Kapslleku: Ilace Natyrale dhe Barna Shtepiake per Kapsllek

16 comments

Kapslleku

Problemet e kapsllëkut kanë të bëjnë kryesisht nga një diete e keqe kështu që nëse shtoni më shumë perime me gjethe të gjelbërta dhe fruta në dietën tuaj ju do ti dhuroni trupit ekstra fiber, diçka që i mungon për të nxjerr më lehtë jashtëqitjen. Pra, në fillim thjeshtë shto sasinë e ushqimeve që përbëhen na laksativ natyral. Ato ushqime janë avokado, bajamet, kajsia, kokosi, çikori, hurmet, fara të lirit, fig, mango, rrush, papaja, ullinj, majdanoz, sojë, rrepë, arra dhe lakërishtë. Favoritë prej këtyre që përmendëm janë mango dhe farat e linit.

Shtimi i vitaminës C në dietën tuaj gjithashtu ndihmon që të luftoni ndonjë infeksion që mund të ndikoj në jashtëqitjen tuaj.

Njëherë kur të fillon kapsllëku gjendja më pas shkon duke u keqësuar nëse nuk trajtohet. Sa më gjatë ushqimi mbetet në sistemin e tretjes aq më shumë ujë shpenzohet (nxirret) prej ushqimit për tu përdor për pjesët tjera të trupit. Kështu pra e bënë ushqimin më të fortë dhe më të vështirë që të lëvizë. Për të shëruar këtë ju duhet të shtoni sasinë e ujit që pini. Nëse pyet sa uje duhet pire për këtë atëherë mund të themi se nga 6 deri 8 gota të mëdha ujë në ditë ndihmojnë dhe mjaftojnë. Këto gota ujë shtojnë lagështinë ushqimit që po bllokon sistemin tuaj dhe ndihmon që gjithçka të lëviz tutje. Dhe nëse mërzitesh duke pirë ujë atëherë është në të mirën tënde e gjithashtu është edhe e sigurt ti shtoni disa pika limoni në gotën me ujë që pini.

Nëse akoma po kërkoni të gjeni ilac per kapsllek atëherë më poshtë keni disa metoda shtepiake apo barna shtepiake kunder kapsllekut që mund ti provosh.

  • Shto 1-2 lugë gjelle me mjaltë në një gotë me qumësht dhe pije këtë dy herë në ditë.
  • Për lehtësim të menjëhershëm nga kapslleku pi lëng karrote me lëng spinaqi para se të bini për të fjetur.
  • Pi leng portokalli në stomak të thatë në mëngjes, dhe
  • Së dy apo tri herë në ditë pi një gotë ujë me dy lugë uthull molle, dy lugë limon dhe mjaltë, nëse ki, për ti rregulluar shijen.

Nëse problemi vazhdon akoma për 8-10 ditë, duhet që të vizitoni mjekun. A kemi dikë këtu që ka apo ka pasur probleme me kapsllëk dhe të na tregoj përvojën e tij se si e ka mënjanuar këtë problem? Ti ndajmë përvojat tona dhe të tregojmë se çka ndihmon dhe çka nuk ka pasur sukses në trajtimin e kapsllëkut.

Related Posts with Thumbnails

POSTE TE NGJAJSHME:
  • Ilace Shtepiake Per Alergjit Alergjit jane reagim hipertensiv ndaj nje substance normale te padëmshme....
  • Barna Natyrale Te Mira Per Dhimbjet dhe Ankesat Shendetsore Te Zakonshme Eshte koha te jesh pak me kreative. Heren tjeter kur...
  • Alergjite – Barna Popullore Per Alergji Dhe Parandalimi I Tyre Koha e dimrit po ikën dhe pranvera po afrohet e...
  • Hipertensioni: 15 Menyra Si Te Ulet Presioni i Gjakut Pa Barna Shpesh diabeti dhe hipertensioni shkojnë dorë për dore. Gati dy...
  • Shendeti Nga Dieta Me Ushqimet Natyrale Në kohërat e sotme edhe shumica e ushqimeve te paperpunuara...
  • Qendro ne rrjedha!

    Abonohu ne sherohu.com me E-mail ose me RSS që të njoftoheni kur publikohen artikujt e ri.

    { 16 comments… read them below or add one }

    1 nita 17/02/2010 at 11:28 pm

    peshendetje kam problem me kapsllek kam gjakderdhje her her edhe kam thimbje barku shum qka me kishit keshillu te bej e pres pergjigjjen tuaj

    2 admin 18/02/2010 at 3:10 am

    Nita, provo keto qe kam shkruar ne artikullin qe ke lexuar dhe besoj se do te kesh permiresim te gjendjes. Sidoqofte, nese ke kete gjendje qe nje kohe te gjate dhe nuk e ke vizituar mjekun atehere te sugjeroj ta besh. Mos harro te shtosh sasin e pirjes se ujit, uji eshte ajo qe i mungon trupit me se shumti dhe se shumica pine sasi te pamjaftueshme te ujit, andaj pi 2 litra uje gjat dites. Une nganjehere pi edhe me shume se 2 litra vetem uje duke mos llogaritur cajin dhe lengjet tjera aty ketu. Te pershendes.

    3 Beni 01/03/2010 at 7:14 pm

    Pershendetje jam nje bashkatdhetar nga Zvicra, gjithashtu edhe une kam probleme me kapsllekun , por jo vetem kaq me sa duket pak eshte me e komplikuar situata ime . Une para nje viti isha i shtrire ne spital gjoja nga nje infeksion ne zorren e trashe, shkaqet se psa jam infektuar ne zorren e trashe nuk i dinin as mjeket . me ane te antibiotikeve u rregullua cdo gje , mirepo here pas here kam probleme me zorret . shtrengime ne bark dhimbje dhe veshtiresi ne jashtqitje , ne keto situata nga zorra e trashe del nje leng i trashe i cili me shkakton djegje marramendese ne anus . Ju lutem per ndihme se po vuaj shume flm. per pergjigje

    4 admin 02/03/2010 at 2:14 am

    Beni, ndoshta prapë të është kthyer infeksioni dhe për këtë të sugjeroj të vizitosh prapë mjekun. Njëra nga arsyet kryesore që ndodh kapsllëku është mungesa e ushqimeve me fibër dhe sasia e pamjaftueshme e pirjes së ujit. Kështu që shtoj këto dyja dhe mos ha shumë por mundohu të hash më shpesh e më pakë çdo herë. Kështu lejon që tretja e ushqimit të bëhet më mirë. Edhe një gjë… bëj një agjërim 3 ditor dhe gjatë këtyre ditëve ha vetëm molla (jo më shumë 7 mollë të qëruara në ditë) dhe pi ujë (1.5 deri dy gjatë ditës). Këtë bëje pas vizitës së mjekut në mënyrë që të shikohet nëse prapë të është kthyer infeksioni. Të përshëndes dhe uroj çdo të mirë.

    5 Beni 02/03/2010 at 2:55 am

    Admin ju flm. shume shume mendoje te me keni ndihmuar shume flm. pa tjeter se prap eshte kthyer infeksioni dhe kjo nuk eshte hera e pare prej asaj kohe qe para nje viti me ka ndosh me shume se 4 here , e njejta gje problemi eshte se mjeket nuk po e dijne se prej nga po vjen flm. edhe nje here shume

    6 edlira 08/03/2010 at 2:55 pm

    Persehndetje juve edhe une kam nje problem me kapsellek por kam vizitue mjekun por une kam edhe nje problem tjeter se me jan shfaqur parazitet ne bark si duhet te largohen keto gjera ka ndonje keshill apo …. i kam pas disa ilaqe por nje kohe mu larguan por prape po formohen ne parazitet nese keni ndonje keshill do te jete e mireseardhun per mue flm per keshillen tuaj …

    7 admin 09/03/2010 at 2:49 am

    eldira, kur flet per parazit e ke fjalen per te njejtin parazit (krimba apo si i quajme skrraja) qe gjithahtu paraqiten te femijet? Apo e ke fjalen per dicka tjeter. Per krimba (skrraja) atehere merr 250ml qumesht te vluar dhe shto 1 ose 2 luge caji me vaj ricini (blihet ne barnatore). Pije kete solucion dhe kjo eshte nje metode e vjeter e largimit te krimbave (parazit). Shendet dhe suksese.

    8 edlira 09/03/2010 at 6:37 pm

    Flm per keshillen tuaj po fjale eshte per (skrajat apo si thua ti qe paraqiten edhe te femijet por mua sa po largohen prape po kthehen parazite dhe vezet e tyre te cilet me duken po shumohen prap ,kam perdoru barna por per nje kohe mu kan largue por jan kthye prape .Por kjo keshilla e juaja te pihet qumeshti ne mengjez apo ne mbremje …flm shum per keshillen tuaj.

    9 teuta 10/03/2010 at 12:22 pm

    pershendetje per edliren dhe per te gjith ata qe kan probleme me skrrajat
    ,un di se me kollomoq te zier eliminohen skrrajat,duhet te pihet langu i kollomoqeve 2,3 lug ne qdo mengjes
    deri sa te veren ndryshimin.

    10 edlira 10/03/2010 at 8:43 pm

    Flm nga ti Teuta por mu eshte problem se sa po me largohen prape po kthehen se aty kur kam mare rezultatin nga mjeku me kan dal qe kam vezet dhe cistat e paraziteve por flm shum nga ti do te kam parasysh edhe keshillen tuaj se me te vertete me bejn shum nervoz keto parazite se kam edhe dhimbje te barkut une ….. Ju pershendes .

    11 admin 11/03/2010 at 10:47 pm

    edlira, nuk ka lidhje kur pihet qumeshti me rendesi eshte me pi se koha ska lidhje. Shendet dhe suksese.

    12 inda 15/03/2010 at 11:30 am

    A dini ndonje ilac bimor per amebat e zorreve?flm

    13 admin 17/03/2010 at 4:17 pm

    inda, nuk kam njohuri per ndonje ilac bimor nese ka dikush le te tregon. E di se per trajtimin e amebes perdoren metronidazole apo Tinadazole. Sidoqofte, konsultohu me mjek sepse ndodh qe te behet rezistente ndaj terapis dhe duhet shikuar cka te behet me pas. Cdo te mire.

    14 inda 17/03/2010 at 5:25 pm

    kam pare nje adrese ne internet qe i zhduk parazitet e zorreve me disa bime por a ka ndonje mjek per ta vertetu se eshte reklam apo keto bime japin vertet rezultat.thelifetree.com.
    flm per pergjigjen une kam perdorur disa here secnidazole per 5 dite por ajo kthehet perseri ne periudha te ndryshme do te doja ti provoja keto bime por nuk di?

    15 inda 17/03/2010 at 5:27 pm

    Pyetja ime eshte a japin rezultat keto bime?

    16 admin 18/03/2010 at 1:18 am

    inda, produkti ne lifetree.com duket shum premtues dhe edhe ndoshta eshte efektiv por nuk e di sa eshte efektiv dhe nuk po te them ta provosh edhe pse ne at faqe flitet se perberja e produktit eshte 100% natyrale dhe nese eshte ashtu atehere nuk besoj se do te kete efekte anesore pervec atyre pozitive. Te pershendes.

    Leave a Comment

    Previous post:

    Next post:

    Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes
    [your name] on TwitterSherohu RSS FeedDergo Email