Dieta me molla ose ndryshe si e quajnë dieta me tri molla në ditë (3 apple a day diet) është krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor në Gold’s Gym në Washington. Flynn ka zbuluar se kur njëri nga klientët e saj hante një mollë gjithmonë para ushqimit pa ndryshuar asgjë tjetër, ajo ishte në gjendje të humbte peshë më shumë se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me këtë qasje (një mollë para ushqimit) ndaj klientëve tjerë të saj dhe ka parë rezultate të pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram për 12 javë.
Dieta Me Molla – Bazat
Plani i dietës me 3 molla në ditë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt të ushqimit. Ideja qëndron në atë se fibra që gjendet në mollë të bën të ndihesh i ngopur dhe shuan apo kënaq dëshirën për të ngrënë më shumë.
Përveç ngrënies së mollave ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që është mjaft i ngjashëm me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht të vogël të marrjes së karbohidrateve dhe zvogëlimit të ndyrave të ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme) përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.
Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteinë për shkak kjo ka treguar të zvogëloj apetitin dhe përmirësoj humbjen e peshëstv
Përveç ngrënie së tri mollëve në ditë ata që mbajnë këtë dietë gjithashtu këshillohen të konsumojnë edhe gjashtë servime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundëson që të zvogëloni sasinë e marrjes së kalorive pa përjetuar urinë.
Ushqimet që Rekomandohen
Molla, djathë me pak yndyrë, jogurt me pak yndyrë, vezë, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo të bardh), brokoli dhe lakër.
Dieta me molla – shembull
Mëngjesi
Mollë
Omlet me djath
1 filxhan me qull tërshëre
Meze e lehtë e mëngjesit
Gjysmë filxhani me djath
Gjysmë filxhani me jogurt pa yndyrë
Dreka
Mollë
2 filxhan me brokoli të avulluar
gjysmë filxhani oriz të kaftë
Meze e lehtë e drekës
Ndonjë pemë tjetër ose sallatë
Darka
Mollë
Salmon të pjekur në skarë
Sallat të gjelbër
Ushtrimet Rekomandohen
Rekomandohet një kombinimi i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshëngritjes. Libri përfshinë një program 12 javor të ushtrimeve për fillestarë.
Përparësitë
- Me ngrënien e një molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesinë e ngopjes dhe zvogëlim të tendencë për të ngrënë më shumë se që duhet.
- Mollat përmbajnë fibër që ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterinës.
- Mollat përmbajnë falvonoid që ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës, goditjes në tru dhe disa kancereve.
- Ushqimet balancohen me kombinim të proteinës, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
- Sasia e lartë e të ushqyerit me proteina zvogëlon apetitin dhe mirëmban masën e muskujve përderisa mbani dietën.
- Inkurajon të ushqyerit me fruta dhe perime të freskëta.
- Është e lehtë për tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
- Inkurajon ushtrimet.
Dobësitë
- Ushqimet mund të mos ju eksitojnë dhe mund të ndodhë që dieta të të bëhet bajat.
- Mund të mërziteni duke ngrënë çdo herë nga një mollë para secilit vakt ushqimi.
- Eliminon shumë ushqime dhe nuk lejon mundësinë që të përfshini ushqimet favorit herë pas here.
- Mund të jetë e vështirë për ata të cilët janë vegjetarian e kësi nuk kemi shumë ne mesin e shqiptarëve.
Në fundë….
Kombinimi i ngrënies së një molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund të zvogëloj apetitin dhe kështu ka gjasa të rezultojë në humbje të peshës për shumë ata të cilët mbajnë këtë dietë. Mollët janë gjithashtu burim i mirë i fibrës që ka një mori dobish shëndetësore.
Disa prej tyre që mbajnë këtë dietë (3 apple a day diet) pas pak mund të mërziten duke ngrënë 3 molla në ditë. Përveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon që të mashtroni dhe kështu mund ta bëjë këtë plan të vështirë për disa që ta inkorporojnë këtë si mënyrë të të jetuarit (stil jete).




{ 10 comments… read them below or add one }
Pershendetje.Teme shume e bukur kjo po une doja te beja nje pyetje.Po une qe mollen e kam fruten time dhe mund te ha 1 kg ne dite per te mos thene qe po pata me shume konsumoj edhe me shume.Cfare efekti ka molla ne shendet nese konsumohet 1-2 kg ne dite.Me respekt dhe gjithe te mirat.
Gerta, nuk ka efekte negative dhe vetem nese je diabetik mund te rris pak por jo ne nivel per tu brengosur. Pershendetje
Jo jo nuk jam diabetike,perkundrazi jam shume mire por nga te gjitha frutat ajo me terheq me shume.Faleminderit per pergjigjen dhe ju uroj gjithe te mirat.
po edhe une e kam te pelqyer mollen por jam friguar se do te shtoj kg po ty gerta te shton kg apo te humb
Jo nuk me shton por te them te drejten nuk eshte se kam humbur.Pastaj sado e mire te jete molla nese ti konsumon ushqime me shume kalori ajo nuk mund te jape aq efekt qe te te dobesoje.Ajo te ndihmon.Une jam 60 kg dhe jam 1.68 e gjate.Molla vetem shendoshje nuk te jep.Kam qene 69 kg dhe tani jam kaq.Une e dija ku ishte celesi i shendoshjes sime.Konsumoja shume brumera dhe ushqim te fast-food.Mjafton qe nderpreva ato dhe tani konsumoj gjelle me perime dhe bej 15-20 min hedhje ne litar perdite.E tani jam shume mire.Gjithe te mirat Miranda.
un jam 68 Kg dhe jam i gjat 1.78 dua vetem te ju falemderoj juve per ket tem se
shum tem e qelluar koka ju uroj edhe tema te reja
Arianit, faleminderit edhe ty.
pershendetje a esht e vertet kjo diet desha ta di nese e ka provy ndojkush
pershendetje une e kam mbajtur kete diete jam ne diten e 7 dhe kam rene 4 kg me asnje diete me pare nuk kisha pare kete rezultat e arrita vetem per nje jave shume faleminderit…………
Persh Erida.Ti thjesht ke zbatuar ate rregull qe duhet te hash 1 molle para cdo vakti apo ke ndjekur ate qe thote me lart se cafre duhet te hash mengjes dreke dhe darke?