Dieta Per Lekur Te Bukur

4 comments

A deshironi te keni nje lekure te bukur?!

A deshironi te keni nje lekure te bukur?!

Ka  dieta te shpejta, dieta te reja e dieta te shendetshme, dieta te lehta, dieta per humbje peshe per 7 dite e lloj lloj dieta te ndryshme, por, kësaj here e ka radhën dieta per lekur te bukur.

Ekspertja dhe autorja e librit The Healthy Skin Diet (Dieta Per Lekure Te Shendetshme), Karen Fischer ofron top keshillat e saj per nje lekure te bukur.

Nje pamje e shendetshme eshte gjeja me e vlefshme qe mund te kesh. Lekura juaj nuk duhet te jete teper e yndyrshme apo e shtrenguar apo tejet e thare. Teni e lekures tuaj duhet te duket i rrafshet me shume pak ngjyre rose (faqekuqe!). Problemet e lekures mund te nderhyjne ne jeten e njerezve dhe ti pengojne ata te kenaqen me jeten e tyre pasi qe ka gjasa qe te bëhen te ndruajtur per shkak te lekures. Nje lekure e shendetshme ngrit vet-vlerësimin dhe knaqesin e jetës. Nje pamje e shendetshme eshte shenj qe rrjedha e gjakut me efikasitet po furnizon oksigjen dhe materie ushqyese ne shtresen e jashtme te lekures tuaj, dhe se sistemi limfatik ne mënyre adekuate po nxjerr jashtë qelizat e vdekura dhe plehrat tjera.

Kremrat per hidratim mund te bej lekuren ekstra te bute, por, një diet e shendetshme bene shume me shume. Dhuron energji dhe krijon trup te forte nga brenda jashte. Nuk eshte e thene qe te lindesh me gjen te ‘mirë’ të lekures: një lekure e bukure mund te krijohet nga nje diete dhe ky eshte lajm i mire per te gjithë ne. Duke u mundura qe te arrini te bëni lekuren tuaj te duket bukur per kohërat me diell, me poshtë po ju jap top 10 keshillat per nje lekure te bukure.

Top 10 keshillat per lekure te bukure

  1. Mbaj veten te hidratuar duke pire tetë deri ne dhjetë gota uje apo lëngje ne dite.
  2. Ha dy vakte te mira me perime me gjethe te gjelbër per çdo ditë.
  3. Ha ushqime te pasura me yndyra te shendetshme – merr 1 apo 2 luge gjelle me fare liri apo vaj liri çdo ditë apo ha peshk dy deri tri herë në javë.
  4. Për drekë dhe darkë: mbushe gjysmën e pjatës me sallat dhe perime pasi qe ato janë me sasi te vogël të kalorive. Gjysma tjetër e pjatës tuaj rezervohet për për karbohidrate dhe proteina.
  5. Te besh dieta te ndryshme per së tepërmi është keq për lekuren tuaj kështu që mos kalo asnjëherë vaktet. Ushqimi juaj është lëndë djegëse, asgjë më shumë apo më pakë, dhe nëse zgjedhë kryesisht ushqime të shendetshme dhe han në sasi normale, trupi juaj do të duket dhe ndjehet shumë mirë.
  6. Behu bukuroshe e gjumit. Tetë orë gjumë kualitativ rekomandohet për një lekure te mrekullueshme.
  7. Ushtrimet në mase mesatare janë të mira per lekure pasi që përmirësojnë qarkullimin në lekure dhe drenazhin limfatik te plehrave qelizore. Kjo ju dhuron një shkelqim te shendetshem. (Ushtro me pak se dy ore).
  8. Kur te zgjedhni produkt te bukurise, kontrollo listen e permbajtjes dhe testo produktin ne lekure para se ta blesh.
  9. Mbaj kapelë dhe apliko krem mbrojtëse ndaj diellit nëse kalon shumë kohë në diell – ato janë produktet më të mira kundër plakjes!
  10. Një person që vë në prioritet relaksimin për ca minuta te kohës së tij çdo ditë ka më shumë gjasa të ketë lekur te bukur. Bej paqe me trupin tuaj duke i dhen vetes shpesh komplimente.

Keto pra ishin dhjete keshillat per lekure te mire dhe njeherit dieta per lekure nga ekspertja dhe autorja e librit The Healthy Skin Diet, Caren Fischer.

A keni edhe ju ndonje keshill tjeter qe doni ta ndani? Urdhero komento.

Related Posts with Thumbnails

POSTE TE NGJAJSHME:
  • 8 Ushime Esenciale Per Lekure Te Bukur Zbulo se si ushqimet si avokado, peshku salmon, vezët dhe...
  • Dieta me Molla – Dieta Me 3 Molla Ne Dite Dieta me molla ose ndryshe si e quajnë dieta me...
  • Dieta Per Humbje Peshe – Si te Dobesohemi Zgjedhja e planeve të ushqimit tash është më e gjër...
  • Keshilla Per Nje Lekure Me Te Mire Shume faktorë ndikojnë per te mirëmbajtur nje lëkurë te bukur...
  • Shendeti Nga Dieta Me Ushqimet Natyrale Në kohërat e sotme edhe shumica e ushqimeve te paperpunuara...
  • Qendro ne rrjedha!

    Abonohu ne sherohu.com me E-mail ose me RSS që të njoftoheni kur publikohen artikujt e ri.

    { 4 comments… read them below or add one }

    1 binna 24/08/2009 at 6:30 pm

    a duhet patjetaer me i konsumu te gjitha keto ushqime aa?

    2 danjela 13/09/2009 at 5:25 pm

    ca do te thot fjala aplikomunda ta shkruani ndryshe se se kuptoj.Faleminderit.

    3 admin 14/09/2009 at 2:19 am

    po me trego ku e ke gjet sepse mund te jet gabim shkrimi se nuk di qe egziston kjo fjal?

    4 usama 11/02/2010 at 4:21 pm

    aka humb dikush vertet peshe me kete diet

    Leave a Comment

    Previous post:

    Next post:

    Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes
    [your name] on TwitterSherohu RSS FeedDergo Email