Si Mund Te Dobesohemi Pa Dieta? Provo Melatonin

19
1963
si te dobesohemi

Po pra, si mund te dobesohemi pa dieta? Sa herë dëshirojmë të humbim peshë gjithmonë mendojmë në dieta, e kësaj radhe do të flasim si te dobesohemi pa dieta, dhe kjo duket se është e mundur me anë të melatonines.

Si Mund Te Dobesohemi me Melatonin dhe Cka eshte Melatonina?

Melatonia është hormon i fuqishëm natyral që njihet për asocimin e saj me ritmet kardiake që promovojnë cikël të shëndetshëm të gjumit. Tash, hulumtuesit nga universiteti Granada raportojnë në Journal of Pineal Research që kanë zbuluar se melatonina ka edhe një dobi tjetër të mirë.

Sipas zbulimeve të tyre melatonina ndihmon në kontrollimin e shtimit jo natyral të peshës pa e zvogëluar sasinë e të ushqyerit. Ky hormon ka treguar se përmirëson profilet e lipideve të gjakut, ulë trigliceridet dhe oksidon LDL kolesterinën e gjithashtu shton HDL kolesterinën e shëndetshme. Melatonina e cila gjendet në mënyrë të natyrshme në disa fruta, sasi të vogla të saj kanë treguar që ofrojnë një mori dobi shëndetësore si gjumë të thellë i cili është kritik në funksionet sistemike riparuese në trup. E mësuat si mund te dobesohemi pa dieta… vazhdo lexo tutje.

Hormoni i Gjumit Tregon Që Parandalon Mosfunksionimin e Lipideve si dhe Semundjet e Zemres

Melatonina është hormon natyral që normalisht lirohet nga gjëndra pineale gjatë natës për të inkurajuar gjumin. Nivelet qarkulluese zvogëlohen gjatë orëve të hershme të mëngjesit në mënyrë që të zgjohemi. Rëndësia e 7 deri 9 orëve gjumë të pushueshëm është e pazëvendësueshme në riparimin qelizor dhe funksioneve mirëmbajtëse që promovojnë shëndet gjallërues. Hulumtimet e fundit demonstrojnë se melatonina ushtron kontroll ndaj funksioneve metabolike që përcaktojnë akumulimin e yndyrës (dhjamit), trashjes dhe lipideve që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Hulumtuesit kanë ndarë subjektet testuese në tri grupe dhe njërit grup i është dhënë melatonin. Ata kanë zbuluar se grupi të cilit i është dhënë suplement me melatonin dukshëm kishte reduktuar peshën e trupit pa ndryshim në konsumin e kalorive në krahasim me ata të cilët i përkisnin grupit që nuk merrnin suplement melatonin. Përveç tjerash, ata gjithashtu kanë parë se melatonina ndihmonte në uljen e shtypjes sistolike të gjakut dhe ofronte përmirësim të dukshëm ndaj dislipidemis (mosfunksonimit të lipideve) dhe hipertrigliceridemis. Përmirësimet e raportve gjak/lipide dhe ulja e triglicerideve qarkulluese janë kritike në zvogëlomin e rrezikut të përgjithshëm të sëmundjes së zemrës.

Melatonina gjendet në mënyrë të natyrshme në disa Fruta dhe është më e dobishme për të rinjtë

Melatonina gjendet në disa pemë dhe perime si mustardë, boronica të kuqe, bajame, fara te lulediellit, kardamom, kopër, qershi dhe koriandër. Hulumtuesit që kanë publikuar rezultatin e këtij studimi besojnë se kjo është dëshmia e parë që melatonina mund të veproj si agjent kritik hormonal në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mosfunksionimin e lipideve. Ata gjithashtu kanë vërejtur se efektet mbrojtëse të melatoninës ishin më të shprehura tek të rinjtë në këtë studim kështu duke shtyrë që në moshë të re drejtë intervenimit me anë të dietës apo suplementeve për të arritur dobi shëndetësore në maksimum.

Autorët e këtij studimi në përfundim kanë thënë se “administrimi i melatonines dhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë melatonin mund të jetë mjet i dobishëm në luftë kundër trashjes dhe rreziqeve të lidhura më trashjen.” Përveç ushqimeve me melatonin, shumë nga ata me mendje të orientuar drejt shëndetit të mirë do të dëshironin ta suplementonin me 1 deri 3mg melatonin çdo natë. Merre (pi) 30 minuta para se të shkoni për të fjetur që të bësh gjumë të shëndosh, shmangësh shtim peshe të panevojshëm dhe shmangësh efektet dëmtuese to oksidimit të yndyrave të gjakut që nxisin semundjen e zemres.

Kjo pra është mënyra se si mund te dobesohemi pa dieta. Komento, trego nëse je njëri prej atyreve që bënë gjumë të rehatshëm 7 deri 9 orë rregullisht dhe se ke peshë normale të trupit.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

19 KOMENTET

  1. Ku mund ta gjejme melatoninen ? Jepet pa recete mjeku? A eshte provuar ne ka apo jo efekte anesore? Ju lutem mund te me ktheni nje pergjigje

  2. CFAR DUHET TE HA PER TE HUMBUR KILET E TEPERTA.SPS DIETA NUK MUNDEM TE BEJ.THON SE LIMONI TE DOPSON DHE TE PI SA ME SHUM UJE .POR JU CFAR ME KESHILLONI PER TE HUMBUR 10 KILE SA ME SHPEJTE.FLM

  3. Perveq faktorit te konsumimit te tepert te ushqimit,jane edhe disa faktore tjere qe favorizojne, respektivisht ndikojne ne shkaktimin e trashesise: faktoret gjenetike, sociale, pisikologjike, ambienti, cregullimet hormonale (me i veshtiri per tu kontrolluar), niveli imetabolizmit bazale te trupit, niveli i aktivitetit spontan, nivelet e adenozines trefostazes qelizore lipoprotein lipazes dhe enzimave tjera.
    Pra, trashesia duhet te konsiderohet si nje semundje dhe kur trajtohet duhet te trajtohet si semudnje separi duhet te zbulojne faktoret qe kane shkaktuar trashesine e individit te caktuar dhe asnjehere nuk duhet te fillohet me trajtim deri sa te arrijme te gjejme apo ti afrohemi pak na afer shkaktarit te trashesise te individit te caktuar. Pra secili qe ka probleme serioze me trashesi (obesitet) duhet te beje nje kontroll te mjeku specilist.

  4. jo asgje nuk me me ndikon por me thojn se uji i tharpt te trash e dojsha te di qe a esht e vertet se uj te tharpt pi mjaftushem se ate e perdori rregullisht

  5. persh admin desha te pyes?un e pi ujn mineral (i tharpt) ujin natyral nuk mundem me pi krejt pak qka pi veres e perdori.esht mir qe e pi ujin mineral apo jo pres pergjigjjen

    • Perderisa pini uje mjaftueshem nuk besoj se eshte problem se a eshte i tharbt apo normal, me qene se une preferoj ate te zakonshmin. Po nese te shkakton ndonje problem atehere ndalo e mos e pi.

  6. prsh si mundem ti heq 8 kilogram jam ne itali por a ka ndonje produkt italjan qe nuk mund te me shkaktoj dem qe te mundem te mbes shatezene prap se nje femi kam e bas lindjes me ka mbet shneta pak e nuk po kam deshir po ju kisha lut ne pergjigjje te shpejt te ma jepni dhe nese ka barna qe mundem ti blej ktu qka me kishit kshillu ju

    • Duhet ti heqesh gradualisht pa bere ndonje diet speciale. Ha me shpesh po me nga pak, pi uje me shume dhe ha ushqime te shendetshme si pem dhe perime, e gjithashtu nese te ipet mundesia dil e shetit ne kemb bashk me femijen per 30 min apo 1 ore te plote. Keshtu edhe je e shendetshme edhe humb peshe gradualisht. Shendet dhe cdo te mire.

  7. jam nora jam 27vjeqare jam nen e tre fmive gjatsija 1.75 peshoj 120kg jam ne halla te madh spo di si ta hek ket pesh kan fillu edhe kembet tme dhmbin po ju kisha lut naj kshill te ma jepni me deshir dot kisha prit ok ju lute kthema ok tung

    • Nora, ty te duhet kohe e gjate te humbesh peshe gradualisht, ha me shpesh gjat dites (4 apo 5 here) por nga pak vetem sa per ta prish, asnjehere mos u ngop, ne vend te ushqimeve te perditshme ha pem e perime me shume dhe pi uje nga 2 litra ne dite ose edhe me shume. Po qe se mundesh atehere edhe dil e ec nja gjysme ore per 5 dite ne jave ose se paku 3 dite ne jave. Keshtu gradualisht humb peshe dhe je me e shendetshme, mos prit mrekulli se nuk ndodh te humbesh peshen qe deshiron perbrenda nje muaji, mos humb shprese nese nuk sheh ndryshim te madh kohe pas kohe sepse me keto ndryshime edhe shendeti juaj eshte me i mire. Perveq tjerash ne kete menyre te duhet kohe e gjate per ta humbur peshen qe ke fituar, ndoshta te duhet po aq kohe sa te eshte dashur ta fitosh kete peshe brenda viteve. Te uroj shendet dhe cdo te mire.

  8. a esht i rrezikshum edhe si mund te perdoret a ne qfar kohe, sa gjat mundet me perdor ket ilaq ju lutem me kthen pergjigje jam e intersume shum ju faleminderit

    • Vjollca, ashtu si shkruan ne artikull qe perveq ushqimeve qe permbajn melatonin ti mund te marresh edhe suplement prej 1 deri 3mg (miligram) ne dite. Sa gjate? Ne artikull shkruan qe melatonina ka dobi shendetesore edhe tjera prandaj njerezit qe jane te orientuar drejt nje shendeti te mire e marrin si suplement prej 1 deri 3mg ne dite. Kjo do te thote se e marrin per cdo dite per sa kohe qe deshirojne. Tash ti nese e shef qe ka efekte negative tek ti, edhe pse nuk dihet se ka efekte negative, atehre nderprite dhe mos e perdor. Te pershendes.

  9. jam 38vjeqe peshoj 90kg kete pesh e kam fituar qysh mbas operacjonit qe kam pas para 6viteve kam operu mitren ma kan hequr me te dyjat vezore keshtu qe kam provuar gjithfar dijetave po pa sukses jam drejtuar te mjeku mirpo me ka then qe urgjent duhet te heqesh killa nuk jam e vetedijeshme se qka te bej ju lutem me ndihmoni ju pershendes lulja nga peja

    • Luljeta, largo kilogramet gradualisht, duke u marr me aktivite fizik, vrapin ose ecje te shpejt per 30 minuta 5 deri 6 here ne jave, pi uje me shume 3-4 litra ne dite, shmang ushqimet e keqia dhe shumicen e embelsirave, me pak sheqer ne kafe dhe qaj, dhe ushqehu me me shume peme dhe perime. KJo eshte menyra me e mire dhe me e sigurt.

  10. kom nevoj per pak dijet ama po du me hapa diqka dhe qet fjal Melatonin
    nuk po e kuptoj shumm ose ju kisha lut naii emer te hapave diqka per shpejt em duhet nese mundet mem jap sqarim ju kisha lut mem ndihmu sa ma shpejt me ja jap lajmin ju pershendes klmm

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.