4 Mënyra Të Rrezikshme Për Humbje Peshe

8
3614
humbje peshe

humbje pesheShumica prej nesh e dimë që të humbësh peshë në mënyrën e duhur me një proces gradual kërkon përkushtim jetëgjatë ndaj shëndetit. Por shumica nga ne nuk e kemi durimin dhe si rezultat disa njerëz shkojnë në ekstremitet për tu dobësuar shumë shpejtë dhe me shumë rrezik. Përderisa dietbërësit ekstrem mund të humbin peshë ata gjithashtu mund të humbin edhe jetën e tyre. Rri larg nga këto katër metodat e rrezikshme për humbje peshe që do ti përmendim më poshtë.

Dëshira dhe presioni për të humbur peshë për shumë femra është aq a madhe sa ato janë të gatshme të komprometojnë shëndetin e tyre gjatë këtij procesi. Dietbërësit ekstrem që përdorin këto katër metoda përveç tjerash do të zbulojnë se nuk ka garanci se do të humbësh peshë. Në fakt, e vetmja garanci është se ata do i komplikojnë gjërat duke lozur me shëndetin e tyre.

1. Diuretikët

Diuretikët, apo pilulat e ujit, klasifikohen si ilaçe që rrisin prodhimin dhe lirimin e urinës. Ato nuk ju bëjnë të humbni peshë por vetëm ujë. Si përgjigje të humbjes të tepërt të ujit nga diuretikët, trupi do të filloj të mbaj ujin prapë pas ca ditëve. Kjo nxit një cikël të ri e të keq të përdorimit të diuretikëve pasi që përdoruesit marrin më shumë pilula për të larguar këtë peshë ujore.

Dehidrimi është pasoja më e zakonshme e përdorimit të diuretikëve. Dehidrimi serioz mund të kthehet në gjendje kërcënuese për jetën tuaj. Gjëja e vetme që përdoruesit humbin me përdorimin e diuretikëve janë lëngjet vitale dhe elektrolitet, të cilat janë të domosdoshme për funksion të mirë të zemrës, veshkave dhe mëlçisë, e gjithashtu edhe minerale tjera si zinku.

2. Laksativët

Laksativët zbrazin zorrën e trash dhe kjo ka shumë pak ndikim në humbje të peshës. Arsyeja është se ushqimet dhe kaloritë që konsumoni veç janë absorbuar në zorrë të vogël në momentin kur laksativët fillojnë punën. Ashtu sikur me diuretikët, i vetmi ndryshim është se ju humbni ujë. Ju bënë të ndiheni më të dobët por eventualisht ju prapë do fitoni ujin e kjo ju bënë të dukeni dhe ndiheni të fryrë e kjo nxit fillimin e përdorimit të laksativëve në një orvatje dëshpëruese për të luftuar ruajtjen (mbajtjen) e ujit.

Përdorimi i vazhdueshëm i laksativëve mund të shkaktoj efekte anësore të pakëndshme. Përdoruesit më vonë e shohin se nuk mund të kryejnë nevojën pa përdorimin e laksativëve. Procesi jashtëqitjes dëmtohet përgjithmonë e në raste ekstreme edhe vdekja mund të vijë si pasojë.

3. Shurupi Ipecac (Ipecac Syrup)

Ata që kanë pak njohuri në mjekësi e dinë se Ipecac Syrup përdoret për të nxitur vjelljen pas helmimit. Gratë që vuajnë nga bulimia e kanë të njohur Ipecac Syrup-in pasi që e përdorin për të nxitur vjelljen. Fatkeqësisht, shumë gra që vuajnë nga bulimia kanë vdekur duke e përdorur këtë shurup rregullisht.

Ipecac Syrup (Shurupi Ipecac) shkakton helmim sistematik gjersa emetine, përbërësi i saj aktiv, ndërtohet në inde dhe dobëson zemrën duke shkaktuar rrahje të çrregullta, dhembje gjoksi, probleme me frymëmarrje, rrahje të shpejta, arrest kardiak, shok dhe koma.

4. Pilulat Dietale

Pilulat dietale janë industri e madhe në SH.B.A dhe vazhdojnë të jenë mënyra më e popullarizuar për humbje peshe. Disa prej tyre përshkruhen nga mjekët e disa tjera mund të blihen pa përshkrim mjeku në shumë barnatore e këto klasifikohen si suplement dietal e jo si pilula dietale.

Pilulat dietale që përshkruhen nga mjeku u jepen personave të trashë sepse janë shumë efektive në nxitjen e humbjes së peshës; përbërësit e tyre janë të fortë sepse ashtu janë të rregulluara dhe merren nën mbikëqyrje mjekësore. Por varësia ndaj atyre pilulave dietale që mund të blihen pa përshkrim mjeku mund të jetë e rrezikshme.

Pilulat dietale vijnë në formë të herbal suplements, ndrydhës të apetitit dhe pilula nga kafeina. Disa janë kombinim i dy apo të triave. Për shembull, Phenylpropanolamine dhe Ephedra janë mjaftë të popullarizuara si ndrydhës të apetitit. Ato stimulojnë sistemin nervor duke prodhuar reaksione të ngjashme me amfetaminën.

Disa efekte të rrezikshme anësore të këtyre pilulave dietale janë: nervoza, presioni i lartë i gjakut, pagjumësia, hiperaktiviteti, lodhja, marramendja, aritmi e zemrës, kokëdhembjet, vjellja, tharje gojës, goditja në tru, sulmi në zemër, shikim i turbulluar, ethe, infeksion të traktit urinar, rënie të flokëve, humbje të dëshirës për seks, mpirje të gjymtyrëve e të tjera.

Edhe vdekja vijë nëse e tepron duk marrë më shumë se sa tolerohet doza e këtyre pilulave dietale.

Ju kërkojmë që urgjentisht të kërkoni ndihmë mjekësore nëse ju apo dikush që njihni ka përdor apo është duke përdor ndonjë lloj të këtyre pilulave për humbje peshe. Nuk ia vlen barra qiranë të komprometosh shëndetin vetëm për të qenë i/e dobët.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

8 KOMENTET

  1. pershendetje,une jam 1.60 e gjate dhe peshoj 68kg ju lutem me ndihmoni me nje diete qe une ti heq keto kile te teperta,jam munduar te shikoj dieten 7 ditore po nuk e kam gjetur,ka ndonje diete tjeter ose me shkruani po kete diete 7 ditoere,ju faleminderit.

  2. Pershendetje!! Jam 18 vjeqare dhe jam e gjat 1.67. I kam 70 kilogram dua ti hjek 10 kg si mund ti hek qfar duhet ha vetem buk te zez apo qka me ndihmoni ???

  3. Arnida cajin kinez e kam perdorur un para shum kohesh dhe kam humbur rreth 20 kg per 6 muaj por gjithashtu kam mbajtur nje djet shum te rrept caji ka qen dicka shtes por vetem caji sma merr mendja se te dobeson sepse ai nuk te shkrin dhjamin e as te djeg kalori caji thjesh te shkarkon ujrat e trasha dhe ne shumicen e rasteve te ben te kesh shum uri aktualish un kam fituar goxha pesh pasi kam lindur por kete her po humbas ne menyr natyrale duke ngren ushqime me pak kalori dhe duke mos ngren dark dhe kam humbur per 8 muaj 10 kg qe do te thot un kam shum me shum shance qe te mos fitoj pesh shpej ashtu sikurse ndodh me djetat e rrepta ose me cajrat dhe me pilulat dietike.

  4. po qet qajin kinez usa a te dobeson ajo se un jam ka e perdori qe dy jav 3kg ikam hjek ama barkin hiq spo ma zvoglon se pom ban kaps

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.