cdo dite?

    • admin 13/02/2010 at 01:03 - Reply

      Gerta, mundesh ta zevendesosh pse jo se edhe kercimi ne litar eshte nje kardio aktivetet shume i mire. 15 minuta kercim ne litar ti do djegesh 171 kalori. Sa me gjat aq me shume humb. Pershendetje

Lë Një Përgjigje »