Pergaditja e Trupit Tuaj Per Shtatzani

23 comments

Rregullat e shtatzanis mund te jen aq rigoroze saqe shume ekspert te fitnesit rekomandojne qe trupin ta pergadisim per shtatzani se paku nje vit me pare. Tendonet tuaj zbuten, nyjet zgjerohen dhe organet tua ndryshojne sepse ju keni kogja pune per te bere per 9 muaj. Edhe nese planifikimi per te ngelur shtazan ndodh dy vite me pare apo dy jave ju duhet te merrni hapa qe te veni trupin dhe mendjen tuaj ne rend. Po aq shume te mira ka ne pergaditje saqe cdo tentativ per te ber dicka ne kete drejtim rezulton me rezultate pozitive.
Te pergaditesh trupin tuaj per shtatzani ndoshta nenkupton se duhet t’i harroni disa nga shprehit e tua me te cilat je knaq deri me tash. Duke marr parasysh gjerat qe ndodhin per dite gjat jetes eshte veshtire qe ti kemi vazhdimisht ne mendje shendetin, dieten dhe ushqyeshmerin. Sidoqofte, eshte trupi juaj ai qe do te ushqej dhe zhvilloj te gjithe organet e rendesishme te femis dhe per kete trupi juaj meriton respekt me te madh gjat asaj periudhe. Nje cigare me teper, edhe nje fundjave duke u deh me alkool apo edhe nje deshire e zjarrt per tu ndal ne restorant me ushqim te shpejt dhe te demshem, te gjitha keto do te ken efekt negative ne zhvillimin e femies tuaj dhe eshte mire qe te merrni pak kohe para se te mbarsoheni qe ti thyeni apo ndaloni keto shprehi. Kjo mund te ju merr kohe keshtuqe mos ngurro dhe mos harro se je nje qenie njerzore dhe se shprehit jane veshtire per tu len anash.

Zevendeso keto shprehi te kqia me shprehi te reja, te shendetshme. Besohet se se paku nje muaj na duhet per te krijuar nje shprehi te re. Fillo te interesohesh per fitnes, aktivitet fizik para shtatzanis sepse do ju bej mire pasiqe te pergadit per dhimbjet e lindjes dhe qe te sherohesh me shpejt pas lindjes. Te gjitha fazat e shtazanis kane stresin e tyre dhe te kesh nje program te mire ne arsenalin tuaj do te te ndihmoj te luftosh ate qe shpesh mund te jet lodhje e konsiderueshme.

Trupi juaj eshte quditerisht nje makine komplekse dhe gjat shtatzanis ju mund te zbuloni se ndrysho do ta çmoni ate. Vitet qe keni kaluar duke urryer kofshet tua apo duke u ankuar per madhesin e gjinjeve tu munden befas te duken te parendesishme kur e kupton bukurin e aftesise se cka eshte ne gjendje te bej trupi juaj. Shtatzania dhe lindja jane detyra madheshtore per trupin tuaj. Konsidero te pergaditesh trupin tuaj per shtatzani sikur te ishte trajnim per maratonen me te madhe te jetes tuaj.

Edhe pse ketu tek ne rrall shohim qe femrat te mirren me fitnes se paku mundohu qe shprehit e kqia te zevendesosh me te mira. Rreptesisht ndalo pirjen e duhanit, alkoolit dhe ushqimeve qe nuk jan te mira as per ty as per foshnjen. Nese nuk te dhimbset vetja per nje cigare apo got alkool qe pi me teper mendo per voglushin qe eshte ka zhvillohet. Mos i ben tym dhe mos e deh qysh ne zhvillim.

Related Posts with Thumbnails

POSTE TE NGJAJSHME:
  • Seksi Ne Shtatzani Nese jeni shtatzan apo edhe ndoshta planifikoni te mbeteni shtatzan...
  • Cka Ndodh Ne Trupin Tuaj Poqese Pini Coca Cola Tash? A ke pytur pse Coca Cola vie me buzeqeshje? Eshte...
  • Ushqimet E Pasigurta Per Foshnjen Tuaj Sa me shume qe rritet foshnja aq me shume i...
  • Cka Eshte Diabeti Diabetes mellitus, i njohur si diabeti, eshte nje qrregullim ne...
  • Abonim FALAS: Abonohu me RSS feed ose merr artikujt e ri drejtë në emailin tuaj
    *Shko tash hap emailin tuaj dhe AKTIVIZO abonimin, * Nëse nuk e gjeni emailin qe ju kemi derguar, kontrollo në spam folder

    Qendro ne rrjedha!

    Abonohu ne sherohu.com me E-mail ose me RSS që të njoftoheni kur publikohen artikujt e ri.

    { 23 comments… read them below or add one }

    1 erida 08/08/2009 at 12:01 pm

    ju lutem si shpegohet dhiimjet ne dy muajt e par te shtatzanis

    2 besa 22/11/2009 at 12:50 am

    deshiro te pyes sa ndikon stresi te meshkujt mos me ngel shtatëzën une kam marr amp.merional dhe kam provu dy her dhe nuk po mbes jam nen kontrrolla te mjekut duket se qdo gje eshte ne regull por nuk kam sukses.

    3 admin 22/11/2009 at 6:05 pm

    Besa, stresi ndikon si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Stresi mundet te pengoje disa hormone ne nevojiten per prodhimin e spermes. Keshtu qe mund te them se stresi ndikon edhe ne fertilitetin e mashkullit. Ju pershendes dhe uroj suksese

    4 fllanza 02/12/2009 at 8:27 pm

    mirmrama desha te pys se amundem te boj ushtrime edhe spe jam shtatzen psh cilat ushtrime jonte ndalushem e cilat t elejushme not jom ka boj 2 her jav amo e kam ne shtepi orbitrek a munden ne te te boj ushtrime se t eune osht tash fillimi e komqef mu marrs amashum em sport per shkak se jompak mbi pesh flm shum ju uroj nate te mir dhe te kedeshme tung

    5 admin 03/12/2009 at 12:02 am

    Fllanza, mundesh me bo ushtrime por kujdes te mos besh ushtrime qe shtrengojne barkun ose tundin ate se tepermi. Orbitrekun mund ta perdoresh perderisa nuk i jep vrullshem por ngadal ashtu sikur te ishte nje ecje e shpejtuar por jo vrap. Shume mire qe ben not sepse not dhe vazhdo ashtu. Te gjitha ato ushtrime qe ti vetvetiu mendon se mund te te lendojne mos i bere. Ju uroj shtatzeni te shendetshme dhe suksese.

    6 albina 05/01/2010 at 6:35 pm

    tung nga albina deshta ni pytje me ba,une e kom ciklin 28 ditesh dmth me 13 14 15 eshte dita evulcijonit e veq ne kto 3 dit me pas mardhanje me bur,apo ban edhe si ti kry ciksil me pas mardhanje gjith muajin,tung dhe pershendetje nga albina

    7 admin 10/01/2010 at 7:08 pm

    Albina, ti mund te kesh mardhenie edhe diteve tjera por ditet kritike kur ju keni gjasa te mbeteni shtatzene jane ditet e mesit te ciklit e per kete themi se atyre diteve duhet te keni mardhenie. Pershendetje.

    8 lena 18/02/2010 at 1:54 pm

    a eshte rrezik kur mitra eshte ne rvf.qfar duhet te bej qe te mbetem shtatzan se qe 2 vjet nuk mbes.jam duke u mjekuar mjeku me thot je mir por vetem mitren e kam rvf.a keni ndonje keshille ju lutem.

    9 admin 19/02/2010 at 3:15 am

    lena, jo nuk duhet të jetë rrezik dhe ajo gjendje mund të dyshohet si shkaktar i infertilitetit vetëm atëherë kur të gjithë dyshimet tjera anulohen. Çdo të mirë

    10 lena 20/02/2010 at 1:38 pm

    ju lutem nuk jam shum e qarte me pergjigjen.dmth.mund te mbetem shtatzan.sepse gjith analizat me kan dal mir infeksion nuk kam e kam heq bashk me burrin.a keni mundesi te me tregoni a luan rol pozita gjat mardhanjeve kur mitra esht ne at pozicion dmth e kthyer mbrapa.

    11 admin 21/02/2010 at 12:53 am

    Lena, nëse që dë dy jeni mirë atëherë do të thotë se mund të mbetesh shtatzënë por askush nuk mund të të garantoj. Mitra e kthyer mbrapshtë, të kam thënë edhe heren e kaluar, se dyshohet si shkaktar i infertilitetit vetëm atëherë kur të gjitha dyshimet për ndonjë shkaktar tjetër të mundshëm anulohen. Me fjal tjera po dua të të them se gjasat janë shumë të vogla që të jetë shkaktar i mos mbetjes shtatzënë. Nganjëherë kjo gjendje mund të shkaktoj dhimbje gjat mardhënieve por nëse nuk ke dhembje atëherë pozita që besohet se ndihmon është ajo nga mbrapa. Të përshëndes dhe uroj që sa më shpejt të mbetesh shtazënë.

    12 Flora 22/02/2010 at 8:16 pm

    I nderuari/rja admin,

    Desha te pyes se a eshte normale (ose simptom) i shtatzanesis ankthi apo me mire te them frikesimi ose me shqipe “trembja per cdo cingerrim”?
    Tani jam shtatzene per pak jave, dhe papritmas me eshte paraqitur trembja. Besoj se trembjen shume me heret e kam fituar, sepse shume here qe dikush me prekte ne shpin une kercenja shpejt, dhe tash me eshte bere dicka me e madhe dhe zemra fillon te me rrah shume me shpejt dhe me duket se i tere barku me rrotullohet…Nje shembull tjeter mund ta marr se tani kam frike edhe makinen kur ngas, kur dikush para meje shtyp pedaljen dhe koqit, papritmas kercej edhe pse ndoshta shume larg jam.
    Kam lexuar rreth stresit ne shtatzanesi por trembjen askund nuk e gjej qe perfolet?!
    Jam ka marr prenatal vitamins qe permbajn dmth edhe vitaminat b12, b6, b1 dhe b2. Qe te marr dicka me teper kam frike se mos po e teproj.
    Jam konsultuar me nje mjeke te mjeksis se pergjithshme ketu ne New York me ka then qe asgje s’eshte?!!Ndoshta me duhet te konsultohem me ndonje gjinecologe?

    Flm shume qe ndan kohe per pergjigjje.

    Flora, NY

    13 admin 23/02/2010 at 1:16 am

    Flora, thjeshtë të është bërë shprehi që të trembesh, ajo të është shtuar nga fakti që je shtatzënë dhe mundohesh të jesh më e qetë e në të kundërtën ti bëhesh edhe më e ndjeshme. Edhe ashtu ti po tregon se edhe më parë ke pas zakon të trembesh kur dikush të ka prekur nga prapa. Prenatal vitamina mendoj se mjaftojnë dhe nuk besoj se ke nevoj të marrësh diçka tjetër pa konsultuar mjekun. Stresi dhe trembja (paniku) që të dyja shkojnë dora dorës. Mundohu të mos mendosh dhe të shmangësh gjërat që të bëjnë të kesh këtë përvojë (experience). Është mrekulli që fëmija është tejet i mbrojtur dhe se besohet se ajo që të ndodh ty nuk ndikon edhe te fëmija. Përkujto vetës që asgjë nuk të ndodh si para ashtu edhe pas trembjes. Pra, mos harro se ti vetvetiu e sheh që asgjë nuk të gjen pas trembjes dhe kështu dalëngadalë do të mund të dalësh nga kjo gjendje dhe një ditë nuk do të ndjesh trembjen. Sidoqoftë, bën mirë prap të bisedosh edhe me gjinekolog. Të përshëndes.

    14 Flora 23/02/2010 at 3:51 pm

    Faleminderit shume per sugjerimet! Do te mundohem ti mbaj mend fjalet tua…….Me vjen tejet mire qe kjo nuk ndikoeka te femija.
    -Njeashtu te pershendes

    15 linda-79 26/02/2010 at 4:05 pm

    pershendetja jam linda e kam provu qetash me met shtatzane ne kohen e ovulacionit por kam qen e semur prej veshkeve e me thojshin qe mos kam zall.por nuk kam zall por ne urina kulturen me kan dal bakterje e e mushne shum me bakterje.po nese mbes shatazane qa me keshilloni te bej.por e kam pas qe ni vit nje abort spontant se i kam pas qeto katerje ne miter (ehlamudiae pozitve)e me kan than qe keto ta kan myt nuk e kan lan mu zhvillu veq 7 jav ka qen gjall.ju lutemi e tash qe i kam ne urin a munet me ndodh qe nese jes pram nuk munet mu zhvillu .ju lutem me ndihmoni ju lutem ndonje keshill.
    ju faliminderit per mirkuptim

    16 aferdita 04/04/2010 at 7:47 pm

    mir se ju gjej deshta te ju bej nje pytje jem 24 vjeqare dhe jam martua qe dy vite mirpo une qe 1 vit jam duke provuar qe te mbes shtatzan kam ber kontroll te nje gjinekologe dhe me pat then qe e ke mitren te kthyer pak nalt mirpo kur kam shkur te nje gjinekolog tjeter me ultraza edhe me kontroll me ka then qe mir e ki edhe te gjitha analizat me kan dal mir nuk di shum jam ber merak dhe kam deshir qe te mbes shtazan nuk po di tjeter qka me provu

    17 admin 04/04/2010 at 10:49 pm

    aferdita, nëse ju jeni mirë atëherë i thua edhe burrit që të kontrollohet se mos ndoshta problemi mundet të jetë tek ai e jo tek ti. Përndryshe, pi ujë më shumë, mos pi duhan (nëse e pi), rri e qetë pa stres, ha më shumë pemë e perime dhe provo të mbetesh shtatzënë në mes të ciklit menstrual. Të themi se në çdo të 28 ditën juve keni menstruacionet atëherë dita kur ju ovuloni është dita e mesme, pra dita e 14. Që të rritësh gjasat të mbetesh shtatzënë ju duhet te keni mardhënie në ditën 13,14,15 dhe 16 të ciklit menstrual. Të përshëndes dhe uroj çdo të mirë.

    18 admin 10/04/2010 at 6:42 pm

    linda-79, me mire do te ishte qe nje here te sherohesh e me pas te provoje te mbetesh shtatzene, sidoqofte nese mbetesh thjesht kerkohet kujdes pak me i shtuar si nga ju ashtu edhe nga vet ana e mjekut ku i beni vizitat. Si gjithmon, ushqehu mire, pi uje me shume 2 apo 3 litra ne dite sepse keshtu do i ndihmoje edhe veshkave. Po cfar bakterie, cfar lloji i infeksionit bakterial eshte ky per te cilin po flisni? Cdo te mire.

    19 DONA 23/04/2010 at 10:52 pm

    Pershendetje jam Dona jam 21 vjeqare jam martuar qe 1 vit kam pas nje shtatzani mirpo pa sukses pastrim e kam ber me anestezion desha te di a paraqet ndonje problem nese mbetem serish shtatzan, ciklin e kam te rregullt asnjhere nuk kam pas problem. tung ju pershendes pres pergjigjn tuaj

    20 admin 23/04/2010 at 11:46 pm

    dona, nuk duhet të paraqes rrezik por do të ishte mirë të prisje së paku dy ose tri cikle menstruale e gjatë ciklit të tretë të provoni të mbeteni shtatzënë. Mos harro gjatë gjithë kësaj kohe (2 apo 3 muaj) të merrni acid folik dhe vitamin c dhe këtë të vazhdoni edhe pasi të mbeteni shtatzënë.

    21 gana 16/05/2010 at 11:54 am

    tung nga gana ju luteme a mund te me tregoni a jan ditet gjat muaijt te caktum per mbetjen e shtatzanis.

    22 RESMIJE RUSHITI 21/05/2010 at 4:43 pm

    PERSHENDETJAE NDERUARA DOKTORESH
    JAM RESA MENSTRACIONET I KAM DY DITET E PARE TE KAFTA E NJE DITE TE KUQE E PRAP TE KAFTE A MUNDEM ME MBET SHTATZAN, INFEKSION KAM PASUR EDHE AI ME KA KALUAR.TUNG

    23 admin 28/05/2010 at 7:24 pm

    resmije, nese gjithcka eshte ne rregull me ty dhe te shoqin atehere ti mund te mbetesh shtatzene. Shendet dhe cdo te mire.

    Leave a Comment

    Previous post:

    Next post:

    Get Adobe Flash playerPlugin by wpburn.com wordpress themes
    [your name] on TwitterSherohu RSS FeedDergo Email