Diabeti – Zvogelo Rrezikun Me Oriz Te Kafenjte

1
1888
diabeti-orizi

Diabeti – herën e ardhshme kur të dalësh për të blerë gjëra ushqimore mos ble oriz të bardh, por oriz të kafenjtë.

Orizi i kafenjtë është i plote kurse orizi i bardh është orizi i rafinuar, lëmuar dhe qëruar nga mbështjellësi ngjyrë kafe, i cili është me shumë fibër dhe materie ushqyese. Orizi i kafenjtë gjithashtu ka indeks të ulët të glicemines se sa orizi i bardh, që do të thotë se nuk shkakton rritje të shpejt të niveleve të glukozës në gjak.

Tash një studim i ri i bërë nga Harvard-i raporton se Amerikanë të cilët hanin dy apo më shumë herë oriz të kafenjtë në javë zvogëlonin për 10 përçin rrezikun e tyre të zhvillimit të sëmundjes Diabeti Tipit 2 krahasuar me ata të cilët hanin më pak se një herë në muaj. Dhe ata të cilët hanë oriz të bardh rregullisht – pesë apo më shumë herë në javë – kanë gjasa gati për 20 përçin më shumë të zhvillojnë Diabetin e Tipit 2.

Analizat statistikore kanë treguar se vetëm zëvendësimi i një të tretës të orizit të bardhë me oriz të kafenjtë mund të zvogëloj rrezikun tuaj ndaj semundjet Diabeti Tipit 2 për 16 përçin. Një shërbim është i barabartë me një filxhan oriz = 250mg

Studimi i cili ka përdor të dhëna nga dy studime shëndetësore të Harvard-it dhe një studim tjetër të profesionistëve shëndetësor, nuk është i pari që drejton gishtin drejt orizit të bardh si fajtor për Diabeti tipit 2. Në vitin 2007 një studim i grave Kineze në Shangai ka zbuluar se gratë e moshës mesatare që hanin sasi të mëdha të orizit të bardhë dhe karbohidrateve tjera të rafinuara gjithashtu ishin në rrezik diabeti krahasuar me moshataret e tyre që hanin më pak oriz të bardh.

Por studimi Harvard-it është njëri nga të parët që bën dallim mes konsumit të orizit të bardh dhe orizit të kafenjtë në Amerikë ku orizi nuk është ushqim themelor dhe në përgjithësi konsumohet relativisht pak, thotë Dr. Qi Sun, një instruktor i mjekësisë në Brigham dhe në Spitalin e Grave, i cili është i lidhur me Shkollën Mjekësore të Harvard-it. Shumë studime të ushqimeve thjeshtë i vënë në një vend dy llojet e orizit.

Fundi fundit ne kemi treguar dëshmi se konsumimi i shtuar i orizit të bardh – edhe në këtë nivel të ulët të konsumit – është prapë se prapë i lidhur me rritjen e rrezikut, thotë Dr. Sun, i cili ishte në Shkollën e Shëndetit Publik Të Harvard-it kur është bërë studimi. Vërtetë rekomandohet të zëvendësohet sasia e orizit të bardh me të oriz të kafenjtë ose me drithëra të plota.

Hulumtuesit të cilët kanë bërë këtë studim kanë analizuar konsumin e orizit mes 39,765 burrave dhe 57,463 grave që kanë marrë pjesë në tri studime, në Health Professionals Follow-up Study, dhe Nurses’ Health Study I dhe II; pjesëmarrësit në tri grupe ishin të moshave nga 26 deri në 87.

Ata kishin mbushur pyetësorët kur kishte filluar studimi – 1984, 1986 dhe 1991 – dhe kanë përditësuar (freskuar) informatat e dietës vazhdimisht për çdo katër vjet, gjatë 2005 dhe 2006. Pjesëmarrësit gjithashtu janë pyetur rreth historisë së tyre mjekësore. Gjatë kësaj periudhe studimore më shumë se 10 mi pjesëmarrës kishin zhvilluar diabetin e tipit 2.

Studime të tilla mund të jenë të paqëndrueshme ngase ato mbështeten në pyetësorë të vetë-raportuar. Dhe korrelacioni nuk do të thotë medoemos lidhje shkak-efekt, pasi që faktor tjerë përpos konsumit të orizit të kafenjtë kanë ndikuar në zvogëlimin e rrezikut të diabetit që është parë. Hulumtuesit gjithashtu vërejtur se Amerikanët që hanin më shumë orizin e kafenjtë ishin më të shëndetshëm në përgjithësi – ata hanin më shumë fruta dhe perime më pak mish dhe trans yndyra, e gjithashtu ishin më të dobët, më aktiv dhe më pak pinin duhan se sa ata që nuk hanin orizin e kafenjtë.

Por Dr. Sun thotë se ka shumë sqarime të mundshme se përse ata që hanin oriz të kafenjtë ishin me më pak rrezik të zhvillimit të sëmundjes diabeti tipit 2. Përveç që ka indeks më të ulët glicemik orizi i kafenjtë gjithashtu përmban materie ushqyese të rëndësishme si magnezi i cili humbet gjatë procesit të rafinimit.

Studimet e mëhershme kanë zbuluar se të kesh këto materie ushqyese në dietë ndihmon kundër sëmundjes diabeti tipit 2, thotë Dr Sun.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.