
Kush nuk do të dëshironte pamje shkëlqyese dhe rrezatuese?
Përderisa shumica mendojnë se një lëkurë e bukur është rezultat i një rutine speciale të kujdesit ndaj lëkuresë, e vërteta është se veset dietale (të ushqyerit) mund të kenë efekt edhe më të madh për një lëkurë të bukur.
Lëkura, pas së gjithash, është organ, dhe trupi ynë e përdor për të liruar materiet toksike.
Ushqimet e procesuara mund të bllokojnë shkëlqimin e saj, gjersa antioksiduesit, vitaminat dhe mineralet në prodhime të freskëta mund të ua vezullojnë lëkurën nga brenda jashtë.
Ja ku i keni 5 ushqime që ju ndihmojnë të arrini pastërtinë dhe shkëlqimin e lëkurës suaj:
1. Farat e Kungullit
Edhe një farë tjetër me efekte të fuqishme të zbukurimit të lëkurës. Farat e kungullit marrin fuqinë zbukuruese të tyre nga minerali zink dhe acidet yndyrore esenciale omega 3, omega 6 dhe omega 9. Farat e kungullit ashtu si farat e kërpit, ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup. Ju përdorni ashtu si dëshironi por unë e kam shprehi ti ha duke pirë çaj dhe shikuar TV-n! Kujdes mos bëj bërllok shumë!
2. Arugula
Kjo perime flet-jeshile është burim i shkelqyeshëm i dy çelësave të zbukurimit të lëkurës: Vitamina A dhe sulfurit. Përveç tjerash klorofili në arugula është detoksifikues potent.
Haj ashtu si janë vetëm duke i shpëlarë mirë me ujë ose përziej në një sallat me perime tjera për ti dhënë lëkurës gjërat që i duhen të shkëlqej.
3. Rrepkat
David Wolfe, përkrahës i ides së ushqyerit me ushqime të pagatitura (natyrale), pohon se rrepkat janë ushqimi më zbukurues nga të gjithë tjerat. Rrepkat përmbajnë një mori mineralesh dhe përbërës nga të cilët përfiton lëkura juaj. Ato janë të pasura me sulfur, silikon dhe Vitaminë C, të cilët punojnë së bashku për ta ndriquar lëkurën duke shtuar kolagjeni, stimuluar sistemin qarkullues dhe forcuar lëkurën.
Prej rrepkat në rriska dhe hedhi në sallat ose haj ashtu si janë.
4. Avokadot
Ky frut ofron doz të shëndetshme të vitaminave. Akoma më mirë: kur kombinon avokadot me ushqime të pasura me karotenoid si domatet, karotat apo specat zile, ju ndihmonë që gati për pesë herë më shumë të absorboni antioksiduesit lycopene dhe beta carotene.
5. Farat e Kërpit
Këto fara të vogla janë përplot proteina, duke përfshirë këtu edhe amino acided: methioinine, cysteine dhe cystine, të cilat përdoren për të ndërtuar flok, thojnë, muskuj dhe lëkurë të bukur.
Ato gjithashtu përmbajnë ratën ideale të acideve yndyrore të omega 3 dhe omega 6 (1:3), e gjithashtu përmbajnë edhe omega 9, që të gjithë janë antioksidues të fuqishëm me përbërës kundër inflamacionit. Inflamacioni është shkaktari i shumë vuajtjeve të lëkurës sonë, duke përfshirë këtu rrudhat dhe shenjat, kështu që të konsumosh farën e kërpit ju ndihmon të zvogëloni apo parandaloni problemet e lëkurës.
Na tregoni në komente po që se keni edhe ndonjë këshill tjetër për të pasur lëkurë të bukur.




Me vjenn mir per kett. Poo nuk e kuptoj se sii mundd ta shkelqejn nje fytyr keto gjeraa. por mir flm prej juveee