Farat e Susamit – Ilaç Natyral i Mrekullueshëm

2
2807

susamiFarat e susamit janë përdorur për qëllime mjekësore për shkak të vetive të tyre ushqyese. Këto fara janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan.

Farat e susamit të freskëta janë të efektshme për t’i luftuar çrregullimet e lukthit dhe të zorrëve, shtojnë qumështin e gjirit te nënat e reja dhe rregullojnë ciklin e çrregulluar menstrual, etj.

Susami, gjithsesi, e meriton të jetë krah për krah me hudhrën, mjaltin, kurkumin dhe ushqimet tjera shëruese. Gjendet lehtë, prandaj nuk ka arsye për të mos e përfshirë në ushqimin e përditshëm, sepse mund të parandalojë sëmundje të ndryshme, madje edhe të shpëtojë jetë.

Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidues dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.

Shkencëtarët kanë konstatuar që vaji i susamit përmirëson efikasitetin e ilaçeve orale (glibenklamidi), të cilat përdoren për kontrollimin e diabeti të tipit 2.

Farat e Susamit janë veçanërisht të pasura me acide të ngopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Ky acid oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe ritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak, ndihmon që të parandalohet sëmundja e arterieve koronare dhe sulmi në zemër.

Hulumtimet klinike vërtetojnë që është i shkëlqyeshëm për reduktimin e gurëve të dhëmbëve.

Vetëm 100g nga farat e susamit sigurojnë rreth 18g proteina (32 për qind e vlerave të rekomanduara ditore).

Susami, para së gjithash është burim i mirë i vitaminave B kompleks, siç janë niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.

Vetëm 100 g susam përmban 97 për qind të acidit folik, rreth 25 për qind të konsumimit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, ndërsa kjo është në veçantie rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjat.

Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.